Kapitujt

Esdra: 3. Ripėrtėritja e shėrbesės hyjnore

3

1 Kur erdhi muaji i shtatė ‑ bijtė e Izraelit ishin vendosur mė nė qytetet e veta ‑ u bashkua i tėrė populli si njė njeri i vetėm nė Jerusalem. 2 Atėherė u ēua Jezua, biri i Jozedekut, vėllezėrit e tij priftėrinj edhe Zorobabeli, biri i Salatielit, si dhe vėllezėrit e tij, dhe e ndėrtuan lterin e Hyjit tė Izraelit, pėr t’i kushtuar nė tė flitė e shkrumbimit shkruante nė Ligjin e Moisiut, njeriut tė Hyjit. 3 E vendosėn lterin nė vendin e vet tė mėparshėm ‑ megjithėse tė frikėsuar nga popullsia e vendit pėrreth ‑ dhe flijuan mbi tė flinė e shkrumbimit nė mėngjes dhe pėr nder tė Zotit. 4 E kremtuan festėn e Tendave siē ėshtė urdhėruar: me aq fli shkrumbimi sa ėshtė paraparė pėr ēdo ditė 5 pėrveē flisė sė pėrhershme tė shkrumbimit dhe asaj pėr hėnėn e re, si dhe pėr tė gjitha tė kremtet e shuguruara Zotit. 6 Prej ditės sė parė tė muajit tė shtatė filluan ta kushtojnė flinė e shkrumbimit pėr nder tė Zotit, edhe pse Tempullit tė Hyjit ende nuk i ishin vėnė themelet.

7 Atėherė u dhanė para gurgdhendėsve e marangozėve. Sidonėve e tirasve u dhanė ushqim, e pije dhe vaj qė tė sillnin lėndė cedri nga Libani nė detin e Jopės sipas fuqizimit qė ua kishte dhėnė Kiri, mbreti i Persisė.

8 Nė vitin e dytė pas ardhjes sė tyre nė Tempullin e Hyjit nė Jerusalem, nė muajin e dytė, filluan Zorobabeli, i biri i Salatielit, Jezuai, biri i Josedekut, edhe vėllezėrit e tjerė tė tyre, priftėrinj e levitė dhe tė gjithė ata qė ishin kthyer nga robėria nė Jerusalem, filluan tė ndėrtojnė dhe i caktuan levitėt e moshės prej njėzet vjetėsh e lart qė t’i drejtojnė punimet e Tempullit tė Zotit. 9 Atėherė Jezua me bijtė e tij e me vėllezėrit e tij Kadmihelin, Binujin e Odovin u caktuan qė, si njė njeri i vetėm, t’i drejtojnė punėtorėt qė e ndėrtonin Tempullin e Hyjit. Po ashtu edhe bijtė e Henadadit me bijtė dhe vėllezėrit e tyre levitė.

10 Kur ndėrtuesit i hodhėn themelet e Tempullit tė Hyjit, erdhėn priftėrinjtė, tė veshur me petka priftėrore e me bori, pastaj levitėt, bijtė e Asafit, me cetra, pėr t’i dhėnė lavdi Hyjit sipas urdhrit qė ka dhėnė Davidi, mbreti i Izraelit.

11 I kėndonin Zotit kėngė lavdie dhe falenderimi: “Sepse ėshtė i mirė, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij” ndaj Izraelit. Po ashtu edhe mbarė populli brohoriste me zė tė lartė dhe e lavdėronte Hyjin pėr vėnien e themeleve tė Tempullit tė Zotit. 12 Po ashtu edhe shumė pleq prej priftėrinjve, levitėve e krerėve tė familjeve qė me sytė e vet e kishin parė tempullin e mėparshėm, dėnesnin me zė tė lartė; shumė tė tjerė, duke e lartėsuar zėrin, brohorisnin plot gėzim. 13 Askush s’ishte nė gjendje ta dallonte britmėn e brohoritjes sė gėzimit prej vajit tė popullit, sepse populli brohoriste me zė tė lartė e britma dėgjohej larg.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Ripėrtėritja e shėrbesės hyjnore