Kapitujt

1 e Korintasve: 3. Edukimi i njerėzve pėr Hyjin

3

1 E vetė, vėllezėr, nuk munda t’ju predikoj porsi njerėzve shpirtėrorė, por porsi qenieve tokėsore, porsi foshnjave nė Krishtin. 2 Ju dhashė tė pini qumėsht e jo ushqime tė forta, sepse ende nuk mund t’i bluanit. Po, madje as tani s’jeni nė gjendje, 3 sepse ende jeni tokėsorė. Dhe, njėmend, derisa nė mes jush tė ketė smirė e grindje, a thua nuk jeni tokėsorė, a thua nuk silleni nė mėnyrėn e njeriut thjesht lėndor? 4 Sepse, kur ndonjėri thotė: “Unė jam i Palit” e njė tjetėr: “Unė jam i Apolit”, a nuk jeni vetėm njerėz thjesht natyrorė?

5 Po ēka ėshtė Apoli? Ēka ėshtė Pali? Shėrbėtorė, me anė tė tė cilėve ju e pranuat fenė. Secili veproi sipas dhuratave qė Hyji i dha: 6 Unė mbolla, Apoli lagu, por Hyji bėri qė tė rritet. 7 Kėshtu: nuk ėshtė gjė as ai qė mbjell e as ai qė lag, por Hyji qė bėn tė rritet. 8 Ai qė mbjell e ai qė lag janė tė barabartė. Secili sipas mundit qė tė ketė bėrė, do ta marrė shpėrblimin. 9 Sepse ne punojmė sė bashku nė punėn e Hyjit; e ju jeni ara e Hyjit e ndėrtesa e Hyjit.

10 Sipas hirit qė Hyji ma ka dhėnė, unė, porsi arkitekt i mirė, vura themelin, njė tjetėr vazhdon me mur mbi tė; por secili t’ia vėrė mendjen si ndėrton. 11 Sepse, askush nuk mund tė vėrė tjetėr themel, pėrveē atij qė ėshtė vėnė, e ai ėshtė Jezu Krishti. 12 Kushdo tė ndėrtojė mbi kėtė themel me ar, me argjend, me gur tė paēmueshėm, me dru, me sanė, me kashtė ‑ 13 vepra e secilit do tė dalė nė dritė. Ajo Ditė do ta tregojė, sepse do tė vijė me zjarr, e zjarri do ta provojė cilėsinė e veprės tė secilit. 14 Ai, vepra e tė cilit do tė qėndrojė, do tė marrė shpėrblimin. 15 Po iu dogj vepra ndokujt, ai do tė pėsojė dėm; njėmend do tė shėlbohet, por si ai qė shpėton nėpėr zjarr.

16 Po ju a nuk e dini se jeni Tempulli i Hyjit dhe se Shpirti i Hyjit banon nė ju? 17

Nėse ndokush e rrėnon Tempullin e Hyjit, Hyji do ta humbasė atė, sepse Tempulli i Hyjit ėshtė i shenjtė ‑ e ky Tempull jeni ju!

18 Askush mos ta gėnjejė vetveten! Nė qoftė se ndokush prej jush kujton se ėshtė i menēur sipas parimeve tė shekullit, le tė bėhet i marrė pėr tė qenė i urtė. 19 Sepse dija e kėsaj bote ėshtė marri para Hyjit, sepse Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Ai i zė tė dijshmit nė dredhitė e tyre.’

20 dhe pėrsėri:

‘Zoti i njeh mendimet e tė menēurve,

e di se janė tė kota.’

21 Prandaj, askush prej jush mos ta vėrė mburrjen e vet nė njerėz, sepse gjithēka ėshtė juaja: 22 Pali, Apoli, Kefa, bota, jeta, vdekja, e tashmja, e ardhmja! Gjithēka ėshtė juaja, 23 ju jeni tė Krishtit e Krishti ėshtė i Hyjit!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Edukimi i njerėzve pėr Hyjin