Kapitujt

Romakėve: 3. Askush nuk ėshtė i drejtė

3

1 Cila ėshtė, pra, pėrparėsia e judeut? Ose cila ėshtė vlera e rrethprerjes?

2 E madhe nė ēdo pikėpamje! Mė sė pari: [sepse] atyre u qenė besuar premtimet e Hyjit.

3 Po ēka tė thuhet atėherė, nė qoftė se disa prej tyre nuk ia mbajtėn besėn? A thua ndoshta pabesnikėria e tyre do ta hedhė poshtė besnikėrinė e Hyjit? 4 Prite Zot! Por duhet tė dėftohet se Hyji ėshtė besnik e ēdo njeri gėnjeshtar siē ėshtė nė Shkrimin e shenjtė:

‘Qė tė jesh i njohur pėr besnik ndaj fjalės sė dhėnė,

e tė dalėsh fitues kur tė jesh gjykuar.’

5 E ēka tė themi nėse pabesnikėria jonė vė nė pah drejtėsinė e Hyjit? A thua ėshtė i padrejtė Hyji kur shfren hidhėrimin? Po flas sipas logjikės sė njerėzve.

6 Prite Zot! Sepse, si atėherė Hyji do ta gjykojė botėn?

7 E nėse me anė tė gėnjeshtrės sime del nė pah e vėrteta e Hyjit pėr lavdinė e tij, pėrse atėherė unė do tė gjykohem si fajtor? 8 E atėherė pėrse: ‘tė mos bėjmė tė keqen qė tė vijė e mira’, si shpifin pėr ne disa gjasme ne mėsojmė ashtu?

Dėnimi i tė tillėve ėshtė i drejtė!

Askush nuk ėshtė i drejtė

9 Ēka atėherė? A kemi farė pėrparėsie? Kurrfare! E vėrtetuam mė parė: tė gjithė, hebrenj e grekė, janė nėn pushtetin e mėkatit, 10 siē thotė Shkrimi i shenjtė:

‘Nuk ka njeri tė drejtė, as vetėm njė.

11 Nuk ka njeri tė urtė,

nuk gjendet asnjė qė kėrkon Hyjin.

12Tė gjithė e lanė rrugėn, sė bashku u prishėn,

askush nuk bėn mirė ‑

asnjė nuk gjendet!

13 Fyti i tyre ėshtė varr i hapur,

me gjuhėt e tyre mbjellin gėnjeshtra,

nėn buzė kanė vrer shlligash;

14 goja e tyre ėshtė plot mallkime e hidhėrim,

15 kėmbėt u vrapojnė pėr tė derdhur gjak,

16 rrėnime e mjerime nė udhėn e tyre,

17 udhėn e paqes ata nuk e njohin.

18 Frikėn e Hyjit nuk e kanė parasysh.

19 E ne mirė e dimė se gjithēka thotė Ligji, e thotė pėr ata qė janė nėn Ligj, qė tė mbyllet ēdo gojė dhe mbarė bota tė jetė fajtore para Hyjit. 20 Prandaj, me vepra tė Ligjit askush s’do tė mund tė shfajėsohet para tij, sepse me anė tė Ligjit vetėm njihet mėkati.

Shfajėsimi i plotė me anė tė fesė

21 Tani veē, pavarėsisht nga Ligji, u dėftua vepra shėlbimtare e Hyjit, e dėshmuar prej Ligjit e prej Profetėve, 22 vepra shėlbimtare e Hyjit me anė tė fesė nė Jezu Krishtin pėr tė gjithė ata qė besojnė ‑ pa farė dallimi, 23 sepse tė gjithė mėkatuan dhe u pėrjashtuan nga lumturia e Hyjit ‑ 24 e me hirin e tij, tė gjithė e fituan falas drejtėsinė, nė saje tė shpėrblimit qė bėri Jezu Krishti. 25 Atė Hyji e caktoi tė jetė, nė saje tė fesė, fli pajtuese me anė tė gjakut tė vet. Deshi kėshtu tė tregojė drejtėsinė e vet, sepse i la pa ndėshkuar mėkatet e mėparshme nė kohėn e durimit tė vet ‑ 26 e nė kohėn e tashme e dėfton drejtėsinė e vet pėr tė qenė i drejtė e pėr tė shfajėsuar atė qė ėshtė nė fenė e Jezusit.

27 A ka, pra, arsye pėr t’u krenuar?

‑ Kurrsesi!

‑ Nė saje tė cilit Ligj? Nė saje tė veprave?

‑ Jo, por vetėm nė saje tė fesė! 28 Sepse ne mendojmė se njeriu shfajėsohet me anė tė fesė, pa veprat e Ligjit.

29 A thua Hyji ėshtė vetėm i hebrenjve? A nuk ėshtė gjithashtu edhe i paganėve?

‑ Po, edhe i paganėve! 30 Sepse ėshtė vetėm njė Hyj: ai do tė shfajėsojė tė rrethprerėt pėr arsye tė fesė e tė parrethprerėt me anė tė fesė. 31 A e zhvleftėsojmė me anė tė fesė Ligjin? Prite Zot! Pėrkundrazi, e pėrforcojmė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Askush nuk ėshtė i drejtė