Kapitujt

Marku: 6. Jezusin e pėrbuzin nė vendin e vet

6

1Jezusi u nis prej andej e shkoi nė vendin ku u rrit.

E pėrcollėn edhe nxėnėsit e tij. 2 Kur erdhi e shtuna, filloi tė mėsojė nė sinagogė. Shumica e dėgjuesve ēuditeshin e thoshin:

“Nga i vijnė kėtij kėto? Ē’ėshtė kjo dije qė iu dhurua? Po kėto mrekulli tė mėdha qė bėhen nga duart e tij? 3 Po a nuk ėshtė ky zdrukthėtar, i biri i Marisė, vėllai i Jakobit, i Jozetit, i Judės, i Simonit? Po a nuk janė kėtu ndėr ne motrat e tij?”

Kėshtu u bė pėr ta arsye e mosbesimit nė tė.

4 Jezusi u tha: “Profeti ndahet pa nder vetėm nė vendin e vet, nė farefisin e vet dhe nė shtėpinė e vet.” 5 Dhe nuk mundi tė bėjė aty asnjė mrekulli, pėrveē se shėroi disa tė sėmurė duke vėnė mbi ta duart. 6 E ēuditej pėr mosbesimin e tyre.

Dėrgimi i tė Dymbėdhjetėve

(Mt 10. 1. 5‑15; Lk 9, 1‑6)

Kėshtu doli e mėsonte nėpėr fshatra pėrreth.

7 Atėherė i thirri tė Dymbėdhjetėt e nisi t’i dėrgojė dy nga dy dhe u dha pushtet mbi shpirtrat e ndytė. 8 U urdhėroi tė mos marrin nė udhėtim asgjė tjetėr, pėrveē shkopit: as bukė, as strajcė, as para bakri nė brez, 9 por tė mbathin vetėm sandalet e tė mos veshin dy palė petka.

10 Dhe u thoshte:

“Kudo qė tė hyni nė ndonjė shtėpi, rrini aty derisa tė largoheni nga ai vend. 11 Po qe se ndokund nuk ju pranojnė dhe nuk ju dėgjojnė, dilni dhe shkundni pluhurin nga kėmbėt tuaja si dėshmi kundėr tyre.”

12 Ata shkuan dhe u predikuan njerėzve kthimin kah Hyji. 13 Dėbonin shumė djaj, lyenin me vaj shumė tė sėmurė dhe i shėronin.

Vdekja e Gjon Pagėzuesit

(Mt 14, 1‑12; Lk 9, 7‑9)

14 Edhe mbreti Herod dėgjoi pėr Jezusin, sepse emri i tij u bė i njohur. Thuhej: “Gjon Pagėzuesi u ngjall prej tė vdekurish, prandaj nė tė po veprojnė fuqitė mrekullibėrėse”. 15 Disa tė tjerė thoshin: “Ėshtė Elia!” Prapė disa tjerė: “Ėshtė profet si ēdo profet tjetėr!” 16 Kur dėgjoi, Herodi tha: “U ngjall Gjoni, ai, tė cilit ia pata shkurtuar kokėn!”

17 Dhe njėmend, vetė Herodi kishte dhėnė urdhėr tė kapej Gjoni, tė ngujohej nė pranga e tė burgosej. Shkaku ishte Herodiada, gruaja e Filipit, tė vėllait tė tij, tė cilėn e kishte marrė pėr grua. 18 E pasi Gjoni i kishte thėnė Herodit: “S’guxon ta mbash gruan e vėllait tėnd!”, 19 Herodiada e urrente dhe donte ta vriste, por nuk mundte, 20 sepse Herodi e druante Gjonin. E dinte mirė se ėshtė njeri i drejtė e i shenjtė e prandaj edhe e mbronte. Kur e dėgjonte, trazohej fort nė shpirt, por prapėseprapė e dėgjonte me ėndje.

21 Por erdhi dita e volitshme, kur Herodi, me rastin e ditėlindjes sė vet, u pėrgatiti njė gosti bujarėve tė vet, oficerėve tė lartė dhe krerėve tė Galilesė. 22 Hyri vajza e Herodiadės e kėrceu. I pėlqeu shumė Herodit dhe tė ftuarve. Atėherė mbreti i tha vajzės.

“Lyp prej meje ēka tė duash dhe unė do ta jap.”

23 Dhe iu pėrbetua (shumė):

“Do tė jap gjithēka tė mė lypėsh, qoftė edhe gjysmėn e mbretėrisė sime!”

24 Ajo doli dhe i tha s’ėmės:

“Ēka tė kėrkoj?

“Kokėn e Gjon Pagėzuesit!” ‑ i tha ajo.

25 Vajza u kthye vrik te mbreti e i tha:

“Dua tė ma japėsh tani nė pjatė kokėn e Gjon Pagėzuesit.”

