Kapitujt

Luka: 3. Predikimi i Gjon Pagėzuesit

3

1 Nė tė pesėmbėdhjetin vit tė sundimit tė Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesė, kur Herodi ishte tetrark i Galilesė, Filipi, vėllai i tij, tetrark i krahinės sė Ituresė e i Trakonitidės, Lizania tetrark i Abilenės; 2 kur Ana e Kajfa ishin kryepriftėrinj, fjala e Hyjit i qe drejtuar Gjonit, birit tė Zakarisė, nė shkretėtirė. 3 Atėherė Gjoni e pėrshkoi mbarė krahinėn e Jordanit duke predikuar pagėzimin e kthimit pėr falje tė mėkateve 4 nė pėrkim me sa shkruan nė librin e predikimeve tė Isaisė profet:

“Zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė:

pėrgatitni udhėn e Zotit;

rrafshoni shtigjet e tij!

5 Ēdo luginė le tė mbushet,

ēdo mal e kodėr le tė ulet;

udhėt e shtrembėra le tė bėhen tė drejta

e ato gropa‑gropa le tė bėhen tė rrafshta.

6 E ēdo njeri do ta shohė shėlbimin e Hyjit.”

7 Tashti, Gjoni u thoshte turmave qė vinin tė pagėzoheshin prej tij:

“Gjarpėrinj gjarpėrinjsh! Kush ju pėrkujtoi tė ikni prej zemėrimit qė po vjen? 8 Bėni, pra, fryte tė denja kthimi dhe mos t’ju shkojė ndėr mend tė thoni me vete: ‘Kemi atė Abrahamin!’, sepse, unė po ju them: Hyji mund t’i nxjerrė prej kėtyre gurėve fėmijė Abrahamit! 9 Tashmė sėpata u vu mbi rrėnjė tė pemėve: ēdo pemė qė nuk jep fryt tė mirė, pritet dhe hidhet nė zjarr.”

10 Atėherė e pyetnin turmat:

“Neve, pra, ē’na duhet tė bėjmė?”

11 “Kush ka dy palė petka ‑ u pėrgjigjej ‑ le t’i ndajė me atė qė s’ka. Edhe ai qė ka ushqime, le tė bėjė kėshtu!”

12 Erdhėn edhe disa tagrambledhės t’i pagėzojė dhe i thanė:

“Mėsues, po ne ēka duhet tė bėjmė?”

13 Ai u pėrgjigj:

“Mos kėrkoni asgjė mė tepėr se ju ėshtė caktuar.”

14 E pyetėn edhe disa ushtarė:

“Po ne, ēka duhet tė bėjmė?”

Edhe atyre iu pėrgjigj:

“Askėnd mos merrni me tė keq! Askėnd mos paraqitni rrejshėm dhe jini tė kėnaqur me rrogėn tuaj!”

15 E pasi populli priste me shpresė dhe pasi tė gjithė mendonin nė zemrat e veta pėr Gjonin: a mos ėshtė pikėrisht ky Mesia, 16 kėndej Gjoni mori fjalėn e u tha tė gjithėve:

“Unė, vėrtet, po ju pagėzoj me ujė, por po vjen njė mė i fortė se unė, tė cilit unė nuk jam i denjė as t’ia zgjidh lidhėset e sandaleve tė tij. Ai do t’ju pagėzojė me Shpirt Shenjt e me zjarr. 17 Ai e mban nė dorėn e vet terploten pėr tė pastruar lėmin e vet, pėr tė mbledhur grurin nė grunarin e vet, kurse bykun do ta djegė nė zjarr tė pafikshėm.”

18 E me shumė mėsime tė tjera ia shpallte popullit Ungjillin.

19 Ndėrkaq Herodi tetrark, tė cilin e qortoi Gjoni pėr shkak tė Herodiadės, gruas sė vėllait tė tij dhe pėr arsye tė tė gjitha veprave tė tjera tė kėqija, 20 tė gjitha kėtyre ua shtoi edhe njė: e futi Gjonin nė burg.

Pagėzimi i Jezusit

(Mt 3, 13‑17; Mk 1, 9‑11)

21 Kur u pagėzua mbarė populli, u pagėzua edhe Jezusi dhe, ndėrsa po lutej, u hap qielli 22 dhe Shpirti Shenjt zbriti mbi tė nė trajtė trupore porsi pėllumb, e prej qiellit ushtoi zėri: “Ti je Biri im ‑ Djali i dishirit. Ty tė pėrkrah plotėsisht!”

Breznia ligjore e Jezusit

(Mt 1, 1‑17)

23 Jezusi, kur filloi veprimtarinė botore, ishte rreth tridhjetė vjeē. Ishte ‑ si kujtonin njerėzit ‑ biri i Jozefit, i Helit, 24 i Matatit, i Levit, i Melkit, i Janait, i Jozefit, 25 i Matatisė, i Amosit, i Naumit, i Heslit, i Nagait, 26 i Mahatit, i Matatisė, i Semeit, i Josehit, i Jodės, 27 i Joananit, i Resait, i Zorobabelit, i Salatielit,

i Nerit, 28 i Melkit, i Adit, i Kozamit, i Elmadamit, i Erit, 29 i Jezusit, i Elizerit, i Jorimit, i Matatit, i Levit, 30 i Simonit, i Judės, i Jozefit, i Jonamit, i Eliakimit, 31 i Meleait, i Menait, i Matatait, i Natamit, i Davidit,

32 i Jeseut, i Obedit, i Boozit, i Salait, i Naasonit, 33 i Aminadabit, i Adminit, i Arnit, i Esromit, i Faresit, i Judės, 34 i Jakobit, i Izakut, i Abrahamit, i Tares, i Nahorit, 35 i Seruhut, i Ragaut, i Falekut, i Eberit, i Salait, 36 i Kainamit, i Arfaksadit, i Semit, i Noehit, i Lamehit, 37 i Matuzalės, i Enokut, i Jaredit, i Maleleelit, i Kainamit, 38 i Enosit, i Setit, i Adamit, i Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Predikimi i Gjon Pagėzuesit