Kapitujt

Marku: 7. Traditat e tė parėve

7

1 Rreth Jezusit u bashkuan farisenjtė dhe disa skribė qė kishin ardhur nga Jerusalemi. 2 Ata vunė re se disa prej nxėnėsve tė tij po hanin bukė me duar “tė papastra” – d.m.th. tė palara.

3 Tashti farisenjtė dhe mbarė hebrenjtė nuk hanė bukė pa i larė duart deri nė bėrryl pėr arsye tė zakoneve tė tė parėve. 4 As kur kthehen nga tregu nuk hanė gjė pa u larė mė parė. Janė edhe shumė gjėra tė tjera qė i mbajnė pėr shkak tė traditės: larje gotash, katrovash e enėsh remi (tryezash).

5 Prandaj farisenjtė dhe skribėt e pyetėn Jezusin:

“Pse nxėnėsit e tu nuk i mbajnė traditat e tė parėve, por hanė bukė me duar “tė papastra”?”

6 Ai u pėrgjigj:

“Mirė parafoli pėr ju, o shtiracakė, Isaia, kur shkroi:

‘Ky popull mė nderon me buzė,

kurse zemra e tyre ėshtė larg meje.

7 I kotė ėshtė kulti qė mė bėjnė,

kur mėsojnė gjasme mėsimin e Hyjit

‑ rregulloret qė i qitėn njerėzit.’

8 Ju lini pas dore urdhėrimin e Hyjit e mbani traditat e njerėzve.”

9 Dhe u tha:

“Bukur se! Zhbėni urdhėrimin e Hyjit, pėr tė ruajtur traditėn tuaj! 10 E pra, Moisiu tha:

‘Ndero babain tėnd dhe nėnėn tėnde!’

dhe:

‘Kush ta nėmė babain dhe nėnėn, le tė ndėshkohet me vdekje!’

11 E ju pėrkundrazi thoni:

‘Nėse ndokush i thotė babait ose nėnės: po e shpall kurban ‑ d.m.th. ‑ dhuratė tė shenjtė ‑ ndihmėn qė ju takon prej meje’, 12 atė nuk e lejoni t’i ndihmojė mė babait dhe nėnės. 13 Kėshtu zhbėni Fjalėn e Hyjit pėr hir tė traditės suaj, qė ju vetė e bėtė traditė pėr vete. E bėni edhe shumė punė tė tilla tė ngjashme me kėto.”

14 Atėherė e thirri pėrsėri popullin rreth vetes dhe i tha:

“Mė dėgjoni tė gjithė dhe mbani mend! 15 S’ka asgjė pėrjashta njeriut qė mund ta bėjė atė tė papastėr duke hyrė nė tė, por ēka del prej njeriut ‑ ajo e bėn tė papastėr. 16 Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!”

17 Kur u nda prej turmės e hyri nė shtėpi, nxėnėsit e pyetėn pėr vėshtrimin e shėmbėlltyrės. 18 Ai u tha:

“Si? Po as ju nuk qenkeni nė gjendje ta kuptoni? Po a nuk e kuptoni se asgjė qė hyn nga jashtė nė njeriun, nuk mund ta bėjė tė papastėr njeriun, 19 sepse nuk i hyn nė zemėr, por nė bark e del nė nevojtore?”

Kėshtu Jezusi i shpalli tė pastra tė gjitha ushqimet.

20 Dhe vazhdoi:

“Ēka del prej njeriut ajo e bėn tė papastėr, 21 sepse prej brendisė ‑ prej zemrės sė njeriut rrjedhin: mendimet e kėqija, llojet e ndryshme tė fėlligėshtisė, vjedhjet, vrasjet, 22 kurorė‑ thyerjet, dėshira e tepruar e pasurisė, mashtrimet, shfrenia, smira, blasfemitė, krenaria, marrėzia. 23 Tė gjitha kėto tė kėqija dalin nga brenda dhe e bėjnė njeriun tė papastėr.”

Feja e gruas sirofenikase

(Mt, 15, 21‑28)

24 Jezusi u ēua prej andej e shkoi nė krahinėn e Tirit. Hyri nė njė shtėpi e dėshironte tė mos e dijė kush, por nuk mundi tė mbetej i fshehur. 25 Sepse menjėherė e mori vesh njė grua, vajza e sė cilės kishte nė trup shpirtin e ndytė. Ajo erdhi dhe u hodh para kėmbėve tė tij. 26 Gruaja ishte pagane me prejardhje sirofenikase. I lutej ta dėbonte djallin prej vajzės sė saj. 27 Ai i tha:

“Prit njėherė tė ngihen fėmijėt, sepse nuk ėshtė mirė tė merret buka e fėmijėve e t’u hidhet kėlyshėve.”

28 Ajo u pėrgjigj:

“Po, Zotėri! Por, edhe kėlyshėt hanė nėn tryezė dromcat e fėmijėve!”

29 Ai iu pėrgjigj:

“Shko lirisht nė shtėpi se, nė saje tė kėsaj fjale, djalli doli prej vajzės sate!”

30 Ajo shkoi nė shtėpi dhe e gjeti fėmijėn nė shtrojė. Djalli kishte dalė.

Shėrimi i njė shurdhamani belbacuk

31 Pastaj doli prapė nga krahina e Tirit, e nėpėr Sidon, erdhi drejt detit tė Galilesė nė krahinat e Dekapolit.

32 I sollėn njė shurdhaman qė mezi fliste dhe iu lutėn ta vėrė dorėn mbi tė. 33 Ai e ndau prej popullit veēmas, ia futi gishtėrinjtė e vet nė veshė, me pėshtymė tė vet ia preku gjuhėn, 34 i drejtoi sytė kah qielli, psherėtiu dhe i tha: “Effatha ‑ qė do tė thotė: “Ēelu!” 35 E menjėherė iu ēelėn veshėt e iu zgjidh pengesa e gjuhės dhe foli rrjedhshėm.

36 Jezusi u urdhėroi tė mos i tregojnė askujt. Por, sa mė tepėr qė ai ua ndalonte, ata aq mė tepėr e shpallnin. 37 Tė mrekulluar mbi ēdo masė thoshin:

“Gjithēka bėri mirė!”

“Ky po bėn tė dėgjojnė tė shurdhėrit e tė flasin memecėt!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Traditat e tė parėve