Kapitujt

Amosi: 9. Vegimi i pestė: rrėnimi i Shenjtėrores

9

1 E pashė Zotin:

mbi lter rrinte e tha:

“Godite majėn e shtyllės,

pragjet le tė dridhen;

thėrmojua tė gjithėve kokat,

n’shpatė do ta pres atė qė do tė tė shpėtojė!

Asnjė prej tyre s’do t’ia dalė tė ikė,

kurrnjė prej tyre s’do tė shpėtojė!

2 Nė depėrtofshin edhe nė fund tė ferrit,

prej andej do t’i nxjerrė dora ime!

Po edhe nė qiell nė qoftė se ngjiten,

prej andej do t’i plandos!

3 E nė u fshehshin nė majėn e Karmelit,

do t’i gjej e do t’i kap;

e nėse prej syve tė mi do tė fshihen

nė fund tė detit,

do t’i urdhėroj Gjarprit

atje t’i hajė!

4 Nėse nė skllavėri shkojnė para armiqve tė vet,

do t’i urdhėroj shpatės t’i presė,

sytė e mi nuk do t’ua ndaj

jo pėr tė mirė, por pėr tė keqe tė tyre.”

Kėngė lavdi

5 Edhe Zoti Hyji i Ushtrive...

E prek tokėn e ajo lėkundet,

e gjithė gjindja mbulohet nė zi;

toka ngrihet mbarė porsi lumi,

bie porsi lumi i Egjiptit.

6 Ndenjėsen e vet nė qiell e ndėrton,

si kupė qiellin e vė mbi tokė,

u urdhėron ujėrave tė detit

e i shpėrndan mbi sipėrfaqe tė tokės,

‑ Zot Ai emrin e ka!

S’ka tagėr tė veēantė Izraeli

7 “Pse a s’jeni pėr mua, bij tė Izraelit,

porsi bijtė e etiopasve?”,

‑ thotė Zoti!

Pse, a s’bėra tė dalė Izraeli

nga dheu i Egjiptit,

porsi filistenjtė nga Kaftori

dhe syrianėt nga dheu Cir?

8 Ja, sytė e Zotit Hyj

janė tė drejtuar mbi mbretėrinė e mėkatit!

Do ta zhdukė prej faqes sė dheut.

Do tė sharrojnė vetėm mėkatarėt

“Megjithatė, s’do ta zhdukė

shtėpinė e Jakobit krejtėsisht

‑ ėshtė fjala e Zotit.

9 Ja, pra, unė do tė urdhėroj

tė tundet, mes kombesh, Izraeli,

sikur gruri tundet nė shoshė,

njė guralec pėr tokė nuk bie.

10 Prej shpatės do tė bien

tė gjithė mėkatarėt e pop’llit tim,

tė gjithė qė thonė: “E keqja s’do tė na afrohet,

s’do tė bjerė mbi ne!”

IV. PERSPEKTIVĖ RIPĖRTĖRITJEJE E FRYTSHMĖRI PARAJSORE

11 “ Po atė ditė,

do ta ngre kasollėn e Davidit

qė u rrėzua,

do t’i ndreq plasjet e saj,

e ēka u rrėzua nė tė, do ta ndėrtoj,

do ta ndreq si nė ditė tė dikurshme,

12 me qėllim qė tė pushtojnė

tepricėn e Edomit

dhe tė gjitha kombet

mbi tė cilat u thirr emri im

‑ thotė Zoti qė i zbaton kėto. ‑

13 Ja, po vijnė ditėt,

‑ thotė Zoti,

kur lavėrtari do ta zėrė korrtarin

e shtrydhėsi i rrushit farėhedhėsin:

musht do tė pikojnė malet

e do tė rrjedhin tė gjitha kodrat!

14 Do t’i kthej tė treturit nė skllavėri

tė popullit tim Izraelit;

do t’i rindėrtojnė qytetet e rrėnuara

e nė to do tė banojnė,

do tė mbėltojnė vreshta

e do ta pijnė verėn e tyre,

do tė punojnė kopshtet

e do t’i hanė prodhimet e tyre.

15 Do t’i ngulit nė truallin e tyre,

e s’do tė shpėrngulen mė

nga toka e tyre

qė ua dhurova!”,

‑ ėshtė fjala e Zoti

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Amosi > Vegimi i pestė: rrėnimi i Shenjtėrores