Kapitujt

Romakėve: 10. Shėlbimi pėr tė gjithė njerėzit

10

1 Vėllezėr! Dėshira e zemrės sime dhe lutja qė ia drejtoj Hyjit ėshtė: qė tė shėlbohen. 2 Pėr tė vėrtetė, unė dėshmoj pėr ta: kanė zell pėr Hyjin, por mjerisht, jo nė kuptimin e vėrtetė, 3 sepse, duke mos e pranuar drejtėsinė qė vjen prej Hyjit e duke kėrkuar tė vendosin tė vetėn, nuk iu bindėn drejtėsisė sė Hyjit. 4 Sepse, ai qė i dha fund Ligjit tė Moisiut ėshtė Krishti ‑ pėr shenjtėrimin e secilit qė beson.

Shėlbimi pėr tė gjithė njerėzit

5 Vėrtet, Moisiu shkruan pėr drejtėsinė qė vjen nga Ligji: ‘Njeriu qė e zbaton do tė jetojė nė saje tė tij.’ 6 Kurse drejtėsia qė vjen nga feja thotė kėshtu: ‘Mos thuaj nė zemrėn tėnde: Kush do tė ngrihet nė qiell? ‑ d. m. th. pėr tė bėrė qė tė zbresė Krishti; 7 as: Kush do tė zbresė nė Nėntokė? ‑ d. m. th. pėr tė bėrė qė Krishti tė ngrihet prej tė vdekurish. 8 E ēka thotė, pra?

‘Afėr e ke fjalėn,

nė gojėn tėnde dhe nė zemrėn tėnde.’

d. m. th. fjalėn e fesė qė ne predikojmė.

9 Sepse, nė qoftė se me gojė e dėshmon se Jezusi ėshtė Zot dhe nė qoftė se nė zemrėn tėnde e beson se Hyji e ka ngjallur prej tė vdekurish, do tė shėlbohesh. 10 Pra, pėr tė fituar drejtėsinė duhet tė besosh nė zemėr e pėr tė fituar shėlbimin duhet ta dėshmosh fenė me gojė. 11 Sepse, Shkrimi i shenjtė thotė: ‘Kush beson nė Tė nuk do tė turpėrohet.’

12 Kėshtu, pra, nuk ka dallim mes hebreut e grekut: tė gjithė kanė vetėm njė Zot, tė pasur kundrejt atyre qė e thėrrasin nė ndihmė. 13 Sepse: ‘Kushdo ta thėrrasė Emrin e Zotit, do tė shėlbohet.’

14 Por, si do ta thėrrasin Atė, nė tė cilin nuk besuan? E si do tė besojnė nė Atė, pėr tė cilin nuk dėgjuan? Si do tė dėgjojnė, nėse ndokush nuk ua predikon? 15 E si do ta predikojnė pa qenė dėrguar? Kėshtu ėshtė nė Shkrimin e shenjtė:

‘Sa tė bukura janė kėmbėt

e atyre qė sjellin sihariq!’

16 Por tė gjithė nuk iu bindėn Ungjillit. Sepse Isaia thotė:

‘O Zot, e kush i besoi predikimit tonė?’

17 Kėshtu, pra, besimi vjen nga predikimi, e predikimi ėshtė shpallja e Fjalės sė Zotit.

18 Atėherė pyes: A nuk dėgjuan?

Po si jo! ‘Zėri i tyre mori mbarė dheun, e fjalėt e tyre arritėn deri nė skajet e botės.’

19 Prapė pyes: A thua Izraeli nuk e kuptoi?

I pari tha Moisiu:

‘Unė do t’ju bėj smirėzezė me anė tė njė populli qė s’ėshtė farė Populli,

do t’u ngacmoj me anė tė njė populli tė marrė.’

20 Pastaj Isaia guxon tė thotė edhe mė tepėr:

‘Mė gjetėn ata qė nuk mė kėrkuan,

u jam dėftuar atyre qė nuk mė pyetnin.’

21 E kėto fjalė ia drejton Izraelit:

‘Gjithė ditėn i shtriva duart e mia drejt Popullit qė nuk dėgjon por kundėrshton.’

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Shėlbimi pėr tė gjithė njerėzit