Kapitujt

Marku: 9. Shndėrrimi i Jezusit

9

1 Dhe u thoshte:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: ka kėtu ndėr ju nga ata qė nuk do tė vdesin para se tė shohin se arriti me fuqi Mbretėria e Hyjit.”

Shndėrrimi i Jezusit

(Mt 17, 1‑13; Lk 9, 28‑36)

2 Pas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i ēoi vetėm ata nė vetmi, nė njė mal tė lartė dhe u shndėrrua para tyre. 3 Petkat e tij u bėnė ndriēuese tė bardha, sa qė asnjė zbardhues mbi tokė nuk mund t’i zbardhojė ashtu. 4 Atyre iu dukėn Elia me Moisiun e po bisedonin me Jezusin.

5 Pjetri atėherė mori fjalėn e i tha Jezusit:

“Rabbi, pėr ne ėshtė mirė tė qėndrojmė kėtu. Po ndėrtojmė kėtu tri tenda: njė pėr ty, njė pėr Moisiun e njė pėr Elinė.”

6 Nė tė vėrtetė s’dinte ēka tė thoshte tjetėr, sepse ishin trembur keqas. 7Ndėrkaq u duk njė re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resė u dėgjua njė zė: “Ky ėshtė Biri im ‑ djali i Dishirit! Atė dėgjojeni!” 8 Menjėherė shikuan rreth e rrotull e nuk panė askėnd tjetėr, pėrveē vetėm Jezusit me ta.

9 Ndėrsa po zbritnin nga mali, Jezusi u urdhėroi qė tė mos i tregojnė askujt ēka panė derisa Biri i njeriut tė ngjallej prej sė vdekuri. 10 Ata e mbajtėn porosinė, por njėri‑tjetrin e pyesnin ēka do tė thotė ajo fjalė: “tė ngjallet prej sė vdekuri?” 11 Dhe e pyetėn:

“Pėrse skribėt thonė se mė parė duhet tė vijė Elia?”

12 “S’ka dyshim ‑ iu pėrgjigj ‑ mė parė duhet tė vijė Elia pėr tė vėnė pėrsėri ēdo gjė nė vendin e vet. Por, pse atėherė u shkrua pėr Birin e njeriut se i duhet tė pėsojė shumė e tė pėrbuzet? 13 Veēse, unė po ju them: Elia erdhi e bėnė me tė si deshėn, po ashtu siē shkruan pėr tė nė Shkrimin e shenjtė.”

Shėrimi i djaloshit tė djallosur

(Mt 17, 14‑20; Lk 9, 37‑43a)

14 Kur arritėn te nxėnėsit, panė mori tė madhe njerėzish rreth tyre dhe skribėt qė po rrahnin ēėshtje me ta. 15 Tėrė ajo mori, kur e pa Jezusin, u habit dhe me nxitim vrapoi pėr ta pėrshėndetur. 16 Ai i pyeti:

“Mbi ēka diskutoni me ta?”

17 Dikush prej morisė iu pėrgjigj:

“Mėsues, e solla te ti djalin tim qė ka nė trup njė djall qė s’e lė tė flasė. 18 Kudo e kap, e shkapet andej kėndej e djali shkumon e kėrcėllon dhėmbėt dhe i ngrihen gjymtyrėt. U thashė nxėnėsve tė tu ta dėbojnė, por ata nuk mundėn.”

19 “O brezni e pafe ‑ u pėrgjigj Jezusi ‑ deri kur do tė jem me ju? Ma sillni kėtu!”

20 Ia sollėn. Shpirti i ndytė, posa e pa Jezusin, menjėherė e shkapeti djalin; djali, i rėnė ashtu pėr dhe, rrokullisej e shkumonte.

21 Jezusi e pyeti babanė e tij:

“Tani sa kohė i ndodh kėshtu?”

22 “Qė nė fėmijėri ‑ iu pėrgjigj ‑ Shpeshherė e ka hedhur herė nė zjarr e herė nė ujė pėr ta mbytur. Nėse mund tė bėsh gjė, na ndihmo! Ki mėshirė pėr ne!”

23 “Nėse mund tė bėsh gjė... ! ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ Gjithēka ėshtė e mundshme pėr atė qė beson!”

24 Menjėherė babai i djaloshit tha me zė tė lartė:

“Besoj, por mė ndihmo ti tė besoj!”

25 Kur Jezusi pa se po afroheshin pėrherė e mė shumė njerėz, i urdhėroi shpirtit tė ndytė dhe i tha:

“Shpirt memec dhe i shurdhėr, unė po tė urdhėroj, dil prej tij dhe mos u kthe mė nė tė!”

