Kapitujt

Marku: 13. Paralajmėrimi i rrėnimit tė Tempullit

13

1 Ndėrsa po dilte nga Tempulli, i tha njėri prej nxėnėsve tė tij:

“Mėsues! Shih ēfarė gurėsh e ē’ndėrtesa!”

2 Kurse Jezusi i tha:

“A po i sheh kėto godina madhėshtore? Nuk do tė mbesė as gur mbi gur pa u rrėzuar!”

Fillimi i vėshtirėsive

(Mt 24, 3‑14; Lk 21, 7‑19)

3 Kur pastaj u ul tė rrijė nė Malin e Ullinjve pėrballė Tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni e Andreu e pyetėn veēmas:

4 “Na trego kur do tė ndodhin kėto dhe cila do tė jetė shenja se tė gjitha kėto do tė vėrtetohen?”

5 Atėherė Jezusi nisi t’u flasė:

“Vėriani mendjen tė mos ju gėnjejė kush! 6 Sepse do tė vijnė shumė njerėz nė emrin tim e do t’ju thonė: ‘Unė jam!’ dhe do tė gėnjejnė shumėkėnd. 7 Por edhe kur tė dėgjoni pėr luftėra e pėr lajme luftėrash, mos u shqetėsoni! Kėto duhet tė ndodhin, por as atėherė ende nuk ėshtė mbarimi.

8 Sepse, do tė ngrihet popull kundėr popullit mbretėri kundėr mbretėrisė, do tė ndodhin tėrmete nė vende tė ndryshme e do tė ketė uri. Ky ėshtė fillimi i vėshtirėsive tė tmerrshme.

9 Por ju kujdesuni pėr veten: do t’ju dorėzojnė gjyqeve, do t’ju frushkullojnė ndėr sinagoga, do t’ju qesin para qeveritarėve e para mbretėrve pėr shkak timin, qė tė dėshmoni para tyre. 10 Por mė parė duhet t’u shpallet Ungjilli tė gjithė popujve.

11 Dhe kur t’ju ēojnė pėr t’ju gjykuar, mos u shqetėsoni qė mė parė se ēka do tė pėrgjigjeni; por flisni ē’t’ju jepet nė atė ēast, sepse nuk do tė flisni ju, por Shpirti Shenjt. 12 Vėllai do tė dorėzojė vėllanė e vet nė vdekje e babai fėmijėn e vet. Fėmijėt do tė ēohen kundėr prindėrve dhe do t’i vrasin. 13 Dhe do t’ju urrejnė tė gjithė pėr shkak tė emrit tim. Ai qė do tė qėndrojė deri nė fund, do tė shėlbohet.”

Vėshtirėsia e madhe

(Mt 24, 15‑28; Lk 21, 20‑24)

14 “Kur tė shihni ‘Tmerrimin e shkatėrrimit’, se qėndron atje ku s’guxon tė jetė ‑ kush lexon le ta marrė vesh ‑ atėherė ata qė gjenden nė Jude, le tė ikin nė male; 15 ai qė ndodhet nė pullaz, tė mos zbresė e tė mos hyjė nė shtėpi tė vet pėr tė marrė ndonjė gjė; 16 po edhe ai qė tė ndodhet nė arė, tė mos kthehet mbrapa pėr tė marrė mantelin e vet!

17 Mjerė gratė shtatzėna e ato me fėmijė nė gji nė ato ditė! 18 Lutuni qė tė mos bjerė nė dimėr, 19sepse nė ato ditė do tė jetė ‘mjerim aq i madh sa qė nuk u pa kurrė njė i tillė qė nga zanafilla e krijesave qė i krijoi Hyji ‘deri tani’ dhe nuk do tė jetė mė kurrė. 20 Dhe, po tė mos i kishte shkurtuar Zoti ato ditė, nuk do tė shpėtonte njeri i gjallė. Por, pėr shkak tė tė zgjedhurve, ‑ qė ai i zgjodhi pėr vete, ‑ i shkurtoi ato ditė.

21 Nėse atėherė do t’ju thotė ndokush: ‘Qe, Mesia ėshtė kėtu!’, ose ‘Ėshtė atje!’ ‑ mos besoni! 22 Sepse do tė ngrihen mesi tė rrejshėm e profetė tė rrejshėm, do tė bėjnė shenja tė ēuditshme pėr tė ngashėnjyer nė gabim, nėse ėshtė e mundur, tė zgjedhurit. 23 Ju vėriani mendjen vetes: ja, jua paralajmėrova tė gjitha!”

Ardhja e Birit tė njeriut

(Mt 24, 29‑31; Lk 21, 25‑28)

24 “Porse, nė ato ditė, pas asaj vėshtirėsie,

‘dielli do tė terratiset,

hėna nuk do ta lėshojė dritėn e vet,

25 yjet do tė bien prej qiellit

e trupat qiellorė do tė lėkunden.’

26 Atėherė do ta shohin ‘Birin e njeriut duke ardhur mbi re’ me fuqi tė madhe e me lavdi. 27 Ai do t’i dėrgojė engjėjt e vet e do t’i bashkojė tė zgjedhurit (e vet) nga katėr anėt e botės ‑ prej skajit tė tokės deri nė skaj tė qiellit.”

Mėsimi i shėmbėlltyrės sė fikut

(Mt 24, 32‑35; Lk 21, 29‑33)

28 “Mėsoni prej shėmbėlltyrės sė fikut:

Posa i lėngėzohen gemat e qet gjethe, e dini se vera ėshtė afėr. 29 Kėshtu edhe ju, kur tė shihni se po ndodhin kėto, ta dini se ėshtė afėr ‑ te dera! 30 Pėrnjėmend po ju them: nuk do tė kalojė kjo brezni pa u bėrė tė gjitha kėto. 31 Qielli e toka do tė kalojnė, e fjalėt e mia nuk do tė kalojnė.”

Dita dhe ora e panjohur

(Mt 24, 36‑44)

32 “Sa pėr atė ditė e pėr atė orė, s’di askush, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati.

33 Rrini me kujdes! Rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do tė vijė ai ēast. 34 Me tė do tė ndodhė, si me atė njeri qė, duke u nisur pėr rrugė, e la shtėpinė e vet dhe ua la nėn kujdes shėrbėtorėve: secilit ia caktoi punėn e vet e derėtarit i urdhėroi tė rrinte zgjuar. 35 Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do tė vijė i zoti i shtėpisė: nė mbrėmje a nė mesnatė, kur kėndojnė gjelat apo nė mėngjes ‑ 36 qė, nėse vjen papritmas, tė mos ju gjejė fjetur.

37 Ēka po ju them juve, ua them tė gjithėve: rrini zgjuar!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Paralajmėrimi i rrėnimit tė Tempullit