Kapitujt

Romakėve: 11. Teprica e Izraelit

11

1 Pra, po pyes: A thua Hyji e pėrbuzi e vet?

Larg qoftė! Sepse edhe vetė jam izraelit, nga pasardhėsit e Abrahamit, prej fisit tė Beniaminit. 2 Hyji nuk e ka refuzuar e vet tė cilin e ka zgjedhur qė mė parė. Pse a nuk e dini ē’thotė Shkrimi i shenjtė nė atė vend ku Elia i ankohet Hyjit kundėr Izraelit? 3 “O Zot, i vranė profetėt e tu, i rrėnuan lterėt e tu; unė mbeta vetėm, po edhe mua kėrkojnė tė mė mbysin!” 4 E ēka iu pėrgjigj Hyji? ‘I lashė pėr vete shtatė mijė burra, tė cilėt nuk u gjunjėzuan para Baalit.’

5 Kėshtu edhe nė kohėn e tanishme ėshtė Teprica, qė Hyji e zgjodhi prej mirėsisė sė vet. 6 Nėse ėshtė nė saje tė hirit, nuk ėshtė sipas veprave, pėrndryshe hiri s’do tė ishte mė hir.

7 Ē’tė themi atėherė?

Ēka Izraeli kėrkon, nuk e fitoi; e fituan vetėm ata qė Hyji i zgjodhi. Tė tjerėt u verbuan, 8 siē ėshtė nė Shkrimin e shenjtė:

‘Hyji u dha shpirtin e molisjes,

sytė qė nuk shohin,

veshėt qė nuk dėgjojnė,

madje deri nė ditėn e sotme.’

9 Po edhe Davidi thotė.

‘Tryeza e tyre u bėftė pėr ta kurth e lak,

shkėmb rrėzimi e ndėshkim i drejtė!

10 U verbofshin sysh e mos pafshin;

kurrizin e tyre kėrruse pėrgjithmonė!’

Shėlbimi i paganėve

11 Pra, po pyes:

A thua u rrėzuan pėr t’u bjerrė pėr amshim?

Kurrsesi! Pėrkundrazi: me rėnien e tyre u erdhi shėlbimi paganėve qė hebrenjtė tė nxiten nė zili. 12 Tani, nė qoftė se rėnia e tyre ėshtė fitim pėr botėn e, nė qoftė se numri i pakėt i besimtarėve prej tyre, ėshtė fitim pėr paganėt, aq mė tepėr do tė jetė fitim kur tė kthehen tė gjithė!

13 E juve, o paganė, po ju them: unė si apostull i paganėve do tė jem i lumtur nė shėrbesėn time 14 nėse do t’i nxis nė xhelozi ata tė gjakut tim e nėse do tė mund tė shėlboj ndonjė prej tyre. 15 Sepse, nė qoftė se refuzimi i tyre ėshtė pajtim pėr botėn, ēka thua do tė jetė atėherė pranimi i tyre nė fe, nė qoftė se jo kalim prej vdekjes nė jetė?

16 Nė qoftė se mielli ėshtė i shenjtė, i shenjtė ėshtė edhe brumi; nė qoftė se rrėnja ėshtė e shenjtė, tė shenjta janė edhe degėt. 17 E nė qoftė se disa degė u thyen e ti, ulli i egėr, u shartove nė vend tė tyre e kėshtu u bėre pjesėtar i tė mirave tė rrėnjės e tė lėngut tė ullirit, 18 mos u mburr kundrejt degėve: po nėse tė shkon nė mend tė mburresh mos harro se nuk e mbart ti rrėnjėn, por rrėnja ty!

19 Por, ti do tė thuash patjetėr:

Degėt u thyen qė unė tė shartohem!

20 Po, mirė e ke! Ata, pse nuk besuan, u thyen, ti qėndron nė saje tė fesė. Mos u kreno, por druaj! 21 Sepse, nė qoftė se Hyji nuk i kurseu degėt natyrore, nuk do tė tė kursejė as ty! 22 Vėreje, pra, mirėsinė dhe ashpėrsinė e Hyjit! Ashpėrsinė kundrejt tė parėve e mirėsinė e Hyjit kundrejt teje, nėse madje do tė qėndrosh nė kėtė mirėsi, pėrndryshe edhe ti do tė pritesh. 23 Por edhe ata, nėse nuk do tė qėndrojnė nė mosbesim, do tė shartohen; sepse Hyji ka mundėsi t’i ngjesė pėrsėri. 24 Dhe njėmend, nėse ti, sipas natyrės ulli i egėr, i prerė dhe, jashtė natyrės, u shartove nė ulli tė butė, sa mė lehtė ata qė janė tė kėsaj natyre do tė mund tė shartohen nė ullirin e vet.

Kthimi i popullit tė Izarelit

25 Vėllezėr, ja njė fshehtėsi qė dua t’jua njoftoj qė tė mos e mbani veten pėr tė dijshėm: ngurrimi i njė pjese tė Izraelit zgjat derisa paganėt nė pėrgjithėsi tė kthehen. 26 Atėherė mbarė Izraeli do tė shėlbohet siē thotė Shkrimi i shenjtė:

‘Nga Sioni do tė vijė Ēliruesi,

ai do ta largojė mosbesimin prej Jakobit.

27 Dhe kjo do tė jetė Besėlidhja ime me ta

kur unė tė zhduk fajet e tyre.’

28 Nė lidhje me Ungjillin, ata janė armiq, por pėr tė mirėn tuaj; por, si popull i zgjedhur, janė tė dashur prej Hyjit pėr arsye tė etėrve, 29 sepse dhuratat dhe grishja e Hyjit nuk tėrhiqen.

30 Dhe njėmend, sikurse ju dikur nuk iu bindėt Hyjit, e tani, pėr shkak tė padėgjesės sė tyre, fituat mėshirėn, 31 ashtu edhe ata tani, pėr shkak tė mėshirės suaj, u bėnė tė padėgjueshėm, nė mėnyrė qė edhe ata ta fitojnė mėshirėn. 32 Pra, Hyji i ka ndryrė tė gjithė njerėzit nė padėgjesė, qė tė ketė mėshirė pėr tė gjithė.

33 O thellėsi e pasurisė, e urtisė dhe e dijes sė Hyjit! Sa tė pavėzhgueshme janė gjyqet e tij, sa tė pashqyrtueshme janė udhėt e tij!

34 E njėmend, ‘kush e njohu mendimin e Zotit?

Kush iu bė Atij kėshilltar?

35 Kush i dha Atij mė parė

qė tė jetė detyrė t’i kthehet?’

36 Sepse, gjithēka ėshtė, ėshtė prej Tij, nėpėr Tė dhe pėr Tė. Qoftė lavdėruar pėrgjithmonė e jetės! Amen!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Teprica e Izraelit