Kapitujt

1 e Korintasve: 9. Pali heq dorė nga tė drejtat qė i takojnė si apostull

9

1 Po unė, a nuk jam i lirė? A nuk jam apostull?

Po a nuk e pashė unė Jezusin, Zotin tonė? Po a nuk jeni ju vepra ime nė Zotin? 2 Nė qoftė se pėr tė tjerėt nuk jam apostull, pėr ju jam patjetėr, sepse vula qė mė bėn apostull jeni ju nė Zotin.

3 Pėrgjigja ime atyre qė mė padisin ėshtė kjo: 4 A thua nuk kemi tė drejtė tė hamė e tė pijmė (nė barrėn tuaj)? 5 A thua nuk kemi tė drejtė tė marrim me vete njė femėr tė krishterė, sikurse edhe apostujt e tjerė, vėllezėrit e Zotit e Kefa? 6 A thua vetėm unė e Barnaba nuk e kemi tė drejtėn tė mos punojmė?

7 Po kush shėrbeu ndonjėherė nė ushtri me shpenzime tė veta? Kush e mbjell vreshtin e nuk ha fryt prej tij? Kush e ruan grigjėn e nuk pi nga qumėshti i grigjės?

8 A mos po flas unė kėshtu nė mėnyrė vetėm njerėzore? Pse, a nuk e thotė po tė njėjtėn gjė edhe Ligji? 9 Sepse nė Ligjin e Moisiut shkruan: ‘Mos ia lidh gojėn kaut qė shin!’ A mos trazohet Hyji pėr qe? 10 Po a nuk flet pėr ne? Vėrtet, pėr ne u shkrua, sepse kush lėvron, nė shpresė duhet tė lėvrojė dhe kush shin, duhet tė shpresojė se do ta marrė pjesėn. 11 Nėse, pra, mbollėm nė ju tė mirat shpirtėrore, a thua ėshtė punė e madhe nėse u korrim tė mira materiale? 12 Nėse tė tjerėt e ushtrojnė kėtė tė drejtė mbi ju, pse nuk do ta ushtronim edhe ne, madje mė tepėr?

Por, ne nuk e pėrdorėm kėtė tė drejtė. Pėrkundrazi, ne i durojmė tė gjitha pėr tė mos i vėnė ndonjė pengim Ungjillit tė Krishtit. 13 Po, a nuk e dini se ata qė kryejnė shėrbesėn nė Tempull, ushqehen prej tė ardhurave tė Tempullit dhe ata qė i shėrbejnė lterit, kanė pjesėn e vet nė kushte tė lterit? 14 Kėshtu Zoti ka caktuar qė ata, tė cilėt shpallin Ungjillin, tė jetojnė prej Ungjillit.

15 E unė nuk e pėrdora asnjėrėn prej kėtyre; dhe tani nuk po ju shkruaj me qėllim qė tani tė silleni me mua kėshtu: mė parė vdes se... Kėtė lavdi nuk do tė ma marrė askush! 16 Sepse, tė shpall Ungjillin nuk ėshtė njė arsye krenarie pėr mua, ėshtė detyrė qė mė duhet ta kryej: i mjeri unė nėse nuk e predikoj Ungjillin! 17 Nėse e bėj kėtė me nismėn time, atėherė mė takon paga, por, nėse jo prej nismės sime ‑ ėshtė detyrė qė mė ėshtė besuar. 18 Cila atėherė ėshtė paga ime? Qė, duke predikuar Ungjillin, ta jap falas, pa i pėrdoruar tė drejtat qė m’i jep Ungjilli.

19 Sepse, edhe pse unė jam i lirė prej tė gjithėve, vetveten e bėra skllavin e tė gjithėve qė tė fitoj pėr fe sa mė shumė njerėz. 20 Prandaj, pėr judenj u bėra jude, qė t’i fitoj judenjtė pėr fe; pėr ata nėn Ligj, sikurse tė isha nėn Ligj ‑ edhe pse mė nuk jam nėn Ligj ‑ qė t’i fitoja pėr fe ata qė janė nėn Ligj; 21 pėr ata qė janė pa Ligj sikurse tė isha pa ligj ‑ edhe pse nuk jam pa Ligjin e Hyjit, pse jam nė Ligjin e Krishtit ‑ qė t’i fitoja pėr fe ata qė janė pa Ligj; 22 u bėra i ligshtė pėr tė ligshtėt. Pėr tė gjithė u bėra gjithēka, qė, tė kushtojė sa tė kushtojė, por ta shpėtoj ndonjėrin. 23 E tė gjitha kėto i bėj pėr dashuri tė Ungjillit, kėshtu qė tė kem pjesė nė tė.

24 Po a nuk e dini se ata qė vrapojnė nė fushė vrapimi, ndonėse tė gjithė vrapojnė, vetėm njėri e fiton shpėrblimin? Ashtu vraponi qė tė fitoni! 25 Tė gjithė atletėt i bėjnė vetes shtrėngime tė mėdha; ata pėr tė fituar kurorėn e shkatėrrueshme e ne kurorėn qė nuk shkatėrrohet. 26 Unė, prandaj, ashtu vrapoj ‑ jo si pa qėllim, ashtu grushtoj ‑ jo si tė gjuaja ajrin, 27 por e marr me tė keq trupin tim dhe e mbaj nėn sundim qė, duke u pasė predikuar tė tjerėve, tė mos jem i pėrjashtuar vetė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Pali heq dorė nga tė drejtat qė i takojn...