Kapitujt

Amosi: 3. Zgjedhje e ndėshkime

3

1 Dėgjojeni kėtė fjalė qė Zoti e tha nė

lidhje me ju, bijtė e Izraelit, dhe nė lidhje me tė gjitha vėllazėritė, qė i nxora nga dheu i Egjiptit. Thotė:

2 “Vetėm juve ju zgjodha

nga tė gjitha fiset e tokės,

prandaj do t’ju ndėshkoj

pėr tė gjitha fajėsitė tuaja.

S’mund t’i qėndrohet thirrjes profetike

3 A udhėtojnė, vallė, dy vetė sė bashku

po qe se nuk bien nė pėrkim?

4 Vallė, ulėrin nė pyll luani

po qe se pre nuk ka?

Lėshon zė luanthi nė strofull

nė qoftė se zėnė nuk ka asgjė?

5 A thua bie shpendi nė tokė

nė qoftė se hedhur s’i ėshtė laku?

A thua shkrehet nga toka kurthi

para se tė ketė zėnė ndonjė gjė?

6 Bie boria, vallė, nė qytet

e populli nuk kushtrimohet?

Fatkeqėsi thua vjen nė qytet

qė shkaktuar tė mos jetė prej Zotit?

7 Zoti Hyj nė tė vėrtetė gjė s’bėn

pa ua pasur zbuluar synimin

shėrbėtorėve tė vet, profetėve.

8 Ulėrin luani,

kush nuk trembet?

Foli Zoti Perėndi:

kush tė mos profetizojė?

Samaria e prishur do tė mbarojė

9 Lajmėroni nė pallate tė Asyrisė

e nė pallate tė dheut tė Egjiptit;

thoni: ‘Mblidhuni nė male tė Samarisė!’

Vėreni ē’pshtjellime janė nė tė,

sa tė dhunuar nė gjirin e saj!

10 Nuk dinė tė veprojnė me drejtėsi

‑ thotė Zoti,

grumbullojnė nė pallate tė veta

dhunė rrėmbime!”

11 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj:

“Armiku do tė rrethojė vendin;

do tė thyhet fuqia jote,

pre do tė bėhen pallatet e tua!”

12 Kėshtu thotė Zoti:

“Si i nxjerr bariu nga goja e luanit

dy kėrcinj o njė copė veshi,

kėshtu do tė shpėtojnė bijtė e Izraelit

qė banojnė nė Samari

nė kėnd tė shtratit

e nė shtrojė tė Damaskut.”

Kundėr Betelit e godinave tė bukura

13 “Dėgjoni e dėshmoni shtėpisė sė Jakobit

‑ thotė Zoti, Hyji i Ushtrive ‑

14 “Ditėn kur unė t’i ndėshkoj

keqbėrjet e Izraelit,

do tė ndėshkoj atė e lterėt e Betelit,

do tė kėputen brirėt e lterit,

pėr tokė do tė bien.

15 Do ta rrėnoj shtėpinė e dimėrimit

bashkė me shtėpinė e verimit,

do tė shemben shtėpitė e fildishta,

do tė zhduken shtėpitė e mėdha!”,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kundėr grave tė Samarisė

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Amosi > Zgjedhje e ndėshkime