Kapitujt

Marku: 15. Jezusi para Pilatit

15

1 Menjėherė nė mėngjes krerėt e priftėrinjėve mbajtėn kuvend bashkė me pleq e me skribė ‑ mbarė Kėshilli i lartė e, pasi Jezusin e lidhėn, e ēuan dhe ia dorėzuan Pilatit. 2Pilati e pyeti:

“A je ti mbreti i judenjve?”

“Ti thua!” ‑ iu pėrgjigj Jezusi.

3 Kryepriftėrinjtė e paditnin rėndė. 4 Pilati e pyeti pėrsėri:

“Pse s’po pėrgjigjesh asgjė? Shih se sa po tė padisin!”

5 Jezusi s’u pėrgjigj mė asgjė aq sa Pilati mbeti i habitur.

Jezusin e dėnojnė me vdekje

(Mt 27, 15‑26; Lk 23, 13‑25; Gjn 18, 39‑19, 16)

6Pilati pėr ēdo tė kremte tė Pashkėve u lėshonte atė tė burgosur qė ata kėrkonin. 7 Nė atė kohė ishte nė burg njė njeri qė quhej Barabė, i burgosur bashkė me kryengritės tė tjerė, tė cilėt nė njė kryengritje kishin bėrė vrasje. 8 Njerėzit u ngjitėn lart e filluan tė kėrkojnė prej Pilatit tė bėjė atė qė kishte zakon tė bėjė pėr ta. 9 Pilati iu pėrgjigj:

“A doni t’jua lėshoj mbretin e hebrenjve?”

10 Sepse e dinte mirė se kryepriftėrinjtė e kishin dorėzuar prej smire. 11 Por kryepriftėrinjtė e nxitėn turmėn t’ua lėshojė mė mirė Barabėn. 12 Pilati foli pėrsėri dhe u tha:

“Ēka (doni) tė bėj me atė qė (ju thoni se) ėshtė mbreti i judenjve?”

13 “Kryqėzoje!” ‑ bėrtitėn ata pėrsėri.

14 “Po ē’tė keqe ka bėrė?” ‑ u tha Pilati.

Por ata bėrtitėn edhe mė tė madhe: “Kryqėzoje!”

15 Pilati, duke dashur tė kėnaqė turmėn ua lėshoi Barabėn, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dha ta kryqėzojnė.

Ushtarėt pėrqeshin Jezusin

(Mt 27, 27‑3l; Gjn 19, 2‑3)

16 Ushtarėt e shtinė Jezusin brenda pallatit ‑ d. m. th. nė pretorium, dhe e bashkuan mbarė kohortėn.

17 E veshėn me mantel tė kuq dhe nė kokė i vunė njė kurorė tė gėrshetuar me ferra. 18 Atėherė filluan ta pėrshėndesin: “Tė falemi, mbreti i judenjve!” 19 Dhe i binin kresė me kallam, e pėshtynin dhe, duke u gjunjėzuar para tij, gjasme e nderonin. 20 Pasi e vunė nė lojė, ia hoqėn mantelin e kuq, ia veshėn petkat e tij dhe e hodhėn pėrjashta pėr ta kryqėzuar.

Jezusin e kryqėzojnė

(Mt 27, 32‑44; Lk 23, 26‑43; Gjn 19, 17‑27)

21 Ushtarėt e detyruan njė kalimtar qė po kthehej nga fusha, Simonin prej Cirenės, babanė e Aleksandrit e tė Rufit, tė mbartė kryqin e Jezusit.

22 Jezusin e ēuan nė njė vend qė quhet Golgota, qė nė pėrkthim do tė thotė: ‘Vendi i Kafkės’. 23 I dhanė verė tė pėrzier me mirrė, por ai nuk e mori.

24 Atėherė e kryqėzuan dhe:

‘i ndanė petkat e tij,

duke hedhur short’ ‑ ēka t’i bjerė secilit.

25 Ishte ora tre kur e kryqėzuan.

26 Ishte i shkruar mbishkrimi i fajit tė tij: “Mbreti i judenjve.” 27 Bashkė me tė kryqėzuan edhe dy cuba, njėrin nė anėn e tij tė djathtė, kurse tjetrin nė tė majtėn e tij. [28].

29 Kalimtarėt e shanin ‘duke tundur kokėn’ e thoshin: “Hej, ti qė e rrėnon Tempullin dhe e rindėrton pėr tri ditė, 30 shpėtoje, deh, veten, zbrit prej kryqit!” 31 Po ashtu edhe kryepriftėrinjtė e skribėt e vinin nė lojė me njėri-tjetrin dhe thoshin: “Tė tjerėt i shpėtoi, por veten s’mund ta shpėtojė! 32 Mesia! Mbreti i Izraelit! Le tė zbresė tani nga kryqi qė ta shohim e tė besojmė!” E fyenin edhe ata qė ishin tė kryqėzuar me tė.

Vdekja e Jezusit

(Mt 27, 45‑56; Lk 23, 44‑49; Gjn 19, 28‑30)

33 Kur u bė ora gjashtė errėsira e mbuloi mbarė dheun deri nė orėn nėntė. 34 Nė orėn nėntė Jezusi lėshoi njė gjėmė tė madhe: “Eloi, Eloi, lema sabahthani?” 35 Qė pėrkthehet: “Hyji im, Hyji im, pėrse hoqe dorė prej meje?” Disa prej atyre qė ishin pranė, kur e dėgjuan, thanė: “Ja, po thėrret Elinė!”

36 Njėri prej tyre u lėshua me vrap, e lagu shpuzėn nė ‘uthull’, e vuri nė kallam, ia dha ta ‘pijė’ duke thėnė: “Lėreni tė shohim pale a po vjen Elia ta ulė nga kryqi!”

37 Jezusi lėshoi njė britmė tė madhe ‑ e dha shpirt.

38 Atėherė perdja e Tempullit u nda mė dysh prej majės e deri nė fund. 39 Centurioni qė rrinte pėrballė Jezusit, kur pa se si i doli shpirti, tha:

“Ky njeri paska qenė me tė vėrtetė Biri i Hyjit!”

40 Prej sė largu vėrenin edhe disa gra. Ndėr to ishte: Maria Magdalenė, Maria, nėna e Jakobit tė Ri dhe e Jozefit, edhe Saloma, 41 tė cilat e kishin pėrcjellė dhe i kishin shėrbyer kur ishte nė Galile, edhe shumė tė tjera qė me tė u ngjitėn nė Jerusalem.

Varrimi i Jezusit

(Mt 27, 57‑61; Lk 23, 50‑56; Gjn 19, 38‑42)

42 Kur u bė natė dhe, pasi ishte pėrgatitja ‑ d. m. th. nata e sė shtunės ‑ 43 erdhi Jozefi prej Arimatesė, kėshilltar i shquar e qė edhe ai priste Mbretėrinė e Hyjit, mori guxim dhe hyri te Pilati e ia lypi trupin e Jezusit. 44 Pilati, i habitur se kishte vdekur, thirri centurionin dhe e pyeti a kishte vdekur tashmė. 45 Si mori vesh prej centurionit, ia dhuroi trupin Jozefit. 46 Ky bleu pėlhurėn, e uli nga kryqi Jezusin, e mbėshtolli nė pėlhurė dhe e futi nė varr tė hapur nė shkėmb. Pastaj rrokullisi njė gur nė grykė tė varrit.

47 Maria Magdalenė e Maria e Jozefit shikuan ku e vunė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Jezusi para Pilatit