Kapitujt

Marku: 3. Njeriu me dorė tė thatė

3

1 Jezusi hyri pėrsėri nė sinagogė. Aty ndodhej njė njeri me dorė tė thatė.

2 Ata e ruanin pale a do ta shėrojė tė shtunėn, qė tė mund ta paditnin. 3Ai i tha njeriut me dorė tė thatė:

“Ēohu e dil para tė gjithėve!”

4 Kurse ata i pyeti:

“Ēka lejon Ligji? Tė bėsh tė shtunėn mirė apo keq? T’ia shpėtosh njeriut jetėn apo t’ia marrėsh?”

Por ata heshtnin.

5 Atėherė Jezusi, i pikėlluar pėr shkak tė ngurtėsisė sė zemrės sė tyre, i shikoi rreth e rrotull me hidhėrim e i tha njeriut:

“Shtrije dorėn!”

Ai e shtriu dorėn dhe ajo iu shėrua.

6 Farisenjtė dolėn jashtė dhe menjėherė u tubuan nė kėshillim me herodianėt kundėr tij si ta gjejnė mėnyrėn pėr ta vrarė.

Turma tė tėra shkojnė pas Jezusit

7 Jezusi me nxėnėsit e vet u shmang kah bregu i detit. E ndiqte njė turmė e madhe populli prej Galilesė. Gjithashtu edhe prej Judesė, 8 prej Jerusalemit, prej Idumesė, prej Transjordanisė e prej rrethit tė Tirit e tė Sidonit ‑ turmė e madhe ngarendi tek ai, pse dėgjuan ē’bėnte.

9 Prandaj u tha nxėnėsve tė vet ta kenė pėrherė gati njė lundėr qė turma e popullit tė mos e shtrydhte. 10 E meqenėse shėroi shumė ‑ tė gjithė tė sėmurėt turreshin drejt tij pėr ta prekur. 11E shpirtrat e ndytė kurdoherė e shihnin, binin pėrmbys para tij e bėrtisnin: “Ti je Biri i Hyjit!” 12 Por Jezusi u urdhėronte rreptėsisht tė mos dėftonin se kush ėshtė.

Zgjedhja e tė Dymbėdhjetėve

(Mt 10, 1‑4; Lk 6, 12‑16; Vap 1, 13)

13 Pastaj u ngjit nė njė mal e i thirri ata qė deshi vetė. Ata shkuan tek ai. 14 Dhe i emėroi tė Dymbėdhjetėt [tė cilėt edhe i quajti apostuj], qė tė jenė me tė e t’i dėrgojė tė predikojnė, 15 e ta kenė pushtetin t’i dėbojnė djajtė. 16 [I emėroi, pra, tė Dymbėdhjetėt:] Simonin ‑ tė cilit ia ngjiti emrin Pjetėr, 17 Jakobin, birin e Zebedeut, dhe Gjonin, vėllain e tij, qė i quajti: Boanerges, qė do tė thotė: Bijtė e rrufesė; 18 pastaj Andreun, Filipin, Bartolomeun, Mateun, Tomėn, Jakobin e Alfeut, Tadeun, Simonin Kananeas 19 dhe Judėn Iskariot, i cili edhe e tradhtoi.

Jezusi dhe Beelzebuli

(Mt 12, 22‑32; Lk 11, 14‑23; 12, 10)

20Jezusi u kthye nė shtėpi. Prapė u mblodh turmė e madhe sa qė as nuk mund tė hanin bukė. 21 Kur morėn vesh tė tijtė, shkuan ta marrin sepse flitej: “Nuk ėshtė nė vete.”

22 Kurse skribėt qė zbritėn nga Jerusalemi, thoshin:

“E ka nė trup Beelzebulin e me anė tė kryetarit tė djajve i dėbon djajtė”

23 Ai i thirri t’i afrohen dhe filloi t’u flasė me shėmbėlltyra:

“Si ėshtė e mundur qė Djalli ta dėbojė djallin. 24 Nė qoftė se njė mbretėri ēohet kundėr vetvetes, ajo shkatėrrohet. 25 Po ashtu edhe ajo shtėpi qė ēohet kundėr vetvetes, shkatėrrohet. 26 Nėse, pra, Djalli ēohet kundėr vetvetes dhe pėrēahet, ai shpartallohet ‑ i erdhi fundi! 27 Dhe dihet qė s’ka njeri qė mund tė hyjė nė shtėpinė e tė fortit dhe t’ia marrė plaēkat pa e lidhur atė mė parė. Vetėm atėherė mund t’ia plaēkisė shtėpinė.

28 Pėr tė vėrtetė po ju them: njerėzve do t’ju falen tė gjitha mėkatet e blasfemitė, me tė cilat do tė blasfemojnė, 29 por kush ta shajė Shpirtin Shenjt, ai s’do tė ketė falje pėr amshim; ėshtė fajtor i njė mėkati tė pėrhershėm. 30 Sepse thoshin: “Ka qoftėlargun nė trup!”

Nėna dhe vėllėzėrit e Jezusit

(Mt 12, 46‑50; Lk 8, 19‑21)

31 Ndėrkaq erdhėn nėna e tij dhe vėllezėrit e tij. Zunė vend pėrjashta dhe dėrguan dikė ta thėrrasė. 32 E kishin rrethuar shumė njerėz. Po i thonė: “Nėna jote dhe vėllezėrit e tu janė pėrjashta e po tė kėrkojnė.”

33 Ai u pėrgjigj:

“Kush ėshtė nėna ime e kush janė vėllezėrit e mi?”

34 Dhe, si ua hodhi sytė rreth e rrotull atyre qė rrinin pėrreth tij, tha:

“Ja nėna ime e vėllezėrit e mi! 35 Sepse, kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai ėshtė vėllai im, motra ime e nėna!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Njeriu me dorė tė thatė