Kapitujt

Marku: 2. Shėrimi i tė pikuarit

2

1 Pas disa ditėsh Jezusi u kthye pėrsėri nė Kafarnaum. Kur u mor vesh se gjendej nė shtėpi, 2 u mblodhėn aq shumė njerėz, sa qė s’kishte mė vend as para dere. Jezusi u predikonte Ungjillin. 3 Ndėrkaq ia behėn disa njerėz, tė cilėt po sillnin tek ai njė tė pikuar qė po e mbartnin katėr vetė. 4 E, pasi prej turmės sė njerėzve nuk mund ta shtinin brenda tek ai, zbuluan pullazin nė atė vend ku gjendej Jezusi dhe, nėpėr vrimė, e lėshuan vigun nė tė cilin ishte i shtrirė i pikuari. 5 Jezusi, duke parė fenė e tyre, i thotė tė paralizuarit:

“Biro, tė janė falur mėkatet!”

6 Aty po rrinin disa skribė. Kėta zunė tė mendojnė nė zemrat e veta. 7 “Ē’po flet ky kėshtu? Po blasfemon! Kush mund tė falė mėkatet pėrveē njė Hyji tė vetėm?” 8 Jezusi nė shpirtin e vet e hetoi menjėherė se ata po mendonin ashtu nė vete, andaj u tha:

9 “Pse po mendoni ashtu nė zemrat tuaja? Ēka ėshtė mė lehtė? T’i thuhet tė paralizuarit: ‘Tė janė falur mėkatet’, apo t’i thuhet: ‘Ēohu, merre vigun tėnd dhe ec!?’ 10 Por qė ta dini se Biri i njeriut ka pushtet tė falė mėkatet mbi tokė: 11 Unė po tė urdhėroj ‑ i tha tė paralizuarit ‑ Ēohu, merre shtrojėn tėnde dhe shko nė shtėpinė tėnde!”

12 Aty pėr aty i paralizuari u ēua nė kėmbė, mori shtrojėn dhe, nė praninė e tė gjithėve, doli pėrjashta. Tė gjithė mbetėn shtang nga habia. I dhanė lavdi Hyjit e thoshin:

“Njė gjė tė tillė s’e pamė kurrė!”

Thirrja e Levit

(Mt 9, 9‑13; Lk 5, 27‑32)

13 Jezusi pėrsėri doli nė breg tė detit. Populli mbarė shkonte tek ai e Jezusi e mėsonte. 14 Duke kaluar andej, pa Levin e Alfeut. Ishte nė vendin e pagimit tė taksave. Jezusi i tha:

“Eja pas meje!”

Ai u ēua dhe shkoi pas tij.

15 Kur, mė vonė, Jezusi ishte nė tryezė, nė shtėpinė e Levit, bashkė me tė e me nxėnėsit e tij ishin ulur nė tryezė tagrambledhės e mėkatarė. Vėrtet ishin shumė. E ndiqnin edhe 16 disa skribė tė sektit tė farisenjve. Kėta, kur e panė se po hante me tagrambledhės e me mėkatarė, u thanė nxėnėsve tė tij:

“Pse ha me tagrambledhės e me mėkatarė?”

17 Jezusi, kur i dėgjoi, tha:

“Mjeku nuk u duhet tė shėndoshėve, por tė sėmurėve. Nuk erdha tė grish tė drejtėt, por mėkatarėt.”

Diskutim mbi agjėrimin

(Mt 9, 14‑17; Lk 5, 33‑39)

18 Nxėnėsit e Gjonit dhe farisenjtė agjėronin. Erdhėn disa dhe i thanė:

“Pse nxėnėsit e Gjonit e tė farisenjve agjėrojnė e nxėnėsit e tu nuk agjėrojnė?”

19 Jezusi u pėrgjigj:

“A thua mund tė agjėrojnė dasmorėt derisa ėshtė me ta dhėndri? Pėr aq kohė sa ėshtė dhėndri me ta s’mund tė agjėrojnė! 20 Do tė vijė dita kur do t’ua rrėmbejnė dhėndrin. Atėherė ata, atė ditė, do tė agjėrojnė!

21 Askush nuk e qep arnėn e tirkut tė pashkelur nė petk tė vjetėr; pėrndryshe arna e tirkut tė pashkelur e shqyen petkun e vjetėr dhe e shqyerja bėhet mė e madhe.

22 Askush nuk e qet verėn e re nė rrėshiqa tė vjetėr; pėrndryshe vera e re i shqyen rrėshiqat: vera derdhet e rrėshiqat prishen. Porse vera e re ‑ nė rrėshiqa tė rinj.”

Shkokėlim kallinjėsh tė shtunėn

(Mt 12, 1‑8; Lk 6, 1‑5)

23 Njė tė shtunė Jezusi po kalonte nėpėr tė mbjella. Nxėnėsit e tij, duke udhėtuar, filluan tė kėpusin kallinj.               24 Farisenjtė atėherė po i thonė:

“Shih! Pse po bėjnė atė qė s’ėshtė e lejueshme tė bėhet tė shtunėn?”

25 Jezusi u pėrgjigj:

“A s’ju ka rėnė kurrė tė lexoni ē’bėri Davidi kur pati nevojė, atėherė kur u urit ai e pėrcjellėsit e tij? 26 Se si, kur ishte kryeprift Abiatari, hyri nė Shtėpinė e Hyjit dhe i hėngri bukėt e kushtuara, tė cilat s’guxon t’i hajė askush pėrveē priftėrinjve? Madje, ai u dha edhe pėrcjellėsve tė vet!”

27 Atėherė u thoshte edhe kėtė:

“E shtuna u bė pėr njeriun e jo njeriu pėr tė shtunėn. 28 Prandaj, Biri i njeriut ėshtė zotėruesi edhe i tė shtunės!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Shėrimi i tė pikuarit