Kapitujt

1 e Korintasve: 10. Qortim rreth idhujtarisė

10

1 Vėllezėr, dua qė patjetėr ta dini: etėrit tanė tė gjithė qenė nėn re, tė gjithė kaluan nėpėr det 2

dhe tė gjithė qenė pagėzuar nė Moisiun me re e me det 3 dhe tė gjithė hėngrėn tė njėjtin ushqim shpirtėror, 4 dhe tė gjithė pinė tė njėjtėn pije shpirtėrore: pinin nga qeta shpirtėrore qė i pėrcillte: qeta ishte Krishti. 5 Por shumica nuk i pėlqeu Hyjit, pasi qenė vrarė nė shkretėtirė. 6 Tė gjitha kėto ndodhėn si shembull pėr ne, qė ne tė mos e lakmojmė tė keqen, siē e lakmuan ata. 7 As mos u bėni idhujtarė, sikurse disa prej tyre, si ėshtė nė Shkrim e Shenjtė:

‘U ul populli tė hajė e tė pijė,

pastaj u ngritėn tė lozin.’

8 As mos tė jepemi pas fėlligėshtisė, siē u dhanė disa prej tyre, e mbaruan nė njė ditė njėzet e tri mijė vetė. 9 As mos ta vėmė nė provė Zotin, sikurse disa prej tyre e sprovuan dhe sharruan prej gjarpėrinjsh. 10 As mos murmurisni siē murmurisin disa prej tyre dhe engjėlli Shfarues i vrau.

11 Tė gjitha kėto u ndodhėn atyre qė tė shėrbejnė si shembull e u shkruan pėr mėsimin tonė, pėr tė cilėt arriti mbarimi i kohės.

12 Kush, pra, mendon se qėndron, tė ruhet qė tė mos rrėzohet! 13

Vėshtirėsitė nė tė cilat qetė vėnė, nuk ishin jashtė masės njerėzore. Hyji ėshtė besnik. Ai nuk do tė lejojė t’u nėnshtroheni provave qė i tejkalojnė fuqitė tuaja e, bashkė me provat, do t’ju japė rrugėdalje e forcė pėr t’u qėndruar.

14 Prandaj, o tė dashurit e mi, ikni nga idhujtaria! 15 Flas me ju si me njerėz tė arsyeshėm: gjykoni vetė ēka po them: 16 Gota e bekimit, tė cilėn ne e bekojmė, a nuk ėshtė bashkim me Gjakun e Krishtit? Po edhe buka tė cilėn ne e ndajmė, a nuk ėshtė bashkim me Trupin e Krishtit? 17 Pasi ėshtė njė bukė e vetme, ne, edhe pse shumė, jemi njė trup i vetėm: pse tė gjithė jemi pjesėtarė tė njė buke. 18

Shikoni Izraelin thjesht si popull: ata qė hanė nga flitė a thua nuk janė pjesėmarrės tė lterit? 19

Ēka, pra, dua tė them: se flia kushtuar idhullit ėshtė diēka? Ose idhulli ėshtė diēka? 20 Mu tė kundėrtėn! Porse [paganėt] u flijojnė djajve e jo Hyjit; e unė nuk dua tė bėheni pjesėtarė tė djajve. 21 Nuk dua ta pini gotėn e Zotit dhe gotėn e djajve. Nuk mund tė jeni pjesėtarė tė tryezės sė Hyjit dhe tė tryezės sė djajve. 22 A mos mendojmė ta nxisim xhelozinė e Zotit? A mos jemi mė tė zotėt se Ai?

Gjithēka pėr nderin e Hyjit

23 “Gjithēka ėshtė e lejueshme!”

“Por gjithēka nuk ka hije!”

“Gjithēka ėshtė e lejueshme!”

“Por gjithēka nuk ndėrton!” 24 Askush tė mos e kėrkojė interesin e vet, por interesin e tjetrit. 25 Gjithēka shitet nė treg, hajeni lirisht pa bėrė pyetje pėr sa i pėrket ndėrgjegjes, 26 ‘Sepse e Zotit ėshtė toka dhe gjithēka ėshtė nė tė.’

27 Po ndodhi e ju thirri ndonjė i pafe dhe ju pranoni tė shkoni, hani ēka t’ju vihet para duke mos pyetur gjė sa pėr arsye tė ndėrgjegjes. 28 Nėse ndokush ju thotė: “Ėshtė mish i flijuar idhujve!” ‑ mos e hani pėr arsye tė atij qė ju pėrkujtoi dhe tė ndėrgjegjes 29 ‑ tė ndėrgjegjes, e kam fjalėn, tė atij qė tė pėrkujtoi e jo tė ndėrgjegjes sate. E njėmend, pse ta gjykojė lirinė time ndėrgjegjja e huaj? 30 Nė qoftė se unė marr pjesė me falėnderim, pėrse tė prozhmohem pėr atė gjė, pėr tė cilėn falėnderoj?

31 Pra, nė qoftė se hani, nė qoftė se pini, nė qoftė se edhe ēkado tjetėr bėni, bėni gjithēka nė lavdi tė Hyjit. 32 Mos jini, veē, rast shkandulli as pėr hebrenj, as pėr grekė, as pėr Kishėn e Hyjit, 33 sikurse edhe vetė mundohem t’u pėlqej tė gjithėve pa kėrkuar dobinė time, por dobinė e tė gjithėve, qė tė mund tė shėlbohen.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Qortim rreth idhujtarisė