Kapitujt

Marku: 11. Hyrja kremtore nė Jerusalem

11

1 Kur iu afruan Jerusalemit ‑ te Betfaga e te Betania, afėr Malit tė Ullinjve, Jezusi i dėrgoi dy prej nxėnėsve tė vet 2 dhe u tha:

“Shkoni nė fshatin qė ėshtė para jush. Posa tė hyni, do tė gjeni njė gomar tė lidhur, tė cilit askush ende nuk i ka hipur nė shpinė. Zgjidheni e ma bini. 3 Po qe se ndokush ju pyet: ‘Ēka po bėni ashtu?’ pėrgjigjuni: ‘Po i duhet Zotėrisė, dhe ai menjėherė do ta kthejė prapė kėtu.”

4 Ata shkuan, e gjetėn gomarin e lidhur pėrjashta te dera nė rrugė dhe e zgjidhėn. 5 Disa qė ndodhėn aty i pyetėn:

“Ēka po bėni? Pse po e zgjidhni gomarin?”

6 Nxėnėsit u pėrgjigjėn si u kishte thėnė Jezusi. Nuk i penguan.

7 Ata ia ēuan gomarin Jezusit, hodhėn mbi tė petkat e veta dhe Jezusi hipi nė tė. 8 Shumė njerėz i shtrinė petkat e veta udhės e disa tė tjerė gemat qė kėputnin nėpėr ara. 9Si ata qė shkonin para Jezusit, si ata qė i shkonin pas, klithnin:

“Hosana!

Qoftė bekuar ai qė vjen nė Emėr tė Zotit!”

10 Qoftė bekuar Mbretėria qė po vjen e atit tonė Davidit!

Hosana nė qiejt mė tė lartėt!”

11 Jezusi hyri nė Jerusalem, nė Tempull, shikoi ēdo gjė dhe, pasi dita ishte nė tė sosur, shkoi me tė Dymbėdhjetėt nė Betani.

Jezusi e mallkon fikun e pafrytshėm

(Mt 21, 18‑19)

12 Tė nesėrmen, kur dolėn prej Betanisė, Jezusi ishte uritur. 13 Prej sė largu pa njė fik me gjethe, shkoi pėr tė gjetur ndonjė kokėrr nė tė. Por, kur iu afrua, nuk gjeti nė tė asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. 14 Atėherė i tha:

“Askush mos ngrėntė kurrė e pėr kėtė jetė mė fryt prej teje!” Nxėnėsit e tij i dėgjuan kėto fjalė.

Jezusi i dėbon nga Tempulli shitėsit

(Mt 21, 12‑17; Lk 19, 45‑48; Gjn 2, 13‑22)

15 Dhe arritėn nė Jerusalem. Kur hyri nė Tempull, filloi t’i dėbojė ata qė shitnin e blenin nė Tempull. Ndėrruesve tė tė hollave ua pėrmbysi tavolinat e shitėsve tė pėllumbave ua rrėzoi bankat. 16 Askėnd s’la tė mbartė ndonjė gjė nėpėr Tempull. 17 I mėsonte dhe u thoshte:

“Po, a nuk thotė Shkrimi i shenjtė:

‘Shtėpia ime duhet tė jetė shtėpi lutjeje pėr tė gjithė popujt?’

e ju e bėtė shpellė cubash!”

18 Kur dėgjuan kryepriftėrinjtė e skribėt, kėrkonin mėnyrėn si ta vrisnin; por e druanin, sepse populli mbarė ishte i ngazėlluar me mėsimin e tij.

19 Kur u bė natė, Jezusi e nxėnėsit po dilnin jashtė qytetit.

Mėsimi i fikut tė nėmur

(Mt 21, 20‑22)

20 Kur, nė mėngjes, kaluan andej, panė se fiku ishte tharė me gjithė rrėnjė. 21 Atėherė Pjetrit i ra ndėr mend e i tha:

“Rabbi, shiko! Qenka tharė fiku qė ti nėme!”

22 Jezusi mori fjalėn e u tha:

“Kini besim nė Hyjin!

23 Pėrnjėmend po ju them: nėse ndokush i thotė kėtij mali: ‘Ēohu dhe hidhu nė det!’ ‑ e nuk dyshon nė zemrėn e vet, por beson se do tė ndodhė siē thotė, ashtu do t’i ndodhė!

24 Prandaj po ju them:

ēkado qė tė kėrkoni me lutje, besoni se e morėt, e do ta fitoni me siguri. 25E, kurdo tė ngriteni pėr t’u lutur, falni nėse keni ndonjė gjė kundėr ndokujt, qė Ati juaj qė ėshtė nė qiell, t’jua falė edhe juve fajet.” [26]

Ēėshtja e pushtetit tė Krishtit

(Mt 21, 23‑27; Lk 20, 1‑8)

27 Prapė erdhėn nė Jerusalem. Ndėrsa Jezusi po ecte nėpėr Tempull, iu afruan kryepriftėrinjtė, skribėt e pleqtė 28 e i thanė:

“Me ē’pushtet i bėn ti kėto? Ose kush ta dha ty pushtetin tė veprosh kėshtu?”

29 Jezusi u pėrgjigj:

“Edhe unė po ju bėj njė pyetje tė vetme. Mė pėgjigjni ju e atėherė do t’ju pėrgjigjem me ē’pushtet i bėj kėto. 30 M’u pėrgjigjni: Pagėzimi i Gjonit a ishte prej ‘Qiellit’ apo prej ‘njerėzve’?”

31 Ata filluan tė pleqėrojnė nė vetvete:

‘Po thamė ‘Prej Qiellit’, ai do tė na thotė: ‘Pse atėherė nuk i besuat?’ 32 E po u pėrgjigjėm: ‘Prej njerėzve...’ Druanin popullin sepse tė gjithė e mbanin Gjonin profet tė vėrtetė. 33 Kėndej iu pėrgjigjėn Jezusit:

“Nuk dimė.”

Edhe Jezusi iu pėrgjigj:

“As unė, pra, s’po ju tregoj se me ē’pushtet i bėj kėto!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Hyrja kremtore nė Jerusalem