Kapitujt

1 e Korintasve: 6. Thirrja nė gjyqe tė tė pafeve

6

1 A do tė guxojė ndokush prej jush, nėse ka ndonjė padi kundėr ndonjė tjetri, tė kėrkojė tė drejtėn nė gjyq para paganėve e jo para shenjtėrve? 2 Po a nuk e dini se shenjtėrit do ta gjykojnė botėn? E, nėse ju do ta gjykoni botėn, po a thua s’jeni tė zotėt t’i gjykoni gjėrat mė tė vogla? 3 Po a nuk e dini se do t’i gjykojmė edhe engjėjt e jo mė gjėrat e pėrditshme? 4 E ju, kur keni ndonjė pleqėsi pėr gjėrat e pėrditshme, shkoni e mė vini pleq disa qė Kisha i mban pėr asgjė? 5 Le t’ju vijė turp qė mė detyroni t’jua them kėtė gjė! Kėshtu a? A thua nuk gjendet ndėr ju asnjė i dijshėm, i cili do tė mund tė pleqėronte mes vėllezėrve tė vet? 6 Por vėllai me vėlla paditet, madje para tė pafeve?! 7 Po edhe vetė puna qė paditeni me njėri-tjetrin ėshtė e metė pėr ju. Pse mė mirė nuk e duroni padrejtėsinė? Pse mė mirė nuk duroni tė plaēkiteni? 8 Por, pėrkundrazi, ju vetė bėni padrejtėsi dhe plaēkitni, e kė se? Vėllezėrit! 9 A thua nuk e dini se ata qė bėjnė padrejtėsi nuk do tė kenė pjesė nė Mbretėrinė e Hyjit? Mos u tradhtoni! As fėlligėshtarėt, as idhujtarėt, as kurorėthyesit, as homoseksualėt e ēdo lloji, 10 as vjedhėsit, as pijanecėt, as shpėrralluesit, as cubat nuk do tė kenė pjesė nė Mbretėrinė e Hyjit. 11 Pra, tė tillė ishit disa, por u latė, por u shenjtėruat, por e fituat shfajėsimin nė saje tė Emrit tė Jezu Krishtit Zot dhe tė Shpirtit tė Hyjit tonė.

Lavdėroni nė trupin tuaj Hyjin

12 “Pėr gjithēka kam leje... !”

“Por gjithēka nuk mė sjell dobi!”

“Pėr gjithēka kam leje... !”

“Por ‑ s’dua qė ndonjė gjė tė mė sundojė.”

13 “Gjellėrat janė pėr bark e barku pėr gjellėra... !”

“Por Hyji do t’i shkatėrrojė kėtė dhe ato. E trupi nuk ėshtė pėr fėlligėshti, por i pėrket Zotit, e Zoti pėr trupin. 14 Tani, Hyji qė e ngjalli Zotėrinė me fuqinė e vet, edhe ne do tė na ngjallė.

15 A nuk e dini se trupat tuaj janė gjymtyrė tė Krishtit? A do t’i marr, pra, gjymtyrėt e Krishtit e do t’i bėj gjymtyrė tė njė lavireje? Mos e thashtė Zoti! 16 [Apo] A nuk e dini se ai qė bashkohet me laviren, bėhet me tė njė trup? Sepse thuhet: ‘Do tė jenė tė dy njė trup i vetėm.’ 17 Kurse ai qė shpirtėrisht bashkohet me Zotin, ėshtė me Tė njė shpirt. 18 Ikni prej fėlligėshtisė! Ēdo mėkat qė bėn njeriu ėshtė jashtė trupit, kurse ai njeri qė bėn fėlligėshti, mėkaton kundėr trupit tė vet. 19 Apo nuk e dini se trupi juaj ėshtė Tempulli i Shpirtit Shenjt qė banon nė ju, qė e keni prej Hyjit dhe se ju nuk i pėrkitni mė vetvetes? 20 Sepse jeni blerė me ēmim tė lartė. Prandaj, jepini lavdi Hyjit nė trupin tuaj!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Thirrja nė gjyqe tė tė pafeve