Kapitujt

Sofonia: 2. Pėrfundim: grishje pėr kthim

2

1 Mblidhuni, bashkohuni,

o popull i padashur,

2 para se tė shpėrndaheni

e tė treteni porsi byku,

para se tė vijė mbi ju

hidhėrimi i zem’rimit tė Zotit,

para se tė vijė mbi ju

Dita e furisė sė Zotit!

3 Kėrkojeni Zotin,

tė gjithė ju, tė pėrvuajturit e tokės,

ju qė i kryeni urdhėrimet e tij!

Kėrkoni drejtėsinė, kėrkoni butėsinė,

qė disi tė mund tė fshiheni

Ditėn e zem’rimit tė Zotit!

II. KUNDĖR PAGANĖVE

Armiku nga perėndimi: filistenjtė

4 Ja, Gaza do tė mbesė e shkretė,

Askaloni do tė shkretohet,

Azoti nė mesditė do tė dėbohet,

Akaroni do tė ērrėnjoset!

5 Tė mjerėt ju qė banoni brezin e detit,

populli i Kretės!

Ja fjala e Zotit kundėr jush,

o Kanaan, tokė filistenjsh:

“Ashtu ty unė do tė t’rrafshoj

sa qė nė ty banorė s’do tė ketė!”

6 Brezi i detit po do tė bėhet,

mriz barinjsh e vathė bagėtish!

7 Brezi i detit do t’i takojė

Tepricės sė shtėpisė sė Judės:

aty do t’i kenė kullotat,

nė mbrėmje do tė kthejnė tė pushojnė

nė shtėpitė e Askalonit,

kur t’i shohė tė vijė Zoti Hyji i tyre

e ta pėrtėrijė fatin e tyre.

Armiku nga lindja: Moabi e Amoni

8 “Kam dėgjuar pėr fyerjen e Moabit,

e pėr tė sharat e Amonit,

kur e fyenė popullin tim

e u lėvduan pėr kufijtė e tyre!

9 Prandaj, pasha jetėn time

‑ thotė Zoti i Ushtrive,

Hyji i Izraelit ‑

Moabi Sodomė do tė bėhet,

bijtė e Amonit si Gomorra

pronė hallugash, grumbuj kripe,

shkretėtirė pėr jetė e mot!

Pre do t’i bėjė Teprica e popullit tim,

do t’i pronėsojė Teprica e popullit tim!

10 Ky do tė jetė ēmimi i krenarisė sė tyre,

sepse shanė edhe u krenuan

kundėr popullit tė Zotit tė Ushtrive.

11 I tmerrshėm do tė jetė Zoti kundėr tyre,

kur t’i zhdukė tė gjitha hyjnitė e tokės,

do tė pėrkulen para tij,

secili nė vendin e vet,

ishujt e tė gjitha kombeve!”

Armiku i jugut: Etiopia

12 “Po edhe ju, o etiopas,

do tė priteni prej shpatės sime!”

Armiku i veriut: Asyri

13 Kundėr veriut do ta ngrejė dorėn,

Asyrinė do ta shfarosė,

shkretėtirė do ta bėjė Ninivėn,

vend tė thatė porsi shkretėtirė.

14 Mes saj do tė mrizojnė grigjat,

gjithfarė lloji kafshėsh tė gjalla.

Pelikan e kukuvajkė

do tė pushojnė nė kapitele tė saj,

nė dritare do tė buēasė huti,

nė prag tė derės do tė krokasė korbi,

trau i cedrit pse i ra!

15 Ky ėshtė qyteti gazmues,

qė jetonte nė siguri,

qė thoshte nė zemrėn e vet:

‘Unė jam! Pėrveē meje tjetėr s’ka!’

Po si kėshtu u bė shkretėtirė,

strofull bishash?!

Pėrbri tij kushdo kalon

i fėrshėllen e i bėn me dorė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Sofonia > Pėrfundim: grishje pėr kthim