Kapitujt

Romakėve: 12. Jeta e re nė Krishtin

12

1 Po ju pėrbej me mėshirėn e Hyjit, o vėllezėr, ta kushtoni trupin tuaj fli tė gjallė, tė shenjtė e tė pėlqyeshme Hyjit ‑ porsi kultin tuaj shpirtėror. 2 Mos iu pėrshtatni parimeve tė shekullit, por shndėrrojeni e ripėrtėriteni mendjen tuaj, nė mėnyrė qė ta dalloni vullnetin e Hyjit: ēka ėshtė e mirė, ēka i pėlqen Atij, ēka ėshtė e pėrsosur.

3 Nė emėr tė hirit qė mė ėshtė dhėnė i them secilit prej jush: mos e ēmoni veten mė tepėr se duhet ta ēmoni, por vlerėsojeni veten me vlerėsim tė drejtė, secili sipas masės sė fesė qė ia dhuroi Hyji. 4 Sepse, sikurse nė njė trup kemi shumė gjymtyrė dhe tė gjitha gjymtyrėt nuk e kanė tė njėjtin funksion, 5 kėshtu edhe ne, edhe pse shumė, jemi njė trup i vetėm nė Krishtin e, secili prej nesh, gjymtyrė e njeri‑tjetrit. 6 Kemi dhurata tė ndryshme sipas hirit qė na u dha:

Nė qoftė dhurata e profecisė

‑ le tė ushtrohet nė pėrkim me fenė;

7 nė qoftė dhurata e shėrbimit

‑ le tė jetė nė shėrbim;

nė qoftė dhurata e dhėnies sė mėsimeve

‑ le tė japė mėsime;

8 nė qoftė dhurata e kėshillit

‑ le tė kėshillojė;

kush ndan

‑ le tė jetė bujar;

kush ėshtė i parė

‑ le tė jetė i kujdesshėm;

kush bėn vepra mėshire

‑ le t’i bėjė me gėzim!

Sjelljet e jetės sė krishterė

9 Dashuria le tė jetė e ēiltėr. Ikuni me urrejtje veprave tė kėqija e ndiqni veprat e mira! 10 Duajeni njėri‑tjetrin me dashuri vėllazėrore! Prijini njėri‑tjetrit duke nderuar shokun mė parė e mė tepėr! 11 Nė kujdesin ndaj tė tjerėve tė jeni tė shpejtė, nė shpirt tė nxehtė; Zotit shėrbejini! 12 Nė shpresė jini tė gėzueshėm, nė vėshtirėsi tė durueshėm, nė lutje tė qėndrueshėm! 13 Ndihmoni tė krishterėt qė kanė nevojė, ushtroni mikpritjen!

14 Bekojini salvuesit tuaj! Bekojini e mos i mallkoni! 15 Gėzohuni me ata qė gėzojnė, qani me ata qė qajnė! 16 Jini nė pėrkim me njėri‑tjetrin! Mos dėshironi nderime tė larta, pėrkundrazi t’ju tėrheqin ato tė pėrvuajturat! Mos ia mbushni mendjen vetes se jeni tė urtė! 17 Askujt mos ia ktheni tė keqen me tė keqe! Kini kujdes tė bėni mirė para tė gjithė njerėzve! 18 Nėse ėshtė e mundur ‑ aq sa varet prej jush ‑ jini nė paqe me tė gjithė njerėzit!

19 Mos u hakmerrni, o tė dashur, po lini vend tė veprojė hidhėrimi i Hyjit, sepse ėshtė nė Shkrimin e shenjtė: ‘Mua mė pėrket hakmarrja, unė do tė hakmerrem, ’ thotė Zoti. 20 Ti pėrkundrazi:

‘Nėse armiku yt ėshtė i uritur, jepi tė hajė,

nėse ėshtė i etur, jepi tė pijė!

Po bėre kėshtu,

gaca tė ndezura do tė grumbullosh mbi kokėn e tij!’

21 Mos lejo tė tė mundė e keqja, por ngadhėnje mbi tė keqen me vepra tė mira!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Jeta e re nė Krishtin