Kapitujt

Romakėve: 14. Mos i gjykoni vėllezėrit

14

1 Pranojeni nė bashkėsi atė qė s’ėshtė mjaft i fortė nė fe, por pa e qortuar pėr mendimet qė ka. 2 Dikush mendon se mund tė hajė ēdo gjė, ndėrsa i ligshti nė fe ha vetėm barishte. 3 Ai qė ha, mos ta pėrbuzė atė qė nuk ha; por, edhe ai qė nuk ha, mos ta gjykojė keq atė qė ha, sepse Hyji e ka pranuar pėr tė vetin. 4 Kush je ti qė guxon ta gjykosh shėrbėtorin e tjetrit? Si nė qėndroftė nė kėmbė, si nė u rrėzoftė, ėshtė puna e zotėrisė sė tij! Porse do tė qėndrojė sepse Zoti ėshtė i zoti t’ia japė dorėn, nė mėnyrė qė tė mos rrėzohet.

5 Dikush mendon se njė ditė ėshtė mė e rėndėsishme se njė tjetėr, kurse pėr njė tjetėr tė gjitha ditėt janė tė barabarta. Secili veē tė jetė plotėsisht i bindur pėr mendimin e vet! 6 Ai qė e ēmon njė ditė mė tė rėndėsishme se njė tjetėr, e bėn atė gjė pėr dashurinė e Zotit; po edhe ai qė ha, pėr dashurinė e Zotit ha: sepse e falėnderon Hyjin. Po edhe ai qė nuk ha, pėr dashurinė e Zotit nuk ha, dhe e falėnderon Hyjin.

7 Nė tė vėrtetė, asnjėri prej nesh nuk jeton pėr vete dhe asnjėri nuk vdes pėr vete. 8 E njėmend, nėse jetojmė, jetojmė pėr Zotin, e nėse vdesim, vdesim pėr Zotin. Nė qoftė se jetojmė e nė qoftė se vdesim ‑ jemi tė Zotit. 9 Pėr kėtė arsye Krishti vdiq dhe u ngjall qė tė jetė Zotėria i tė vdekurve e i tė gjallėve. 10 E ti, pse e gjykon vėllain tėnd? Pse ti e pėrbuz vėllain tėnd? Tė gjithė, pra, do tė qėndrojmė para gjykatores sė Hyjit! 11 Sepse Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Pasha jetėn time ‑ thotė Zoti ‑

para meje do tė pėrkulet ēdo gju

dhe ēdo gjuhė do ta lėvdojė Hyjin!’

12 Prandaj, secili prej nesh do t’i japė llogari Hyjit pėr vetvete.

Mos i shkandulloni vėllezėrit

13 Prandaj, mos ta gjykojmė mė njėri‑tjetrin, por mė mirė tė vendosemi qė tė mos i bėhemi vėllait rast mėkati ose shkandulli. 14 E di dhe jam plotėsisht i bindur nė Zotin Jezus: asnjė gjė nuk ėshtė nė vetvete i papastėr. Por njė gjė ėshtė i papastėr pėr atė qė e vlerėson pėr tė papastėr. 15 Por, nėse pėr arsye tė ngrėnies sė ndonjė ushqimi, trishtohet vėllai yt, ti nuk sillesh mė sipas udhės sė dashurisė. Mos e humb me ushqimin tėnd atė pėr tė cilin Krishti vdiq!

16 Mos bėni tė shahet liria juaj! 17 Sepse Mbretėria e Hyjit nuk ėshtė ēėshtje gjelle e pijeje, por ėshtė drejtėsi, paqe dhe gėzim nė Shpirtin Shenjt. 18 Kush, vėrtet, i shėrben kėshtu Krishtit, i pėlqen Hyjit dhe njerėzit e nderojnė. 19 Prandaj, tė mundohemi tė bėjmė tė pėrparojė paqja e t’i japim njėri‑tjetrit shembull tė mirė. 20 Mos e prish veprėn e Hyjit pėr shkak tė ushqimeve! Vėrtet, tė gjitha ushqimet janė tė pastra, por bėn keq ai qė, duke ngrėnė, shkandullon tjetrin. 21 Ėshtė mirė tė mos hash mish e tė mos pish verė e tė mos hash ndonjė gjė tjetėr qė mund ta shkandullojė vėllain tėnd. 22 Mbushmendjen tėnde mbaje ti pėr vete para Hyjit. I lumi ai qė nuk e dėnon vetveten, kur vendos ēka duhet zgjedhur. 23 Por ai qė ha duke dyshuar a ėshtė e lejushme apo jo, e ka dėnuar veten, sepse nuk vepron sipas bindjes. Ēdo gjė qė bėhet pa mbushmendje tė fesė, ėshtė mėkat.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Mos i gjykoni vėllezėrit