Kapitujt

Marku: 12. Shėmbėlltyra e vreshtarėve vrastarė

12

1 Atėherė Jezusi filloi t’u flasė nė shėmbėlltyra:

“Njė njeri mbolli njė vresht, e rrethoi me gardh, punoi shtrydhėsin, ndėrtoi kullėn, ua dha pėr gjysmė vreshtarėve dhe shkoi nė dhe tė huaj. 2 Nė kohėn e duhur dėrgoi shėrbėtorin e vet te vreshtarėt pėr tė marrė prej tyre pjesėn e vet tė fryteve tė vreshtit. 3 Ata e kapėn, e rrahėn dhe e nisėn duarthatė. 4 Ai prapė dėrgoi tek ata njė tjetėr shėrbėtor, por edhe kėtij t’i hoqėn dru kresė dhe e poshtėruan. 5 Pastaj dėrgoi edhe tė tretin: kėtė e vranė. Ēoi edhe shumė tė tjerė. Edhe kėta disa i rrahėn e disa i vranė.

6 Kishte vetėm edhe njė: djalin e vet tė dishirit. Tė fundit ua dėrgoi atė. Mendonte. ‘Do tė ma nderojnė djalin.’ 7 Por ata, vreshtarėt, i thanė njėri‑tjetrit: ‘Ky ėshtė trashėgimtari! Ejani ta vrasim e neve do tė na mbesė trashėgimi!’ 8 E kapėn, e vranė dhe e hodhėn jashtė vreshtit.

9 Ē’do t’u bėjė (tani) zotėria i vreshtit? Do tė vijė e do t’i vrasė ata vreshtarė e vreshtin do t’ua japė tė tjerėve.

10 Po a nuk i keni lexuar kėto fjalė nė Shkrimin e shenjtė:

‘Guri qė ndėrtuesit e qitėn jashtė pėrdorimit u bė guri i kėndit;

11 kjo ėshtė vepėr e Zotit,

sa mrekulli nė sytė tanė!’“

12 Mendonin ta kapnin, por druanin popullin. E morėn vesh mirė se Jezusi e kishte drejtuar kėtė shėmbėlltyrė kundėr tyre. E lanė e shkuan.

Pagimi i tatimit Cezarit

(Mt 22, 15‑22; Lk 20, 20‑26)

13 Pastaj i dėrguan disa prej farizenjve e herodianėve me qėllim qė ta zėnė nė fjalė. 14Kėta erdhėn e i thanė:

“Mėsues, e dimė se je njeri qė flet tė vėrtetėn. Nuk shqetėsohesh pėr askėnd, se ti nuk e merr parasysh pozitėn qė kanė njerėzit kur ėshtė puna tė mėsosh tė vėrtetėn ashtu si kėrkon Hyji tė jetojmė. A ėshtė e lejueshme t’ia paguajmė Cezarit tatimin apo jo? A t’ia japim apo tė mos ia japim.”

15 Ai e hetoi dredhinė e tyre dhe u tha:

“Pse po mė sprovoni? Ma bini ta shoh njė denar!”

16 Ata ia sollėn. Ai i pyeti:

“ E kujt ėshtė kjo fytyrė e ky mbishkrim?”

“ Tė Cezarit.” ‑ iu pėrgjigjėn ata.

17 Jezusi u pėrgjigj:

“Ēka i pėrket Cezarit, jepjani Cezarit e ēka i pėrket Hyjit, jepjani Hyjit!”

I la me gojė hapur.

Ringjallja e tė vdekurve

(Mt 22, 23‑33; Lk 20, 27‑40)

18 Saducenjtė qė mėsojnė se nuk ka ringjallje, erdhėn dhe e pyetėn:

19 “Mėsues, Moisiu shkroi pėr ne: ‘Po vdiq vėllai i ndokujt dhe e lė gruan pa fėmijė, vėllai i tij tė martohet me gruan e tij e t’i lindė fėmijė vėllait tė vet’.

20 Tashti, ishin shtatė vėllezėr. I pari u martua dhe vdiq, por nuk la pasardhės. 21 I dyti e mori atė e vdiq, por nuk la trashėgimtar. Po ashtu edhe i treti. 22 Asnjėri prej tė shtatėve nuk la trashėgimtar. Pas tė gjithėve vdiq edhe gruaja. 23 Pas ringjalljes (kur tė ngjallen) gruaja e cilit do tė jetė? Sepse, tė shtatė e patėn grua.”

