Kapitujt

Romakėve: 8. Shpirti i Hyjit jep jetėn

8

1 Nuk ka, pra, tani kurrfarė dėnimi pėr ata qė janė nė Jezu Krishtin. 2 Sepse, Ligji i Shpirtit Shenjt qė mė jep jetėn nė Jezu Krishtin, mė ēliroi nga ligji i mėkatit dhe i vdekjes. 3 Vėrtet, ēka ishte e pamundur pėr Ligjin ‑ sepse natyra e njeriut e bėnte tė paaftė ‑ e bėri Hyji: Ai dėrgoi Birin e vet nė gjendjen e trupit tė mėkatit, si fli pėr mėkatin dhe e dėnoi mėkatin nė trup, 4 nė mėnyrė qė drejtėsia, qė kėrkon Ligji, tė plotėsohet nė ne qė nuk jetojmė nėn ndikimin e trupit, por tė Shpirtit Shenjt.

5 E nė tė vėrtetė: ata qė jetojnė nėn ndikimin e trupit, jepen pas gjėrave tė trupit, e ata qė jetojnė nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt, jepen pas gjėrave shpirtėrore: 6 tė bėsh ēka dėshiron trupi, sjell vdekjen e tė bėsh ēka dėshiron Shpirti Shenjt, sjell jetėn e paqen. 7 Sepse, prirja e trupit ėshtė kundėr Hyjit: nuk i bindet Ligjit tė Hyjit, madje as nuk mundet. 8 Ata qė jetojnė nėn ndikimin e trupit, nuk mund t’i pėlqejnė Hyjit. 9 Ju nuk jeni nėn ndikimin e mishit, por nėn atė tė Shpirtit Shenjt, nė qoftė se Shpirti i Hyjit banon nė ju. Nėse ndokush nuk e ka Shpirtin e Krishtit, ai nuk i pėrket Atij. 10 E nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi ėshtė patjetėr i vdekur pėr shkak tė mėkatit e Shpirti ėshtė jetė pėr shkak tė drejtėsisė. 11 Nėse Shpirti i Atij qė e ngjalli nga tė vdekurit Jezusin banon nė ju, atėherė Ai qė ngjalli Krishtin prej tė vdekurve, do t’i japė jetė edhe trupit tuaj tė vdekshėm me anė tė Shpirtit tė vet qė banon nė ju.

12 Kėndej, o vėllezėr, ne kemi detyrim, por jo kundrejt mishit, qė tė jetojmė nėn ndikimin e mishit: 13 sepse, nė qoftė se jetoni sipas ndikimit tė mishit, do tė vdisni, por, pėrkundrazi, po qe se i bėni tė vdesin veprat e mishit nėn ndikimin e Shpirtit, atėherė do tė jetoni.

14 Sepse bijtė e Hyjit janė ata, tė cilėt i udhėheq Shpirti i Hyjit. 15 Ju veē nuk e keni marrė shpirtin qė bėn robėr nė mėnyrė qė pėrsėri tė trembeni, por keni marrė Shpirtin qė ju bėn bij tė adoptimit, nė saje tė tė cilit ne thėrrasim: Abba! O Atė! 16 Vetė Shpirti Shenjt dėshmon bashkė me shpirtin tonė se jemi fėmijėt e Hyjit. 17 E nėse jemi fėmijė ‑ atėherė jemi edhe trashėgimtarė, trashėgimtarė tė Hyjit e bashkėtrashėgimtarė me Krishtin, sikurse nė tė vėrtetė vuajmė bashkė me Tė, qė edhe tė lavdėrohemi bashkė me Tė.

