Kapitujt

Vajtimet: 4. Vajtimi i katėrt

4

1 Ah si u vrugua ari,

si u prish ari i kulluar!

U shpėrderdhėn gurėt e shenjtė

qosheve tė tė gjitha udhėve!

Bet

2 Djelmoshat bujarė tė Sionit,

tė peshuar me ar tė kulluar,

u ēmuan porsi enė dheu

‑ vepėr e duarve tė poēarit!

Gimel

3 Der’ ēakejtė u japin sisėn

gji u japin klyshėve tė vet,

Bija e popullit tim, mizore,

porsi struci nė shkretėtirė!

Dalet

4 Ferishtes gjuha i ėshtė ngjitur

prej shkrumbit tė etjes pėr qiellzė,

vogėlushėt bukė kėrkojnė,

por s’ka kush t’ua ndajė!

He

5 Ata qė hanin haje tė shijshme,

vdesin udhėve;

ata qė nė purpur u rritėn,

zhgėrryhen nė pleh.

Vau

6 E Bijės sė popullit tim fajėsia

mė e madhe se mėkati i Sodomės

qė u rropos nė njė moment

pa u lodhur duar nė tė.

Zain

7 Djemtė e saj mė pastėr se bora,

e mė tė bardhė se qumėshti,

mė tė kuq se korali nė trup,

pamja e tyre si safiri,

Het

8 u nxinė nė f’tyrė mė se thėngjilli,

s’munden mė tė njihen nė rrugė;

lėkura e tyre u ngjit pėr eshtra,

u tha dhe u bė si e drunjtė.

Tet

9 Mė fatlumė prej shpatės tė prerėt

se tė vdekurit nga uria,

qė vdesin tė shqimur ngadalė

nga mungesa e frytit tė tokės.

Jod

10 Gratė e dhimbshme me duar tė veta

i kanė zier fėmijėt e vet,

u bėnė ushqimi i tyre

n’mjerim tė Bijės sė popullit tim.

Kaf

11 E kreu Zoti zemėrimit e vet,

e zbrazi furinė e vet,

flakė nė Sion zjarrin e ndezi

qė ia dogji edhe themelet.

Lamed

12 S’besonin mbretėrit e botės,

as banorėt e gjithėsisė

se armiku e kundėrshtari

Rruzalemit brenda i hyn,

Mem

13 pėr shkak tė mėkateve tė profetėve,

pėr faje tė priftėrinjve tė tij

qė derdhėn brenda nė Qytet

gjakun e njerėzve tė pafajshėm.

Nun

14 U endėn si tė verbėrit udhėve,

tė pėrdhosur me danga gjaku

sa qė askush s’mund t’i prekte

rrobat e tyre!

Sameh

15 “Larg! Je i ndytė!” ‑ u bėrtitnin:

“Tėrhiquni! Zhdukuni! Mos prekni!”

Iknin, endeshin; ndėr paganė thuhej:

“Tė mos guxojnė ndėr ne tė

banojnė!”

Fe

16 Fytyra e Zotit u dha rrugėt,

ai me sy mė s’i shikoi:

s’u shikua mė se kush ėshtė prift,

s’u shikua kush ėshtė plak!

Ain

17 Sytė tanė, ehu, seē u lėbyrėn

duke kėrkuar ndihmė, por kot!

Nga vrojtorja jonė shikojmė

drejt njė kombi qė s’mund tė na

shpėtojė.

Sade

18 Na i gjurmonin hapat tanė,

qė tė mos ecnim udhėve tona.

“E patėm! Na u shkurtuan ditėt,

sepse erdhi fundi ynė.”

Kof

19 Mė tė shpejtė qenė salvuesit tanė

se ē’janė shqiponjat e qiellit:

nėpėr male ata na ndoqėn,

na vunė n’shkretėtirė pusi.

Res

20 Fryma e gojės sonė, i Lyeri i Zotit,

u zu nė gropat e tyre,

pėr tė cilin thoshim: “Nėn hijen e tij

do tė jetojmė nė mes tė popujve.”

Sin

21 Gėzo e galdo, Bija e Edomit,

qė banon nė tokėn Us;

por dhe ty kelku do tė tė mbėrrijė,

do tė dehesh, zhveshur do tė

mbetesh!

Tau

22 T’u la faji, Bija e Sionit,

mė nuk do tė tė tresė nė mėrgim.

Bijė e Edomit, fajėsinė do ta

ndėshkojė Zoti,

pėr fushė do tė t’i qesė mėkatet!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Vajtimet > Vajtimi i katėrt