26 Ai bėrtiti, e shkapeti fort djalin dhe doli prej tij. Djaloshi mbeti menjėherė, porsi i vdekur, kėshtu qė shumė thoshin: “Vdiq!” 27 Jezusi e kapi pėr dore, e ngriti dhe ai u ēua nė kėmbė.

28 Kur Jezusi shkoi nė shtėpi, nxėnėsit e tij e pyetėn veēmas:

“Pėrse ne nuk mundėm ta dėbojmė?”

29Ai iu pėrgjigj:

“Ky lloj nuk mund tė dėbohet me asgjė tjetėr, pėrveēse me lutje.”

Jezusi pėrsėri paralajmėron vdekjen dhe ngjalljen e vet

(Mt 17, 22‑23; Lk 9, 43b‑45)

30 Si u nisėn prej andej, kaluan nėpėr Galile, por nuk donte ta dinte kush, 31 sepse i mėsonte nxėnėsit e vet.

U thoshte:

“Biri i njeriut do t’u dorėzohet njerėzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenė vrarė, ai do tė ngjallet pas tri ditėsh”

32 Ata nuk e morėn vesh kėtė fjalė e kishin frikė ta pyesinin.

Kush ėshtė mė i madhi

(Mt 18, 1‑5; Lk 9, 46‑48)

33 Arritėn nė Kafarnaum. Si hyri nė shtėpi, i pyeti:

“Mbi ēka biseduat rrugės?”

34 Ata nuk bėnė zė, sepse udhės kishin biseduar kush ishte mė i madhi. 35 Jezusi u ul, i thirri rreth vetes tė Dymbėdhjetėt e u tha:

“Kush dėshiron tė jetė i pari, le tė bėhet i sprasmi i tė gjithėve dhe shėrbėtori i tė gjithėve.”

36 Pastaj mori njė fėmijė tė vogėl, e vuri nė mes tė tyre, e pėqafoi dhe u tha:

37 “Kush e pranon njė vogėlush si ky nė Emrin tim, mė pranon mua; e kush mė pranon mua, nuk mė pranon mua, por atė qė mė dėrgoi mua.”

Kush nuk ėshtė kundėr nesh, ėshtė me ne

(Lk 9, 49‑50)

38 Gjoni i tha:

“Mėsues, pamė njė njeri qė i dėbonte djajtė nė Emrin tėnd. Ne ia ndaluam, sepse ai nuk na ndiqte.”

39 Jezusi i tha:

“Mos ia ndaloni! Sepse s’ka njeri qė tė mund tė bėjė mrekulli nė Emrin tim e menjėherė pastaj tė flasė keq pėr mua.  40 Kush nuk ėshtė kundėr nesh, ėshtė me ne.

41 Ai qė do t’ju japė tė pini njė gotė ujė sepse jeni tė Krishtit, pėr tė vėrtetė po ju them: me siguri nuk do ta humbė shpėrblimin e vet.”

Ngashėnjimi nė mėkat

(Mt 18, 6‑9; Lk 17, 1‑2)

42”Porse, pėr atė qė mėson ndonjėrin prej kėtyre tė vegjėlve qė besojnė (nė mua) tė mėkatojė, do t’ishte mė mirė t’i varej rreth qafės guri i mullirit e tė hidhej nė det.

43Prandaj, nėse dora jote tė ēon nė mėkat, preje! Mė mirė ėshtė pėr ty tė hysh dorėcung nė jetė se me tė dy duart tė shkosh nė ferr ‑ nė zjarr qė s’fiket kurrė. [44]45 E nėse kėmba jote tė ēon nė mėkat, preje! Mė mirė ėshtė pėr ty tė hysh nė jetė i ēalė se t’i kesh tė dy kėmbėt e tė hidhesh nė ferr. [46]47 Po qe se edhe syri yt tė ēon nė mėkat, nxirre! Mė mirė ėshtė pėr ty tė hysh nė Mbretėrinė e Hyjit me njė sy se t’i kesh tė dy e tė hidhesh nė ferr. 48 Ku ‘krimbi i tyre nuk cof e zjarri nuk fiket.’

49 Vėrtet, gjithkush do tė kripet me zjarr.

50 Kripa ėshtė gjė e mirė, porse, po qe se kripa e humb njelmėsinė e vet, me ēka do tė kripet? Kini kripė nė vetvete e jetoni nė paqe me njėri-tjetrin!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Shndėrrimi i Jezusit