Kapitujt

Amosi: 5. Vajtim mbi Izraelin

5

1 Dėgjojeni kėtė fjalė

qė po e ngre kundėr jush,

njė vajtim, shtėpi e Izraelit!

2 Ra e s’do tė ngrihet mė

virgjėra e Izraelit!

E pėrplasur ėshtė mbi truall tė vet

e askush s’mundet ta ngritė!

3 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj:

“Nė qytet nga dilnin njė mijė,

do tė mbesin vetėm njėqind;

e prej tė cilit njėqind dilnin,

vetėm dhjetė nė tė do tė mbesin

pėr shtėpinė e Izraelit.”

S’ka shėlbim pa kthim

4 Kėshtu i thotė Zoti shtėpisė sė Izraelit:

“Mė kėrkoni e do tė jetoni,

5 mos e kėrkoni Betelin,

nė Galgalė ruani se hyni,

mos shkoni nė Bersabé,

se Galgala do tė shkojė nė skllavėri

e Beteli do tė bėhet prapėsi!”

6 Kėrkoni Zotin e do tė jetoni!

Ndryshe do tė hyjė si zjarri

brenda shtėpisė sė Jozefit,

tė pėrlajė gjithēka e tė mos gjendet

kush ta fikė nė Betel!

7 Ata e shndėrrojnė tė drejtėn nė helm

e drejtėsinė pėrtokė e flakin!

Kėngė lavdi

8 Ai qė krijoi Shejzat e Orionin,

Ai qė terrin e kthen nė agim,

e ditėn e errėson nė natė,

Ai qė u urdhėron ujėrave tė detit

e i shpėrndan mbi faqe tė dheut:

emrin Ai Zot e ka!

9 E shfrenon rroposjen mbi tė fortin,

sjell rrėnimin mbi fortesė.

Kėrcėnime

10 Urrejnė qortuesin nė kuvend tė gjyqit,

e pėrbuzin atė qė flet tė vėrtetėn.

11 Pasi ju e shtypni tė ligshtin,

e ia merrni njė pjesė tė grurit,

shtėpitė, qė guri tė latuar ndėrtuat,

s’do t’i banoni,

prej vreshtash tė zgjedhura qė mbėltuat,

jo prej tyre verė s’do tė pini!

12 I di fajet tuaja tė shumta,

mėkatet tuaja tejet tė mėdha:

shtypni tė drejtin, merrni dhurata

i shtypni tė varfėrit nė log tė gjyqit.

13 Prandaj tė urtit nė kėtė kohė i duhet tė heshtė,

sepse ėshtė kohė vėrtet e keqe!

Nxitje

14 Kėrkoni tė mirėn e jo tė keqen

qė tė jetoni,

kėshtu qė me ju tė jetė, siē thoni,

Zoti, Hyji i Ushtrive.

15 Urrejeni tė keqen, duani tė mirėn

e rikthejeni nė gjykatore tė drejtėn,

ndoshta Zoti, Hyji i Ushtrive,

do tė ketė dhimbje pėr tepricė tė Jozefit.

Ndėshkimi shpejt

16 E prandaj kėshtu thotė Zoti,

Hyji i Ushtrive, Zotėruesi:

“Do tė vajtohet nė ēdo shesh,

nė ēdo rrugė do tė thuhet: ‘Mjerė, mjerė!’;

bujkun do ta ftojnė nė vajtim,

e tė vajtojnė atė qė dinė tė vajtojnė.

17 Vaj do tė bėhet nė ēdo vresht,

pėrmes teje do tė kaloj”,

‑ thotė Zoti.

Dita e Zotit

18 Vaj pėr ata qė dėsh’rojnė Dit’n e Zotit!

Ēfarė do tė jetė pėr ju Dita e Zotit?

Errėsirė do tė jetė e jo dritė!

19 Do tė jetė

si pėr atė qė i ikėn luanit

e has nė arushė,

hyn nė shtėpi

mbėshtetet me dorė mbi mur

dhe e ha gjarpri!

20 A s’do tė jetė ndoshta errėsirė

e jo dritė Dita e Zotit?

Terr i zi pa farė drite nė tė?

Kundėr hyjnderimit tė jashtėm

21 “I urrej, i pėrbuz festimet tuaja,

nuk u kėnaqem tė kremteve tuaja!

22 Po dhe nė mė kushtofshi fli shkrumbimi,

kushtimoret tuaja s’i pranoj,

as qė i shikon

flitė e majme pėr pajtim.

23 Ma largoni zhurmėn e kėngėve tuaja,

s’dua ta ndiej zėrin e lyrave tuaja!

24 Mė mirė tė rrjedhė si uji e drejta,

si lumi qė s’shter drejtėsia.

25 Fli e kushte mė kushtuat nė shkretėtirė

gjatė dyzet vjetėve, shtėpia e Izraelit?

26 Ju mbartėt Sakutin, mbretin tuaj,

e Kaivanin, figurat tuaja

‑ yllin e zotave tuaj qė i punuat vetė!

27 Pėrtej Damaskut do t’ju tres!”,

thotė Zoti

‑ Hyji i Ushtrive ėshtė emri i tij!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Amosi > Vajtim mbi Izraelin