Kapitujt

1 e Korintasve: 11. Themelimi i Darkės sė Zotit

11

1 Mė pėrngjani mua, sikurse unė i pėrngjaj Krishtit.

Si duhet tė rrijė burri e gruaja nė praninė e Hyjit

2 Ju lavdėroj qė mė kujtoni nė gjithēka dhe qė i ruani traditat ashtu si jua kam pasė mėsuar. 3

Por dua qė ta dini:

kryetari i ēdo njeriu ėshtė Krishti, kryetari i gruas ėshtė burri e kryetari i Krishtit ėshtė Hyji. 4 Ēdo burrė qė lutet apo profetizon me kokė tė mbuluar, turpėron kryetarin e vet. 5 Ēdo grua qė lutet apo profetizon me kokė tė zbuluar, turpėron kryetarin e vet: sepse ėshtė njėsoj sikurse t’i kishte qethur flokėt. 6 E po ndodhi qė ndonjė grua nuk do ta mbulojė kokėn, le tė qethet; por, nė qoftė se ėshtė turp pėr gruan ta qethė e ta rruajė kokėn, atėherė le tė mbulohet.

7 Pėrkundrazi, burri nuk ka nevojė ta mbulojė kokėn sepse ėshtė shėmbėlltyra e lavdisė sė Hyjit; ndėrsa gruaja ėshtė nderi i burrit. 8 Sepse nuk ėshtė burri prej gruas, por gruaja prej burrit. 9 Dhe burri nuk u krijua pėr arsye tė gruas, por gruaja pėr arsye tė burrit. 10 Prandaj, gruaja duhet ta mbajė mbi kokė shenjėn e “vartėsisė”, pėr shkak tė engjėjve. 11 Megjithėse, nė Zotin, as s’ėshtė burri i pavarur nga gruaja e as gruaja nga burri. 12 Sepse, sikurse gruaja qė ėshtė prej burrit, ashtu edhe burri lind prej gruas: e gjithēka vjen prej Hyjit.

13 Gjykoni ju vetė: a ka hije qė gruaja tė lutet para Hyjit me kokė tė zbuluar? 14 Po a nuk ju mėson edhe vetė natyra, se nuk i ka hije mashkullit t’i lėrė flokėt e gjatė, 15 kurse pėr femrėn flokėt e gjatė janė nder, sepse [asaj] i qenė dhėnė si mbulesė. 16 Por, nė qoftė se ndokush mendon se ka tė drejtė tė kundėrshtojė, le ta dijė se ky zakon nuk ėshtė ndėr ne as nė kishat e Hyjit.

Shpėrdorimi i Darkės sė Zotit

17 E, pasi jam duke i dhėnė kėto vėrejtje, nuk mund t’ju lavdėroj: bashkimet tuaja nuk po ju sjellin dobi shpirtėrore, por mė tepėr dėm. 18 Mė sė pari po dėgjoj ‑ e pjesėrisht e besoj ‑ se kur bashkoheni nė Mbledhje paska mes jush mosmarrėveshje. 19 Njėmend, duhet tė jenė ndėr ju dasi, nė mėnyrė qė tė dalin nė shesh [edhe] ata qė ndėr ju janė tė krishterė tė vėrtetė. 20 Kur ju, pra, mblidheni sė bashku kėshtu, kjo gjė nuk do tė thotė se hani Darkėn e Zotit, 21

pasi, secili, kur merr pjesė nė Darkė, kėrkon tė hajė njė herė ushqimin qė ka sjellė me vete, kėshtu qė, dikush mbetet i uritur e tjetri dehet. 22 Po a thua nuk keni shtėpi pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė? A mos doni tė pėrbuzni Kishėn e Hyjit e t’i turpėroni ata qė nuk kanė? Ēka t’ju them? T’ju lavdėroj? Nė kėtė gjė s’ju lavdėroj.

Themelimi i Darkės sė Zotit

(Mt 26, 26‑29; Mk 14, 22‑25; Lk 22, 14‑20)

23 Vėrtet atė mėsim qė mora prej Zotit, atė edhe juve jua mėsova, domethėnė se Zoti Jezus, atė natė qė po tradhtohej, mori bukėn, 24 falėnderoi, e theu dhe tha: “Ky ėshtė Trupi im ‑ pėr ju. Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim!” 25 Po ashtu, pasi u krye darka, mori edhe kelkun e tha: “Ky Kelk ėshtė Besėlidhja e re nė Gjakun tim. Bėjeni kėtė, gjithsaherė qė tė pini, nė pėrkujtimin tim!” 26 Pėr tė vėrtetė, kurdo tė hani kėtė bukė e ta pini kėtė kelk, lajmėroni vdekjen e Zotit, derisa Ai tė vijė.

Pjesėmarrja e padenjė nė Darkėn e Zotit

27 Prandaj, kushdo ha bukėn ose pi kelkun e Zotit padenjėsisht, do tė jetė fajtor i Trupit e i Gjakut tė Zotit. 28 Pėr kėtė arsye secili mė sė pari ta shqyrtojė mirė veten e veē atėherė tė hajė prej kėsaj Buke e tė pijė prej kėtij Kelku. 29 Sepse, kushdo ha e pi ‑ nė qoftė se nuk e dallon Trupin e Zotit prej ushqimeve tė tjera ‑ ha e pi dėnimin e vet. 30 Ja, pra, arsyeja pse shumė prej jush janė tė dobėt, shumė tė sėmurė, madje shumė edhe vdesin. 31 E pra, po ta shqyrtonim mirė veten, nuk do tė dėnoheshim. 32

E kur na gjykon Hyji, na edukon, qė tė mos dėnohemi bashkė me botėn.

33 Prandaj, vėllezėrit e mi, kur tė bashkoheni nė Darkė, priteni njėri‑tjetrin. 34 E, nėse ndokush ėshtė i uritur, le tė hajė nė shtėpi, nė mėnyrė qė tė mos bashkoheni pėr dėnim.

Tė tjerat do t’i rregulloj kur tė vij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Themelimi i Darkės sė Zotit