Kapitujt

Jona: 1. Jona kundėr dėrgimit tė vet

1

1 Fjala e Zotit i qe drejtuar Jonės, birit tė Amatit, e i tha: 2

“Ēohu e shko nė qytetin e madh tė Ninivės e prediko nė tė se fajėsia e tyre ka arritur deri tek unė.”

3 Jona u ēua pėr tė ikur nė Tarsis, larg prej Zotit. Zbriti nė Jope, gjeti njė anije qė udhėtonte pėr Tarsis, pagoi ēmimin e udhėtimit e hyri nė tė pėr tė shkuar me ta nė Tarsis, larg prej Zotit.

4 Por Zoti ēoi nė det njė erė tė madhe dhe nė det u ēua njė stuhi e madhe sa qė anija ishte nė rrezik tė copėtohej. 5 Detarėt i kapi frika e secili e thirrte nė ndihmė zotin e vet dhe, pėr ta lehtėsuar anijen, i hodhėn barrėt nė det. Ndėrkaq Jona ishte ulur nė fund tė anijes, kishte rėnė e po flinte me gjumė tė rėndė. 6 Kapiteni i anijes iu afrua e i tha: “Ēka? Ti po vdes nė gjumė!? Ēohu, thirre nė ndihmė Hyjin tėnd! Ndoshta Hyji mendon pėr ne e nuk mbytemi.” 7 Atėherė i thanė njėri‑tjetrit: “Ejani tė hedhim short e tė dimė pse na gjeti kjo e keqe.” Hodhėn short e shorti ra mbi Jonėn.

8 Atėherė i thanė: “Na trego pėr ē’shkak na erdhi kjo e keqe.

Cila ėshtė thirrja jote? Nga po vjen? Cili ėshtė vendi yt? Cilit popull i pėrket?” 9 Ai iu pėrgjigj: “Unė jam hebre, adhuroj Zotin, Hyjin e qiellit, i cili krijoi detin e tokėn.” 10 Njerėzit i kapi frikė e madhe e i thanė: “Pse bėre kėshtu!” E kishin marrė vesh se po ikte larg prej Zotit, madje edhe vetė u tregoi. 11 Ata e pyetėn: “Ēfarė tė bėjmė me ty qė tė qetėsohet deti?” Sepse deti vinte e trazohej gjithnjė e mė tepėr. 12 Ai u tha: “Mė kapni e mė hidhni nė det e deti do tė qetėsohet. Sepse e di mirė se kjo stuhi e madhe u ēua kundėr jush pėr shkakun tim.”

13 Njerėzit u jepnin rremave pėr t’u kthyer nė terik, por s’mundnin sepse deti tėrbohej edhe mė fort. 14 Atėherė iu lutėn Zotit e thanė: “Ah, o Zot, mos lejo tė vdesim pėr shkak tė jetės sė kėtij njeriu dhe mos na e ngarko gjakun e pafajshėm, sepse ti, o Zot, ke vepruar sikurse ke dashur!” 15 E kapėn Jonėn dhe e hodhėn nė det. Deti e qetėsoi furinė e vet. 16 Njerėzit i pushtoi njė frikė e madhe nga Zoti; i paraqitėn fli dhe i bėnė kushte Zotit.


Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jona > Jona kundėr dėrgimit tė vet