Kapitujt

Sofonia: 3. Kundėr drejtuesve tė kombit

3

1 Vaj pėr ty, qytet kryengritės,

i papastėr e i dhunshėm!

2 S’e dėgjoi thirrjen,

s’pranoi qortimin!

Nė Zotin nuk pati besim,

Hyjit tė vet nuk iu afrua!

3 Mes tij princat e tij

luanė ulėritės;

gjykatėsit bishė shkretėtire

qė asht s’ruajnė pėr mėngjes!

4 Profetėt e tij fjalėmėdhenj,

njerėz rrenacakė!

Priftėrinjtė e tij dhunojnė Shenjtėroren,

dhunė i bėjnė Ligjit!

5 Nė mes tė tij i drejtė ėshtė Zoti,

s’bėn paudhėsi;

ēdo mėngjes e dėfton tė drejtėn,

porsi dritėn qė kurrė s’mungon.

Por i paudhi s’di ē’ėshtė turpi!

Mėsimi i kombeve

6 “I shkallmova popujt,

i rrėnova pirgjet e tyre,

i shkretova udhėt e tyre:

askush nėpėr to s’kalon!

Ua shova tė gjitha qytetet,

kėshtu qė s’mbeti asnjė banues!

7 Mendova: Tani do tė mė duash,

do tė ma pranosh mėsimin!

S’do tė zhduken prej syve tė tyre

ndėshkimet qė unė ua solla!

Por jo! Shpejtuan t’i prishin

tė gjitha veprimet e veta!

8 Prandaj, mė prit ku je!

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

ditėn kur tė ngrihem paditės,

sepse vendosa tė bashkoj popujt

tok t’i mbledh mbretėritė,

qė ta zbraz mbi ta zemėrimin,

tėrė hidhėrimin e zemėrimit tim:

nė flakadanin e zellit tim

do tė pėrpihet toka mbarė!”

IV. PREMTIMET

Kthimi i popujve paganė

9 Atėherė popujve do t’ua bėj

buzėt e pastėrta,

qė tė gjithė tė thėrrasin emrin e Zotit

e krahakrahas t’i shėrbejnė!

10 Prej pėrtej lumenjve tė Etiopisė,

qė prej andej tė devotėshmit e mi,

bijtė e tė treturve tė mi,

dhuratė do tė mė sjellin!

Teprica e pėrvuajtur e Izraelit

11 “Po atė ditė turp mė s’do tė kesh

pėr asgjė qė ke vepruar

duke u ngritur kundėr meje,

sepse atėherė prej teje do tė largoj

fjalėmėdhenjtė, krenarėt e tu,

e s’do tė vazhdosh mė tė krenohesh

pėrmbi Malin tim tė shenjtė!

12 Do tė bėj nė mjedisin tėnd tė qėndrojė

populli i pėrvuajtur e i varfėr!

Nė emėr tė Zotit do tė kėrkojė strehim

Teprica e Izraelit.

13 Paudhėsi nuk do tė bėjnė mė,

rrena mė nuk do tė thonė,

nė gojė tė tyre s’do tė gjendet mė

gjuhė gėnjyese!

Por do tė kullosin e do tė mrizojnė

pa pasur kush t’i shqetėsojė!”

Psalme gėzimi pėr Sionin

14 Kėndo hareshėm, bija e Sionit,

thuaja gėzueshėm kėngės, o Izrael!

Gėzo e galdo me gjithė zemėr,

ti, bija e Jerusalemit!

15 E tėrhoq Zoti dėnimin tėnd,

i shpėrndau larg armiqtė e tu.

Mbret i Izraelit ėshtė Zoti mes teje,

s’ke pse mė ta druash tė keqen!

16 Jerusalemit atė ditė do t’i thuhet:

“Frikė aspak mos ki, Sion,

assesi tė mos mpaken duart!

17 Nė mesin tėnd ėshtė Zoti Hyji yt,

trim mbi trima Shpėtimtar!

Do tė galdojė pėr ty hareshėm,

i pėrmalluar nga dashuria,

do tė kėrcejė pėr ty me gėzim

18 porsi nė ditė feste.”

Kthimi i tė shpėrngulurve

“Do ta tres prej teje fatkeqėsinė

qė kurrė mė tė mos jesh poshtėruar.

19 Ja, unė vetė do t’ua tres farėn

tė gjithė atyre qė tė kanė pėrndjekur.

Nė atė kohė do ta shpėtoj ēalamanin,

do ta sjell tė humburėn.

Do t’u jap nder e emėr tė madh

nė ēdo vend ku qenė poshtėruar.

20 Po nė atė kohė unė do t’ju kthej,

po nė atė kohė do t’ju bashkoj,

do t’ju jap zė tė madh e nder

nė sy tė mbarė popujve tė tokės,

kur ta kryej ripėrtėritjen tuaj

‑ thotė Zoti ‑ po nė sytė tuaj!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Sofonia > Kundėr drejtuesve tė kombit