Lumturia do tė vijė

18 Nė tė vėrtetė, unė mendoj se tė gjitha vuajtjet e tanishme nuk janė tė denja tė krahasohen me lumturinė e ardhshme qė do tė zbulohet nė ne. 19 E njėmend, edhe vetė krijesa me afsh e pret zbulimin e bijve tė Hyjit: 20 krijesa, nė tė vėrtetė, ėshtė e nėnshtruar kotėsisė ‑ jo pse do, por pėr arsye tė atij qė e nėnshtroi ‑ porse njėmend nė shpresė. 21 Sepse, edhe vetė krijesa do tė lirohet nga skllavėrimi i shkatėrrimit pėr tė pasur pjesė nė lirinė dhe lumturinė e bijve tė Hyjit. 22 Sepse e dimė: mbarė krijesa gjėmon dhe vuan nė dhimbjet e lindjes deri tani. 23 Dhe jo vetėm ajo! por, gjithashtu edhe ne, qė kemi frytet e para tė Shpirtit Shenjt, gjėmojmė nė vetvete, duke pritur adoptimin ‑ shpėrblimin e trupit tonė. 24 Vėrtet, kemi qenė shėlbuar, por nė shpresė. Porse shpresa qė shihet, nuk ėshtė shpresė. Sepse, ēka dikush e sheh, si mund ta shpresojė? 25 Nėse, pra, shpresojmė ēka nuk shohim, atė gjė e presim me qėndresė.

26 Kėshtu, pra, edhe Shpirti Shenjt na ndihmon nė paaftėsinė tonė, sepse ne nuk dimė as ēka tė kėrkojmė me lutje si duhet, por vetė Shpirti Shenjt lutet pėr ne me ofshamė tė patregueshme. 27 E Ai qė i njeh zemrat, e di dėshirėn e Shpirtit Shenjt ‑ se ai lutet pėr besimtarėt ashtu si do Hyji.

28 Ne e dimė se Hyji nė gjithēka bashkėpunon me ata qė e duan, me ata qė, me vendimin e tij, janė tė thirrur. 29 Sepse, ata tė cilėt i ka njohur qė mė parė, ata edhe i paracaktoi tė jenė tė ngjashėm me Birin e vet, kėshtu qė Biri i tij tė jetė vėllai i parė nė mes tė shumė vėllezėrve. 30 Ata qė i paracaktoi, ata edhe i grishi; ata qė i grishi, ata edhe i shfajėsoi, ata qė i shfajėsoi, ata edhe i lavdėroi.

Dashuria e Hyjit

31 Ēka, pra, tė themi tjetėr lidhur me kėtė? Nėse Hyji na pėrkrah, kush do tė jetė kundėr nesh? 32 Ai as Birin e vet nuk e kurseu, por e dorėzoi tė flijohet pėr tė gjithė ne, e si atėherė, bashkė me Tė, nuk do tė na japė ēdo gjė? 33 Kush do t’i padisė tė zgjedhurit e Hyjit? Hyji shfajėson! 34 Kush do tė dėnojė? Krishti [Jezus] vdiq, pėr mė tepėr edhe u ngjall! Ai qėndron nė tė djathtėn e Hyjit, ‑ Ai ndėrmjetėson pėr ne! 35 Kush do tė na ndajė prej dashurisė sė Krishtit? Vėshtirėsia? Ngushtica? Salvimi? Uria? Zhveshtėsia? Rreziku? Shpata? 36 Siē ėshtė nė Shkrimin e shenjtė: ‘Pėr shkak tėnd na vrasin si njė ditė pėr ditė, na ēmojnė porsi dele tė caktuara pėr t’u prerė.’ 37 E prapėseprapė, nė tė gjitha kėto, jemi mė tepėr se ngadhėnjyes, nė saje tė Atij qė na ka dashur.

38 Jam plotėsisht i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as e tashmja, as e ardhshmja, as fuqitė, 39 as forcat e lartėsisė, as ato tė humnerės, dhe asnjė krijesė tjetėr, nuk do tė mund tė na ndajė prej dashurisė sė Hyjit, qė na u dėftua nė Jezu Krishtin, Zotin tonė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Shpirti i Hyjit jep jetėn