Kapitujt

1 e Korintasve: 8. Mishrat e flijuara idhujve

8

1 Lidhur me mishrat e flijuara idhujve

dihet se tė gjithė e kemi njohurinė e duhur. Por dija rrit mendjen, kurse dashuria ndėrton. 2 Nėse ndokush mendon se di diēka, nuk di ende ashtu si duhet tė dijė. 3 Por, nėse ndokush e do Hyjin, atė Hyji e pranon pėr tė vetin. 4 Prandaj, lidhur me ngrėnien e mishrave tė flijuara idhujve, e dimė: idhulli nuk ėshtė asgjė nė botė dhe se nuk ka hyjni pėrveē njė Hyji tė vetėm. 5 Sepse, edhe pse ka tė ashtuquajtura hyjni nė qiell ose nė tokė ‑ siē ka shumė “hyjni” e shumė “zotėrinj” ‑ 6 pėr ne s’ka veē njė Hyj, Atin, prej tė cilit ėshtė krijuar gjithēka e tė cilit ne i pėrkasim; dhe njė Zot tė vetėm Jezu Krishtin, nėpėr tė cilin ėshtė gjithēka e ne jemi nėpėr tė.

7 Por kėtė dije tė mjaftueshme nuk e kanė tė gjithė. Disa, duke kujtuar se ėshtė diēka idhulli, e hanė mishin sikurse t’i pėrkiste idhullit, e ndėrgjegjja e tyre, ngaqė ėshtė e ligshtė, pėrlyhet. 8 E gjella, pra, nuk na shpie te Hyji, as, nėse nuk e hamė, nuk humbim gjė, as, nėse e hamė, nuk fitojmė gjė.

9 Por, t’ia vini mendjen qė kjo, liria juaj, tė mos jetė skandal pėr tė ligshtėt. 10 Sepse, po tė shikoi ndokush ty qė ke njohuri ndenjur nė tryezė nė shenjtėrore tė idhullit, a thua ndėrgjegjja e tij, ngaqė ende e ligshtė, nuk do tė nxitet tė mendojė se ėshtė mirė tė hajė flijime tė idhullit? 11 Kėshtu nė saje tė dijes sate, sharron i ligshti ‑ vėllai ... pėr tė cilin vdiq Krishti. 12 Nė kėtė mėnyrė, pra, duke mėkatuar kundėr vėllezėrve e duke plagosur ndėrgjegjen e tyre tė ligshtė, mėkatoni kundėr Krishtit. 13 Prandaj, nėse njė ushqim e shkandullon vėllain tim, jo, unė nuk do tė ha mish kurrė e pėr kėtė jetė, qė tė mos e shkandulloj vėllain tim.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Mishrat e flijuara idhujve