Kapitujt

1 e Korintasve: 15. Tė ngjallurit e Krishtit

15

1 Tani, o vėllezėr, po ju pėrkujtoj Ungjillin, qė ju pata predikuar, qė e pranuat e nė tė cilin qėndroni. 2 Me anė tė tij jeni nė udhėn e shėlbimit nėse do ta mbani ashtu si jua kam predikuar; pėrveē se nė paēi besuar kot.

3 Dhe njėmend, mė sė pari ju shpalla ato tė vėrteta qė edhe unė vetė i mora: se Krishti vdiq pėr mėkatet tona siē e paralajmėroi Shkrimi i shenjtė.

4 Qe varrosur e tė tretėn ditė u ngjall sė vdekuri si u tha nė Shkrimin e shenjtė.

5 Iu duk Kefės e pastaj tė Dymbėdhjetėve.

6 Pastaj iu duk vėllezėrve qė ishin sė bashku mė shumė se pesėqind vetė, prej tė cilėve shumica janė ende gjallė e disa kanė vdekur. 7 Pastaj iu dėftua Jakobit e pastaj tė gjithė apostujve.

8 Mė sė fundi m’u dėftua edhe mua ‑ dėshtakut.

9 E nė tė vėrtetė, unė jam mė i vogli ndėr apostuj; unė nuk jam i denjė as tė quhem apostull, sepse e kam salvuar Kishėn e Hyjit. 10 Por, nė saje tė hirit tė Hyjit, jam ky qė jam, dhe hiri i tij nė lidhje me mua nuk ka qenė i kotė. Madje u mundova tė veproj mė shumė se tė gjithė ata, njėmend, jo unė vetėm, por edhe hiri i Hyjit me mua.

11 Pra, si unė, ashtu edhe ata: kėshtu predikojmė e kėshtu edhe ju besuat.

Ngjallja prej vdekjes

12 Por, nė qoftė se predikohet se Krishti ėshtė ngjallur prej tė vdekurish: si atėherė disa prej jush thonė: “Nuk ka ngjallje prej tė vdekurve.”? 13 Po qe se tė vdekurit nuk do tė ngjallen ‑ atėherė as Krishti nuk ėshtė ngjallur. 14 Por, nė qoftė se Krishti me tė vėrtetė nuk ėshtė ngjallur, [atėherė] i kotė ėshtė predikimi ynė ‑ i kotė besimi juaj. 15 Atėherė edhe ne do tė ishim dėshmitarė tė rrejshėm kundėr Hyjit, sepse kemi dėshmuar kundėr Hyjit duke pohuar se Hyji e ngjalli Krishtin, tė cilin nuk e ka ngjallur, nė qoftė se tė vdekurit nuk ngjallen. 16 Sepse, nė mos u ngjallshin tė vdekurit, as Krishti nuk ėshtė ngjallur. 17 Po nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ngjallur, e kotė ėshtė feja juaj, ende jeni nė mėkatet tuaja. 18 Atėherė edhe ata qė vdiqėn nė Krishtin, u borėn. 19 E nė qoftė se nė Krishtin shpresojmė vetėm nė tė mirat e kėsaj jete, atėherė ne jemi njerėzit mė tė mjerėt.

20 Por, vėrtet, Krishti u ngjall prej tė vdekurve! Ai ėshtė fryti i parė i tė vdekurve!

21 Kėshtu, pra, nėpėr njė njeri erdhi vdekja, pėrsėri nėpėr njė NJERI vjen ngjallja prej sė vdekuri. 22 Dhe, sikurse nė Adamin vdesin tė gjithė njerėzit, ashtu nėpėr Krishtin tė gjithė njerėzit do ta rifitojnė jetėn. 23 Veēse, secili sipas radhės sė vet: njė herė fryti i parė ‑ Krishti, pastaj, nė Ditėn e Gjyqit, ata qė i pėrkasin Krishtit, 24 pastaj ‑ mbarimi, kur Krishti t’ia dorėzojė mbretėrinė Hyjit Atė, pasi tė ketė asgjėsuar ēdo parėsi, ēdo pushtet e ēdo fuqi. 25 Sepse Atij i takon tė mbretėrojė derisa t’i vėrė nėn kėmbėt e tij tė gjithė armiqtė e tij. 26 Armiku i fundit qė do tė asgjėsohet, do tė jetė vdekja. 27 Sepse “gjithēka ka vėnė nėn kėmbėt e tij”. E kur thotė Shkrimi i shenjtė: “Gjithēka i ka vėnė nėn kėmbė” ‑ merret vesh, gjithēka, me pėrjashtim tė Atij, qė ia nėnshtroi tė gjitha. 28 E kur t’ia ketė nėnshtruar tė gjitha, [edhe] vetė Biri do t’i nėnshtrohet Atij qė ia nėnshtroi tė gjitha, qė Hyji tė jetė gjithēka nė tė gjithė.

