Kapitujt

Esdra: 10. Lista e fajtorėve

10

1 Ndėrkohė qė Esdra po lutej e po pėrlutej me lot pėr faqe, i shtrirė pėrdhe para Tempullit tė Hyjit, u mblodh pėrreth tij njė turmė e madhe izralitėsh burra, gra e fėmijė dhe mbarė populli qante e vajtonte dhembshėm.

2 Atėherė foli Sekenia, biri i Jehielit, nga bijtė e Elamit, e i tha Esdrės: “Ne qemė tė pabesė ndaj Hyjit tonė dhe morėm gra tė huajsh prej popujve tė vendit. Megjithatė, ka ende shpresė pėr Izraelin! 3 Tė lidhim besėlidhje me Zotin, Hyjin tonė: t’i dėbojmė tė gjitha gratė e huaja, edhe ata qė lindėn prej tyre, sipas kėshillės tėnde, imzot, dhe kėshillės sė atyre qė dridhen para urdhrit tė Zotit, Hyjit tonė! Le tė bėhet ashtu si thotė Ligji! 4 Ēohu nė kėmbė! Ty tė takon tė vendosėsh! Ne do tė jemi mė ty! Bėju i guximshėm edhe vepro”!

5 U ngrit, pra, Esdra dhe i bėri tė pėrbetohen krerėt e priftėrinjve e tė levitėve dhe mbarė izraelitėt se do tė bėjnė si u tha. U pėrbetuan. 6 Esdra u ēua e u largua nga Tempulli i Hyjit. Shkoi nė banesėn e Johananit, birit tė Eliasibit, dhe aty bujti. Nuk hėngri bukė as nuk piu ujė, sepse mbante zi pėr shkak tė pabesnikėrisė sė tė riatdhesuarve.

7 Atėherė iu ēua fjala tė gjithė tė riatdhesuarve nė Judė e nė Jerusalem qė tė bashkohen: 8 kush nuk do tė vijė brenda tri ditėve nė Jerusalem ‑ kėshtu ishte vendimi i krerėve dhe i pleqve ‑ do t’i merret gjithė pasuria, kurse ai do tė pėrjashtohet nga bashkėsia e tė riatdhesuarve.

9 Brenda tri ditėve u mblodhėn tė gjithė njerėzit e Judės dhe tė Beniaminit nė Jerusalem. Ishte muaji i nėntė, e njėzeta ditė e muajit. Mbarė populli u mblodh nė sheshin e Shtėpisė sė Hyjit, duke u dridhur pėr shkak tė mėkateve dhe tė shiut me shtrėngatė.

10 Atėherė u ngrit prifti Esdėr dhe u tha: “Ju keni vepruar me pabesi kur jeni martuar me gra tė huaja: kėshtu e keni shtuar mėkatin e Izraelit. 11 E tani jepini lavdi Zotit, Hyjit tė etėrve tuaj, dhe zbatojeni vullnetin e tij: ndahuni nga popujt e vendit dhe nga gratė e huaja”!

12 Mbarė populli iu pėrgjigj e me zė tė lartė i tha: “Si po thua ti, ashtu le tė bėhet! 13 Por ka shumė popull, shiu nuk po ndalet dhe nuk mund tė qėndrojmė jashtė, pastaj kjo s’ėshtė punė qė bėhet nė njė ose dy ditė ‑ sepse jemi shumė qė kemi gabuar nė kėtė pikė ‑14 mendojmė tė caktohen krerėt tanė, tė cilėt do tė na pėrfaqėsojnė nė kuvendin e pėrbashkėt dhe kėshtu, tė gjithė ata tanėt qė kanė marrė gra nga tė huajt, tė paraqiten nė kohė tė caktuar, tė pėrcjellė nga pleqtė e qytetit dhe gjyqtarėt deri sa tė largohet prej nesh hidhėrimi i Hyjit tonė pėr shkak tė kėtij mėkati”.

15 Vetėm Jonatani, biri i Asaelit, dhe Jaasia, biri i Tekuehut, u ēuan kundėr kėtij parashtrimi. I pėrkrahu levitėt, Mesolami dhe Sebetaji. 16 Tė riatdhesuarit bėnė sipas parashtrimit. Prifti Esdėr zgjodhi disa burra, zota shtėpish, sipas vėllazėrive, tė gjithė tė caktuar me emėr. U mblodhėn pėr ta rrahur kėtė ēėshtje tė parėn ditė tė muajit tė dhjetė. 17 Tė parėn ditė tė muajit tė parė i dhanė fund ēėshtjes me tė gjithė ata qė kishin marrė gra tė kombėsive tė huaja.

Lista e fajtorėve

18 Ndėr anėtarėt e priftėrinjve qė kishin marrė gra tė huaja, u gjetėn kėta:

ndėr bijtė e Jesuasė, biri i Jozedekut dhe vėllezėrit e tij: Maasia, Eliezeri, Jaribi e Godolia. 19 Kėta, dhanė fjalėn se do t’i dėbojnė gratė e veta dhe si fli pėr shpėrblimin e mėkatit do tė kushtojnė nga njė dash.

20 Nga bijtė e Emerit: Hananiu e Zebedia.

21 Nga bijtė e Harimit: Maasia, Elia, Semeja, Jehieli e Ozia.

22 Nga bijtė e Fashurit: Elioenaji, Maasia, Ismaeli, Natanaeli, Jozabedi e Elasa.

23 Nga anėtarėt e levitėve:

Jozabedi, Semeji, Celaja, d. t. th. Kalita, Fetahia, Juda dhe Eliezeri.

24 Nga kėngėtarėt:

Eliasibi.

Nga derėtarėt:

Selumi, Telemi dhe Uriu.

25 Ndėr izraelitėt:

Nga bijtė e Farosit: Remeja, Jezia, Melkia, Miamini, Eliezeri, Melkia e Baneja.

26 Nga bijtė e Elamit: Matania, Zakaria, Jehieli,

Abdiu, Jerimoti dhe Elia.

27 Nga bijtė e Zetuasė: Elioenaji, Eliasibi, Matania, Jerimuthi, Zabadi dhe Aziza.

28 Nga bijtė e Bebajit: Johanani, Hanania, Zabaji e Atalaji.

29 Nga bijtė e Beguajit: Mosolami, Meluku, Adaja, Jasubi, Saali e Ramoti.

30 Nga bijtė e Fahatmoabit: Edna, Kalali, Banaja, Maasia, Matania, Beseleeli, Benuji e Manaseu.

31 Nga bijtė e Harimit: Eliezeri, Jesia, Melkia, Semeja, Simeoni, 32 Beniamini, Maloku, e Samaria.

33 Nga bijtė e Hasumit: Matanaji, Matata, Zabadi, Elifaleti, Jermaji, Manaseu e Semeji.

34 Nga bijtė e Baniut: Maadiu, Amrami, Joeli,

35 Baneasi, Badajasi e Keliauhi, 36 Vania,

Marimuthi, Eliasibi, 37 Matania, Matanaji dhe Jasiu.

38 Nga bijtė e Benujit: Semeji, 39 Salmijasi, Natani e Adajasi, 40 Meknedebaji, Sisaji, Saraji, 41 Esdreli, Selemiauhi, Semeria, 42 Selumi, Amaria e Jozefi.

43 Nga bijtė e Nebos: Jehieli, Matatia, Zabadi,

Zabina, Jeduhi, Joeli e Banaja.

44 Tė gjithė kėta ishin martuar me gra tė popujeve paganė.

Tė gjithė i dėbuan gratė dhe fėmijėt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Lista e fajtorėve