Kapitujt

Habakuku: 3. Hyrje. Pėrlutje

3

1 Lutja e profetit Habakuk. Me

melodinė e ankimeve.

Hyrje. Pėrlutje

2 Dėgjova, o Zot ē’thuhet pėr ty,

tmerr, o Zot, mė ngjall vepra jote!

Pėrsėrite nė ditėt tona,

nė ditėt tona nxirre nė pah!

Kur tė zemėrohesh,

mos harro i mėshirshėm tė jesh!

Teofania. Ardhja e Zotit

3 Prej Temanit do tė vijė Hyji,

Shenjti prej malit Paran.

Madhėria e tij e mbulon qiellin,

plot ėshtė toka me Lavdinė e tij!

4 Shkėlqimi i tij ėshtė porsi drita,

lėshojnė rreze duart e tija:

aty fshihet fuqia e tij!

5 Ecėn vdekja para tij,

gjurmėt e tija i ndjek murtaja!

6 Kur i Amshueshmi pėr rrugė niset,

nė kėmbė ngrihet, shikimin lėshon,

toka trandet, kodrat pėrkulen

e popujt poshtė bien!

7 I pashė ngushtė ēadrat e Kushanit,

dridhen tendat e dheut tė Madianit!

Luftimi i Zotit

8 Pse, a nė lumenj u hidhėrove, o Zot?

Zemėrimi yt kundėr lumenjsh,

zemėrimi yt, thua, kundėr detit,

qė po hipėn mbi kuajt e tu,

mbi karrocat e tua ngadhėnjyese?

9 Vrik e nxore harkun tėnd,

me shigjeta mbush kukurrėn tėnde! ‑ Pauzė

Me lumenj tokėn e ndan,

10 tė panė malet e i kapėn dhimbjet!

Derdhin retė shi me stuhi,

humnera lėshoi vigmėn e vet

e lart i ngriti duart e veta.

11 Diell e hėnė nė banesė tė vet ndryhen,

strukėn prej dritės sė shigjetave tė tua,

prej shkėlqimit tė heshtės sate vetėtuese!

12 Idhshėm tokės pash mė pash i bie,

me furi kombet i shtyp.

13 Dole popullin tėnd tė shpėtosh,

ta shpėtosh tė shuguruarin tėnd.

Kulmin e shtėpisė ia shembe tė patenzonit,

deri nė shkėmb ia zbulove themelet.

Pauzė

14 Me heshtė ia shpove prijėsin e ushtrisė

qė si stuhi erdhi tė mė shfarosė

e kėnaqeshin sikurse ai

qė e pėrpin fshehtas skamnorin.

15 Kuajve tė tu nėpėr det ua hape udhėn

nėpėr baltė tė ujėrave tė mėdha.

Pėrfundimi: frikė njerėzore e besim

nė Hyjin

16 Dėgjova e m’u dridh zemra,

nė atė zė m’u dridhėn buzėt.

Kalbėsira nė eshtra mė pėrshkohet,

Dhe mua mė dridhen kėmbėt.

Do tė pushoj kur dita e zezė

t’i vijė popullit qė mė pushton!

17 Fiku mė nuk do tė lulėzojė,

fryt nė hardhi mė nuk do tė ketė,

nuk do tė japė fruta ulliri,

nuk do tė japin ushqim arat,

zbrazėt do tė mbesė vatha pa dele,

nė katua gjedhi nuk do tė pėllasė!

18 Kurse unė do tė gėzoj nė Tenzonė,

do tė gėzoj nė Hyjin, Shėlbuesin tim!

19 Zoti Hyj ėshtė forca ime,

do tė m’i bėjė kėmbėt si tė kaprollit

e do tė mė ēojė nė malet e larta!

Pėr mjeshtrin e korit. Pėrcjellja: vegla muzikore me kordha.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Habakuku > Hyrje. Pėrlutje