Kapitujt

Esdra: 8. Hatusi, biri i Sekenisė

8

1 Dhe, ja, prijėsit e familjeve me breznitė e tyre, qė u nisėn me mua nga Babilonia nė kohėn e mbretėrimit tė mbretit Artakserks:

2 Nga bijtė e Fineesit: Gersoni;

nga bijtė e Itamarit: Danieli;

nga bijtė e Davidit: Hatusi, biri i Sekenisė;

3 nga bijtė e Farosit: Zakaria: me tė u regjistruan njėqind e pesėdhjetė burra.

4 Nga bijtė e Fahatmoabit: Elioenaji, biri i

Zareheut, e me tė edhe dyqind burra.

5 Nga bijtė e Zetuasė: Sekenia, biri i Jahazielit, e me tė edhe treqind burra.

6 Nga bijtė e Adanit: Abedi, biri i Jonatanit,

e me tė edhe pesėdhjetė burra.

7 Nga bijtė e Alamit: Isaia, biri i Atalisė, e me tė edhe shtatėdhjetė burra.

8 Nga bijtė e Safatisė: Zebedia, biri i Mikaelit, e me tė edhe tetėdhjetė burra.

9 Nga bijtė e Joabit: Obedia, biri i Jahielit, e

me tė edhe dyqind e tetėmbėdhjetė burra.

10 Nga bijtė e Baniut: Selomiti, biri i Josfisė,

e me tė edhe njėqind e gjashtėdhjetė burra.

11 Nga bijtė e Bebajit: Zakaria, biri i Bebajit,

e me tė edhe njėzet e tetė burra.

12 Nga bijtė e Azgadit: Johanani, biri i Ekcetanit, e me tė edhe njėqind e dhjetė burra.

13 Nga bijtė e Adonikamit erdhėn mė tė rinjtė. Ja emrat e tyre: Elifaleti, Jehieli e Samaja dhe me ta gjashtėdhjetė burra.

14 Nga bijtė e Begujit: Utaji, biri i Zakurit, e me tė shtatėdhjetė burra.

15 I bashkova nė bregun e lumit qė rrjedh drejt Ahavės e aty qėndruam tri ditė. E numėrova popullin dhe priftėrinjtė, e nga levitėt nuk gjeta asnjė aty. 16 Prandaj i dėrgova Eliezerin, Arielin, Semejėn, Jojaribin, Elnatanin, Natanin, Zakarinė dhe Mosolamin, njerėz tė urtė. 17 I dėrgova te Edoja, qė ėshtė i pari i vendit Kasfi dhe i vura nė gojėn e tyre fjalėt qė do t’ia thonė Edos dhe vėllezėrve tė tij pėr tė na sjellė shėrbėtorė pėr Shtėpinė e Hyjit tonė. 18 E pasi dora bamirėse e Hyjit tonė ishte mbi ne, na sollėn njė burrė shumė tė dijshėm nga bijtė e Moholiut, tė birit tė Levit, tė birit tė Izraelit, me emėr Serebi me bijtė e me vėllezėrit e tij: tetėmbėdhjetė burra, 19 Hasabinė e me tė edhe Isainė, nga bijtė e Merariut, me bijtė e me vėllezėrit e tyre: njėzet burra. 20 Sollėn edhe ‘tė dhuruar’, tė cilėt i kishte dhuruar Davidi, dhe prijėsit pėr shėrbesat e levitėve: dyqind e njėzet burra: tė gjithė kėta qenė regjistruar me emra.

21 Aty, pranė lumit Ahavė, shpalla agjėrim pėr t’u pėrkulur para Hyjit tonė e pėr tė lypur udhė tė mbarė pėr ne, pėr fėmijėt tanė e pėr gjithēka kishim. 22 Nė tė vėrtetė mė erdhi turp tė kėrkoja prej mbretit ushtarė e kalorės pėr tė na mbrojtur udhės nga armiku, madje i kisha thėnė mbretit: “Dora e Hyjit tonė ėshtė e shtrirė qė t’i mbrojė tė gjithė ata qė e kėrkojnė; kurse fuqia dhe hidhėrimi i tij bie mbi ata qė e harrojnė”.

23 Kėshtu agjėruam dhe e kėrkuam ndihmėn e Hyjit tonė me kėtė qėllim dhe ai na e solli tė mbarėn.

24 Atėherė i zgjodha dymbėdhjetė eprorė tė priftėrinjve, Sarabinė dhe Hasabinė, edhe dhjetė vetė me ta prej vėllezėrve tė tyre, 25 ua mata argjendin, arin dhe enėt: dhuratė pėr Shtėpinė e Hyjit tonė qė i kishin dhuruar mbreti, kėshilltarėt, prijėsit e tij dhe mbarė izraelitėt qė ndodheshin aty. 26 I mata, pra, dhe ua dhashė nė dorė atyre:

argjend: gjashtėqind e pesėdhjetė talenta;

enė argjendi: njėqind. Secila peshonte nga dy talenta;

ar: njėqind talenta;

27 gota tė arta: njėzet nga njė mijė darikė dhe dy enė bronzi tė shkėlqyshme, tė lara me ar dhe tė ēmueshme si ari. 28 Dhe u thashė: “Ju jeni tė shuguruarit e Zotit; kėto janė enėt e shuguruara, ky argjend e ar i janė kushtuar Zotit, Hyjit tė etėrve tanė. 29 Ruajuni e kujdesuni deri sa t’i peshoni para krerėve tė priftėrinjve, tė levitėve dhe tė krerėve tė familjeve tė Izraelit nė Jerusalem, nė dhomat e Shtėpisė sė Zotit”. 30 Atėherė priftėrinjtė dhe levitėt e morėn nė dorėzim sasinė e peshuar tė argjendit, tė arit e tė enėve pėr t’i ēuar nė Jerusalem, nė Shtėpinė e Hyjit tonė. 31 Mė dymbėdhjetė tė muajit tė parė, u nisėm nga bregu i lumit Ahavė pėr tė shkuar nė Jerusalem. Dora e Hyjit tonė qe me ne, e na shpėtoi nga dora e armikut dhe e kundėrshtarit gjatė udhėtimit. 32 Arritėm nė Jerusalem aty dhe pushuam tri ditė. 33 Tė katėrtėn ditė u peshua argjendi, ari dhe enėt nė Shtėpinė e Hyjit tonė me dorėn e Meremotit, birit tė priftit Uri. Bashkė me tė qe edhe Eleazari, biri i Fineesit, e me ta edhe levitėt: Jozabedi, biri i Jezuasė dhe Noadaja, biri i Benuit. 34 Gjithēka ishte sipas numrit e peshės dhe kjo u shėnua me shkrim.

Aso kohe, 35 ata qė ishin kthyer nga mėrgimi, tė kthyerit kushtuan fli shkrumbimi pėr nder tė Hyjit tė Izraelit: dymbėdhjetė mėzetėr pėr mbarė popullin e Izraelit, nėntėdhjetė e gjashtė desh, shtatėdhjetė e shtatė qengja, dymbėdhjetė cjep pėr fli shpėrblimi pėr mėkat: tė gjitha kėto fli shkrumbimi pėr nder tė Zotit.

36 Pastaj urdhėresat e mbretit ua dorėzuan satrapėve tė mbretit dhe qeveritarėve tė Pėrtejlumit, tė cilėt e pėrkrahėn popullin dhe Shtėpinė e Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Hatusi, biri i Sekenisė