Kapitujt

Marku: 10. Martesa e pandashme

10

1 Jezusi u ēua prej andej e shkoi nė krahinėn e Judesė (dhe) nė anėn pėrtej Jordanit. Prapė u mblodh rreth tij njė turmė e madhe populli dhe ai pėrsėri nisi t’i mėsojė siē e kishte zakon. 2 Atėherė (iu afruan farisenjtė) e, pėr ta sprovuar, e pyetėn:

“A ka leje burri ta lėshojė gruan?”

3 Ai u pėrgjigj:

“Ēka ju urdhėroi Moisiu?”

4 Ata i pėrgjigjėn:

“Moisiu lejoi ‘tė shkruhet letra e divorcit e tė lėshohet. ’“

5 Jezusi u tha:

“Atė rregullore Moisiu e shkroi pėr ju pėr arsye tė kryeneēėsisė suaj. 6 Por nė fillim tė botės, Hyji ‘i krijoi mashkull e femėr. 7 Prandaj njeriu do ta lėrė babain e vet e nėnėn e vet e do tė bashkohet me gruan e vet, 8 e kėshtu tė dy do tė jenė njė trup i vetėm.’ Kėndej pra, nuk janė mė dy, ‑ por njė trup i vetėm. 9 Prandaj, ēka bashkoi Hyji, njeriu tė mos guxojė ta ndajė!”

10 Nė shtėpi nxėnėsit e pyetėn pėrsėri pėr tė njėjtėn gjė. 11 Ai u tha:

“Kush e lėshon gruan e vet e merr njė tjetėr, bėn kurorėthyerje kundėr sė parės. 12 Po qe se edhe gruaja e lėshon burrin e vet e martohet me njė tjetėr, bėn kurorėthyerje.”

Jezusi bekon fėmijėt e vegjėl

(Mt 19, 13‑15; Lk 18, 15‑17)

13Ia sillnin fėmijėt qė tė vinte dorėn mbi ta, por nxėnėsit ua ndalonin. 14 Jezusit, kur i pa, i erdhi keq dhe u tha:

“Lėrini fėmijėt tė vijnė tek unė e mos i ndaloni; sepse atyre u pėrket Mbretėria e Hyjit! 15 Pėrnjėmend po ju them: kush nuk e pranon Mbretėrinė e Hyjit porsi fėmija i vogėl, nuk do tė hyjė nė tė.”

16 Atėherė i pėrqafoi fėmijėt dhe i bekoi duke vėnė duart mbi ta.

Djaloshi pasanik

(Mt 19, 16‑30; Lk 18, 18‑30)

17 Kur doli nė rrugė, njė njeri u lėshua me vrap, ra nė gjunjė para tij dhe e pyeti:

“Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj pėr tė fituar Jetėn e pasosur?” 18 Jezusi iu pėrgjigj:

“Pse mė thua: i mirė? Askush s’ėshtė i mirė pėrveē Njė Hyji tė vetėm! 19 Urdhėrimet i di: ‘Mos vra! Mos the kurorėn! Mos vidh! Mos dėshmo rrejshėm! Mos bėj kurrfarė padrejtėsie! Ndero babain tėnd e nėnėn!’“

20 Ai iu pėrgjigj:

“Mėsues, tė gjtha kėto i kam zbatuar qė prej rinisė sime.”

21 Atėherė Jezusi e shikoi ėmbėl, i pėlqeu dhe i tha:

“Tė mungon edhe njė gjė: shko, shit ēka ke, ndajua skamnorėve e do tė kesh thesar nė qiell; atėherė kthehu e eja pas meje!” 22 Djaloshi u prish kur e dėgjoi kėtė fjalė e, i trishtuar, u largua, sepse kishte prona tė shumta.

23 Jezusi, pasi e hodhi shikimin pėrreth, u tha nxėnėsve tė vet:

“Sa vėshtirė do tė hyjnė pasanikėt nė Mbretėrinė e Hyjit!”

24 Nxėnėsit mbetėn shtang tė habitur prej kėtyre fjalėve tė tij. Por Jezusi foli pėrsėri dhe u tha:

“Bijtė e mi! Sa vėshtirė ėshtė tė hyhet nė Mbretėrinė e Hyjit! 25Mė lehtė ėshtė tė pėrshkohet gamilja nėpėr vrimė tė gjilpėrės se tė hyjė i pasuri nė Mbretėrinė e Hyjit!”

26 Nxėnėsit ēuditeshin edhe mė tepėr dhe i thoshin njėri‑tjetrit:

“Atėherė kush do tė mund tė shėlbohet?”

27 Jezusi ua nguli sytė dhe tha:

“Sa pėr njerėz, njėmend, ėshtė punė qė s’bėhet, por jo pėr Hyjin, Hyji mund tė bėjė gjithēka.”

28 Atėherė Pjetri mori fjalėn e i tha:

“Ja, ne lamė ēdo gjė e erdhėm pas teje.”

