Kapitujt

Jona: 3. Kthimi i Ninivės e falja hyjnore

3

1 Fjala e Zotit i qe drejtuar Jonės tė dytėn herė. I tha:

2 “Ēohu, shko nė qytetin e madh tė Ninivės e kumtoju sa do tė tė them unė!” 3 Jona u ngrit e shkoi nė Ninivė sipas urdhrit tė Zotit.

E Niniva ishte qytet tepėr i madh: pėr ta pėrshkuar kėrkoheshin tri ditė udhė! 4 Jona kaloi nėpėr qytet njė ditė udhė. Predikoi kėshtu: “Edhe dyzet ditė e Niniva do tė rroposet!”

5 Ninivasit besuan nė Hyjin. Shpallėn agjėrim e u veshėn me grathore prej mė tė madhit e deri nė mė tė voglin. 6 I arriti lajmi edhe mbretit tė Ninivės. U ēua nga froni i vet, i hoqi petkat e veta, u vesh me thes e u ul nė pluhur. 7 Atėherė shpallėn nė Ninivė me urdhėr tė mbretit e tė tė mėdhenjve tė tij: “Njerėz e kafshė, tė mėdha e tė imėta, tė mos kėrkojnė gjė me gojė, as tė mos kullotin, as ujė tė mos pinė. 8 Njerėz e kafshė le tė mbulohen me thasė e Hyji le tė thirret nė ndihmė me tė gjitha fuqitė. Secili njeri le tė kthehet nga sjellja e vet e mbrapshtė e nga dhuna qė bėn. 9 Kush e di: ndoshta Hyji ndėrron mendimin, ka mėshirė e fal, e flak zemėrimit e vet e nuk sharrojmė.”

10 Hyji i pa veprat e tyre: kishin hequr dorė nga sjellja e tyre e keqe. Kėshtu Hyjit i erdhi keq pėr tė keqen, me tė cilėn i kishte kėrcėnuar se do t’ua ēojė dhe nuk ua ēoi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jona > Kthimi i Ninivės e falja hyjnore