29 Nėse nuk ėshtė kėshtu, ēka fitojnė atėherė ata qė pagėzohen pėr tė vdekur? Nė qoftė se tė vdekurit kurrsesi nuk ngjallen, pse atėherė tė pagėzohen pėr ta? 30 Po edhe ne, pėrse atėherė e vėmė veten nė rrezik pėr ēdo moment? 31 Pėr ēdo ditė vdes, [o vėllezėr], pasha lavdinė qė e kam pėr shkak tuaj te Jezu Krishti, Zoti ynė! 32

Ēfarė dobie do tė kemi nė qoftė se kam luftuar vetėm si njeri kundėr egėrsirave nė Efes? Nė qoftė se tė vdekurit nuk ngjallen, atėherė: ‘Tė hamė e tė pimė se nesėr do tė vdesim!’

33 Mos e rreni veten: ‘Bisedat e kėqija i prishin zakonet e mira.’

34 Mblidhni mirė mendtė e mos mėkatoni, se ‑ pėr turpin tuaj po e them ‑ disa prej jush nuk e njohin Hyjin.

Trupi i ngjalljes

35 Por, ndokush do tė pyesė: “Si ngjallen tė vdekurit?” dhe: “Me ēfarė trupi do tė vijnė?”

36 I pamend! Ēka ti mbjell, nuk e fiton jetėn, po s’vdiq! 37 Dhe ēka mbjell, nuk mbjell trupin e ardhshėm, por njė kokėrr tė thjeshtė ‑ po e zėmė gruri apo tė ndonjė fare tjetėr. 38 Pastaj Hyji i jep lėndėn ashtu si ai do, ‑ secilės farė trupin e vet.

39 E ēdo trup nuk ėshtė i njėjtė me ēdo trup tjetėr. Tjetėr ėshtė trupi i njeriut, tjetėr trupi i kafshėve, tjetėr trupi i shpendėve, e tjetėr trupi i peshqve. 40 E ka trupa qiellorė e trupa tokėsorė; por tjetėr ėshtė shkėlqimi i trupave qiellorė e tjetėr ai i trupave tokėsorė. 41 Tjetėr ėshtė shkėlqimi i diellit e tjetėr ai i hėnės e tjetėr ai i yjeve; madje ylli prej yllit dallohet nė shkėlqim.

42 Kėshtu edhe ngjallja e tė vdekurve: mbillet nė shkatėrrueshmėri e ngjallet nė pashkatėrrueshmėri; 43 mbillet nė ēnderim e ngjallet nė lavdi; mbillet nė dobėsi e ngjallet nė fuqi; 44 mbillet trup lėndor e ngjallet trup shpirtėror.

Nėse ka trup lėndor, ka edhe trup shpirtėror. 45 Kėshtu edhe ėshtė shkruar: ‘Njeriu i parė, Adami ‑ u bė shpirt i gjallė, Adami i fundit ‑ Shpirti qė jep jetėn. 46 Por, nuk qe mė parė qenia shpirtėrore, por qenia lėndore e atėherė u bė qenia shpirtėrore. 47 Njeriu i parė ėshtė nga toka, tokėsor; njeriu i dytė nga qielli. 48 Si ėshtė njeriu tokėsor, tė tillė janė edhe tokėsorėt, si ėshtė njeriu qiellor, tė tillė janė edhe qiellorėt. 49 Siē kemi qenė nė pėrngjasimin e njeriut tokėsor, ashtu do tė jemi edhe nė pėrngjasimin e njeriut qiellor.

50 Dhe, ja, vėllezėr, se ēka unė pohoj: mishi e gjaku nuk mund ta trashėgojnė Mbretėrinė qiellore, as shkatėrrueshmėria nuk e trashėgon pashkatėrrueshmėrinė.

51 Ja, po jua tregoj misterin: nuk do tė vdesim tė gjithė, por tė gjithė do tė shndėrrohemi. 52 Pėrnjėherė, sa ēel e mbyll syrin, nė zėrin e borisė sė fundit ‑ sepse do tė bjerė boria ‑ tė vdekurit do tė ngjallen tė pashkatėrrueshėm edhe ne do tė shndėrrohemi. 53 Sepse, ky trup i shkatėrrueshėm do tė vishet me pashkatėrrueshmėrinė, dhe ky trup i vdekshėm, do tė vishet me pavdekshmėrinė. 54 Dhe, kur ky trup i shkatėrrueshėm, tė veshė pashkatėrrueshmėrinė dhe ky trup i vdekshėm tė veshė pavdekshmėrinė, atėherė do tė shkojė nė vend fjala e Shkrimit tė shenjtė:

‘Vdekja u pėrpi nė fitore.

55 O vdekje, ku ėshtė ngadhėnjimi yt?

Ku ėshtė, o vdekje, thimthi yt?’

56 Thimthi i vdekjes mėkati; fuqia e mėkatit Ligji.

57 Ta falėnderojmė Hyjin qė na e jep fitoren nėpėr Jezu Krishtit, Zotit tonė.

58 Prandaj, vėllezėrit e mi tė dashur, tė jeni tė qėndrueshėm, tė palėkundshėm e pėrparoni vazhdimisht nė veprėn e Zotit, tė vetėdijshėm se mundi juaj nuk mbetet i pafrytshėm nė Zotin.

Ndihmat pėr Kishėn e Jerusalemit

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Tė ngjallurit e Krishtit