26 Mbreti u trishtua, por pėr shkak tė premtimit dhėnė me pėrbetim e pėr shkak tė tė ftuarve, nuk deshi t’ia mohojė kėrkesėn. 27 Mbreti menjėherė dėrgoi njė vrasės dhe urdhėroi t’ia sjellė kokėn e Gjonit. Ky shkoi, ia shkurtoi kokėn nė burg, 28 e solli nė pjatė, ia dha vajzės, kjo ia dha s’ėmės.

29 Kur dėgjuan nxėnėsit e Gjonit, erdhėn, morėn trupin e tij dhe e shtinė nė dhe.

Jezusi ushqen pesė mijė vetė

(Mt 14, 13‑21; Lk 9, 10‑17; Gjn 6, 1‑14

30 Apostujt u bashkuan prapė te Jezusi dhe i treguan gjithēka kishin bėrė dhe kishin mėsuar. 31 Atėherė ai u tha: “Ejani dhe ju nė njė vend tė pabanuar e pushoni pak nė vetmi.” Sepse aty aq shumė njerėz vinin e shkonin sa qė s’kishin kohė as tė hanin. 32 Ata u nisėn me barkė pėr nė njė vend tė pabanuar, nė vetmi. 33 Porse njerėzit i panė nė ē’drejtim u nisėn e shumica e morėn me mend vendin ku do tė shkonin dhe, nė kėmbė, prej tė gjitha qyteteve, shkuan atje e arritėn para tyre.

34 Kur Jezusi doli nga barka, pa njė turmė tė madhe tė popullit, iu dhimsėn, sepse ishin porsi ‘delet pa bari’, e filloi t’u mėsojė shumė gjėra.

35 Pasi kaloi shumė kohė e po bėhej vonė, iu afruan nxėnėsit e tij dhe i thanė:

“U bė vonė e ky vend ėshtė i shkretė, 36 thuaju tė shkojnė nė fshatra e katunde tė rrethinės e tė blejnė diēka pėr tė ngrėnė.”

37 “Jepuni ju tė hanė” ‑ u pėrgjigj.

Ata i thanė:

“Tė shkojmė e tė blejmė dyqind denarė bukė e t’u japim tė hanė?”

38 Ai vazhdoi:

“Sa bukė keni? Shkoni e shihni!”

Pasi shikuan, iu pėrgjigjėn: “Pesė bukė e dy peshq”.

39 Atėherė u urdhėroi t’i ulin tė gjithė nė bar tė njomė. 40 Tė gjithė u ulėn grupe‑grupe nga njėqind e nga pesėdhjetė vetė.

41 Jezusi, si i mori pesė bukėt e dy peshqit, i lartėsoi sytė kah qielli, e bekoi Hyjin, i ndau bukėt dhe ua dha nxėnėsve tė vet t’ua vėnė para njerėzve. Po ashtu edhe dy peshqit ua ndau tė gjithėve.

42 Tė gjithė hėngrėn e u nginė.

43 Ēuan dymbėdhjetė shporta plot me copa edhe sa teproi prej peshqve. 44 Ata qė hėngrėn ishin pesė mijė burra.

Jezusi ecėn pėrmbi ujė

(Mt 14, 22‑33; Gjn 6, 15‑21)

45 Dhe menjėherė i nguti nxėnėsit e vet tė hyjnė nė barkė e tė kalojnė nė anėn e kundėrt drejt Betsaidės, derisa ai ta pėrcillte popullin. 46 Kur e pėrcolli popullin, u ngjit nė mal pėr t’u lutur.

47 Kur u bė natė, barka ishte nė mes tė detit, kurse Jezusi vetėm nė tokė. 48 Kur i pa se si hiqnin keq duke rremuar ‑ sepse era fryente nga ana e kundėrt ‑ diku rreth rojės sė katėrt, Jezusi erdhi tek ata duke ecur pėrmbi det. Deshi t’i kalojė, 49 por ata, posa e panė duke ecur pėrmbi det, menduan se ėshtė fantazmė e bėrtitėn: 50 sepse e panė tė gjithė e u trembėn. Por Jezusi menjėherė filloi tė flasė me ta e u tha:

“Zemėr, he burra! Unė jam! Mos druani!”

51 Dhe hipi tek ata nė barkė e era pushoi. E mbetėn krejtėsisht tė habitur, 52 sepse ende nuk e kishin kuptuar vėshtrimin e mrekullisė sė bukėve: mendja e tyre ishte e paaftė tė kuptonte.

Shėrime nė rrethe tė Gjenezaretit

(Mt 14, 34‑36)

53 Pasi lundruan deri nė breg, arritėn nė Gjenezaret e aty e lidhėn barkėn. 54 Posa dolėn nga barka, njerėzit qė e njohėn 55 menjėherė shpejtuan tė shkojnė nėpėr mbarė krahinėn e filluan tė sjellin tė sėmurėt nė vigje atje ku dėgjonin se ishte. 56 E kudo qė hynte: nė fshatra, nė qytete apo nė katunde, i vendosnin tė sėmurėt nė sheshe dhe e lutnin t’ia preknin sė paku kindin e petkut. Tė gjithė ata qė e preknin, shėroheshin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Jezusin e pėrbuzin nė vendin e vet