Kapitujt

Romakėve: 13. Nėnshtrimi pushtetit tė ligjshėm

13

1 Ēdo njeri le t’i nėnshtrohet autoritetit qė ka mbi vete. Sepse, nuk ka pushtet qė nuk vjen prej Hyjit: ato qė janė i ka vėnė Hyji. 2 Prandaj, ai qė i kundėrshton pushtetit, i kundėrshton rendit tė vendosur prej Hyjit; ata qė i kundėrshtojnė, dėnojnė vetveten. 3 Sepse eprorėt nuk kanė pse tė druhen kur veprohet mirė, por kur veprohet keq. A dėshiron tė mos e druash pushtetin? Bėj tė mirėn dhe do tė fitosh lėvdata prej pushtetit! 4

Sepse pushteti ėshtė shėrbėtor i Hyjit ‑ pėr tė mirėn tėnde. Pėrkundrazi, nėse bėn keq, trembu! Nuk e mbart kot shpatėn! Shėrbėtori i Hyjit ėshtė: shfren hidhėrimin e Hyjit nė atė qė bėn tė keqen. 5 Prandaj, duhet tė nėnshtrohemi, jo vetėm pėr shkak tė frikės sė ndėshkimit, por edhe pėr arsye tė ndėrgjegjes. 6 Po pėr kėtė arsye duhet tė paguani edhe tatimet: sepse ata qė merren me kėtė gjė janė nėpunėsit e Hyjit. 7 Jepni gjithkujt ēka i pėrket: tatimtarit tatimin, doganierit doganėn, atij qė ėshtė pėr t’u druajtur, drojėn, atij qė ėshtė pėr nderim, nderimin.

Dashuria vėllazėrore

8 Askujt tė mos i keni tjetėr detyrim, pėrveē detyrimit qė ta doni njėri‑tjetrin, sepse ai qė e do tjetrin, e ka plotėsuar Ligjin. 9 Sepse:

‘Mos bėj kurorėthyerje!

Mos vra!

Mos vidh!

Mos lakmo!’

e nėse ka edhe ndonjė tjetėr urdhėr ‑ ėshtė i pėrfshirė nė kėto fjalė: ‘Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten!’ 10 Dashuria nuk i bėn keq tė afėrmit. Dashuria, pra, ėshtė zbatimi i pėrsosur i Ligjit.

Po afrohet Dita e Krishtit

11 Aq mė tepėr pasi e dini kohėn nė tė cilėn jetojmė: tashmė ėshtė koha tė zgjoheni nga gjumi, sepse tani shpėtimin e kemi mė afėr se kur besuam. 12 Nata ka shkuar nė tė sosur e dita ėshtė afruar. Prandaj, t’i flakim larg veprat e errėsirės e tė ngjeshemi me armėt e dritės. 13 Tė ecim me nder, porsi ditėn, jo nė gosti e zdėrhallje, jo nė fėlligėshti e nė shfreni, jo nė grindje e nė smirė. 14 Por, vishuni me Jezu Krishtin Zot e nė kujdes pėr trupin, mos i kėnaqni prirjet e ulta.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Nėnshtrimi pushtetit tė ligjshėm