Kapitujt

Jona: 4. Zemėrimi i profetit e pėrgjigjja hyjnore

4

1 Jona u pikėllua shumė dhe u zemėrua.

2 Iu lut Zotit e tha: “Ah, o Zot, a nuk doli pikėrisht ashtu siē e mendoja unė, kur ende isha nė vendin tim? Kjo ishte arsyeja pse mendoja tė iki nė Tarsis! Sepse e dija mirė se ti je Hyj i butė e i mėshirshėm, zemėrgjerė e mėshirėmadh dhe se e fal tė keqen. 3 Tani, pra, o Zot, ma merr jetėn, po tė lutem, sepse pėr mua mė e mirė ėshtė vdekja se jeta.” 4 Zoti iu pėrgjigj: “A tė thotė mendja se e ke me tė drejtė tė hidhėrohesh kėshtu?”

5 Jona doli prej qytetit e zuri vend pėrballė, nė lindje tė qytetit. Punoi aty njė kasolle dhe u ul tė rrijė nėn hijen e saj pėr tė parė se ēka do tė ndodhė nė qytet. 6 Zoti Hyj bėri tė mbijė njė urth qė u rrit pėrmbi Jonėn pėr t’i bėrė hije mbi kokė e pėr ta shėruar nga pikėllimi i tij. Jona iu gėzua urthit me gėzim tepėr tė madh.

7 Por, tė nesėrmen, nė agim, Hyji ēoi njė krimb, i cili e breu urthin dhe urthi u tha. 8 Pastaj, kur u ēua lart dielli, Hyji bėri tė fryejė era e nxehtė lindore. Edhe dielli e goditi nė kokė Jonėn. Jona u mek, dėshiroi tė vdesė e tha:

“Mė mirė ėshtė pėr mua tė vdes se tė rroj!”

9 Hyji i tha Jonės: “A tė thotė mendja se ke tė drejtė tė hidhėrohesh pėr shkak tė urthit?” Iu pėrgjigj: “Po, kam tė drejtė tė zemėrohem deri nė vdekje!” 10 Zoti ia priti: “Ty po tė dhimbset urthi rreth tė cilit nuk u mundove aspak as nuk bėre asgjė qė tė rritet, i cili pėr njė natė mbiu e pėr njė natė u tha: 11 e unė tė mos e fal Ninivėn, qytetin e madh, nė tė cilin janė mė se njėqind e njėzet mijė njerėz, tė cilėt nuk dinė ta dallojnė tė djathtėn e vet nga e majta e vet dhe njė numėr i madh kafshėsh?”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jona > Zemėrimi i profetit e pėrgjigjja hyjnore