29 Jezusi iu pėrgjigj:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: s’mund tė ketė asnjė njeri qė la pėr shkak timin e pėr shkak tė Ungjillit shtėpinė, ose vėllezėrit, ose motrat, ose nėnėn, ose babain, ose fėmijėt, ose arat 30 e tė mos marrė tani nė kėtė botė, edhe pse me salvime ‑ njėqind herė aq shtėpi, vėllezėr, motra, nėna, fėmijė e ara ‑ e nė botėn e ardhshme Jetėn e pasosur.

31 Shumė nga ata qė janė tė parėt do tė jenė tė sprasmėt, ndėrsa shumė tė sprasmė do tė jenė tė parėt.”

Jezusi pėr tė tretėn herė e paralajmėron vdekjen dhe ngjalljen e vet

(Mt 20, 17‑19; Lk 18, 31‑34)

32 Ishin nė udhėtim e po ngjiteshin nė Jerusalem. Jezusi u printe. Nxėnėsit ēuditeshin, por e ndiqnin edhe pse me frikė. Jezusi rishtas i mblodhi rreth vetes tė Dymbėdhjetėt e filloi t’u tregojė se ēka do t’i ndodhė:

33 “Qe se po ngjitemi nė Jerusalem e Biri i njeriut do t’u dorėzohet kryepriftėrinjve e skribėve. Ata do ta dėnojnė me vdekje e do ta lėshojnė nė duar tė paganėve. 34 Do ta vėnė nė lojė, do ta pėshtyjnė, do ta frushkullojnė e do ta vrasin. Por ai, pas tri ditėsh, do tė ngjallet.”

Kėrkesa e Jakobit dhe e Gjonit

(Mt 20, 20‑28)

35 Atėherė Jakobi e Gjoni, bijtė e Zebedeut, iu afruan dhe i thanė:

“Mėsues, dėshirojmė tė bėsh pėr ne ēka po tė kėrkojmė.”

36 “Ēka dėshironi ‑ u tha Jezusi ‑ tė bėj pėr ju?”

37 Ata i thanė:

“Bėj qė nė lavdinė tėnde tė rrimė njėri nė tė djathtėn e tjetri nė tė majtėn tėnde.”

38 Jezusi u pėrgjigj:

“Nuk dini ēka lypni. A jeni tė zotėt ta pini gotėn qė unė e pi? Ose tė pagėzoheni me atė pagėzim me tė cilin unė pagėzohem?”

39 “Jemi tė zotėt!” ‑ iu pėrgjigjėn ata.

Jezusi vijoi:

“Vėrtet do ta pini gotėn qė unė e pi dhe do tė pagėzoheni me pagėzim me tė cilin unė pagėzohem. 40 Por tė vė ndokėnd tė mė rrijė nė tė djathtėn ose nė tė majtėn time ‑ kjo nuk ėshtė nė pushtetin tim ta jap ‑ kjo gjė u pėrket atyre pėr tė cilėt ėshtė bėrė gati.”

41 Kur e morėn vesh dhjetė tė tjerėt, u hidhėruan me Jakobin e nė Gjonin. 42 Prandaj Jezusi i thirri pėrreth dhe u tha:

“Ju e dini se ata qė mbahen pėr sundues tė popujve, i sundojnė me ashpėrsi dhe qeveritarėt e tyre ushtrojnė mbi ta pushtetin e tyre. 43 Kėshtu veē, nuk duhet tė jetė ndėr ju. Pėrkundrazi, kushdo prej jush qė do tė jetė mė i madh, le tė bėhet shėrbėtori juaj, 44 dhe ai qė prej jush do tė jetė i pari, le tė bėhet skllavi i tė gjithėve, 45sepse Biri i njeriut nuk erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por qė ai tė shėrbejė e tė japė jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė.”

Shėrimi i Bartimeut tė verbėr

(Mt 20, 29‑34; Lk 18, 35‑43)

46 E arritėn nė Jerihon. Kur Jezusi po dilte prej Jerihonit bashkė me nxėnės e me njė turmė tė madhe populli, biri i Timeut, Bartimeu i verbėr, rrinte nė anė tė rrugės e lypte. 47 Posa mori vesh se ishte Jezusi Nazarenas, filloi tė bėrtiste:

“Jezus, Biri i Davidit, ki mėshirė pėr mua!”

48 Shumėkush e qortonte tė heshtte, porse ai bėrtiste edhe mė fort:

“Biri i Davidit, ki mėshirė pėr mua!”

49 Jezusi zuri vend e tha:

“Thirreni!”

Ata i bėnė zė tė verbėrit dhe i thanė: “Mos u tremb! Ēohu se po tė thėrret!” 50 I verbėri hodhi mantelin e vet, menjėherė u ngrit dhe shkoi te Jezusi. 51Jezusi e pyeti:

“Ēka dėshiron tė bėj pėr ty?”

“Rabbuni! Qė tė shoh!” ‑ u pėrgjigj i verbėri.

52 Jezusi i tha:

“Shko lirisht! Feja jote tė shpėtoi!”

53 Dhe aty pėr aty pa e u vu tė udhėtojė pas Jezusit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Martesa e pandashme