24 Jezusi u pėrgjigj:

“Po a nuk jeni nė gabim pikėrisht pse nuk e kuptoni Shkrimin e shenjtė e pushtetin e Hyjit? 25 Sepse, kur njerėzit tė ngjallen prej sė vdekuri, as burrat s’do tė marrin gra, as gratė burra, por do tė jenė porsi engjėjt nė qiell. 26Pėr sa pastaj i pėrket ēėshtjes sė ringjalljes tė tė vdekurve, a nuk keni lexuar nė librin e Moisiut, nė fragmentin mbi dukurinė e ‘Kaēubės’, se si i tha Hyji: ‘Unė jam Hyji i Abrahimit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit?’ 27 Hyji nuk ėshtė Hyji i tė vdekurve, por i tė gjallėve.

Jeni shumė gabim!”

Mė i madhi urdhėrim

(Mt 22, 34‑40; Lk 10, 25‑28)

28 Njė nga skribėt qė kishte dėgjuar rragatjen e tyre, duke parė se Jezusi u pėrgjigj mirė, iu afrua dhe e pyeti:

“Cili urdhėrim ėshtė i pari i tė gjitha urdhėrimeve?”

29 Jezusi iu pėrgjigj:

“I pari ėshtė: ‘Dėgjo, Izrael! Zoti Hyji ynė, ėshtė njė Zot i vetėm. 30 Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė mendjen tėnde e me gjithė fuqinė tėnde!’

31 Urdhri i dytė ėshtė: ‘Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten!’ Tjetėr urdhėr mė tė madh se kėta nuk ka.”

32 Skribi u pėrgjigj:

“Mirė fort, Mėsues! U pėrgjigje ashtu siē ėshtė e vėrteta! Ai ėshtė i Vetmi, e pos tij s’ka tjetėr. 33 Tė duash Atė me gjithė zemėr, me gjithė mendje, me gjithė fuqi e tė duash tė afėrmin tėnd porsi vetveten, ’ vlen mė shumė se tė gjitha flitė e shkrumbimit e theroret.”

34 Jezusi, duke parė se u pėrgjigj me urti, i tha:

“Nuk je larg prej Mbretėrisė sė Hyjit.”

Dhe askush s’pati mė guxim tė hyjė me tė nė rragatje.

Ēėshtja e Birit tė Davidit

(Mt 22, 41‑46; Lk 20 41‑44)

35 Kurse Jezusi, duke mėsuar nė Tempull, bėri kėtė pyetje:

“Si mund tė thonė skribėt se Mesia ėshtė biri i Davidit, 36 kur vetė Davidi, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, tha:

‘I tha Zoti Zotit tim:

rri nė tė djathtėn time,

derisa t’i vė armiqtė e tu

shtrojė tė kėmbėve tė tua?’

37 Vetė Davidi e quan atė Zot! Si ėshtė atėherė i biri?” Masat e popullit e dėgjonin me kėnaqėsi.

Mendimi i Jezusit mbi skribėt

(Mt 23, 1‑36; Lk 20, 45‑47)

38 Pastaj nė mėsimin e vet u thoshte:

“Ruajuni prej skribėve, tė cilėve u pėlqen tė shėtisin nė petka tė gjata, t’i pėrshėndesin tė tjerėt nė sheshe, 39 tė zėnė selitė e para nė sinagoga e kryet e vendit nė gosti. 40Ata i pėrlajnė shtėpitė e vejushave, e bėjnė gjasme thonė uratė tė gjata! Kėta do tė gjykohen veēanėrisht rreptė!”

Dhurata e vejushės skamnore

(Lk 21, 1‑4)

41 Pastaj u ul pėrballė arkės e vėrente si populli qitte para nė arkė. Shumė pasanikė qitnin shumė. 42 Erdhi gjithashtu njė vejushė skamnore. Ajo qiti dy lepta, d. m. th. njė tė katėrtėn e asit. 43 Atėherė Jezusi i grishi nxėnėsit e vet dhe u tha:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: kjo vejushė skamnore qiti mė shumė se tė gjithė tė tjerėt qė hodhėn para nė arkė. 44 Sepse tė gjithė qitėn prej tepricės, kurse kjo prej skamjes sė vet qiti gjithēka pati: gjithė sa pati pėr jetesėn e vet.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Shėmbėlltyra e vreshtarėve vrastarė