
Kapitujt

Jona: 2. Jona i shpëtuar
21 Zoti kishte bërë gati një peshk të madh për ta përpirë Jonën. Jona qëndroi në barkun e peshkut tri ditë e tri net. 2 Nga barku i peshkut Jona iu lut Zotit, Hyjit të vet, 3 e tha:
“Në ngushticën time e thirra në ndihmë Zotin
e ai më vështroi;
thirra në ndihmë nga gjiri i Nëntokës
e ma dëgjove britmën time.
4 Më flake në humnerë, në zemrën e detit,
e më rrethuan rrjedhat,
të gjitha rrymat e valët e tua
kaluan përmbi mua.
5 Mendja më thoshte: ‘Jam i flakur
larg syve të tu.
E, pra, prapë do ta kundroj
Tempullin tënd të shenjtë.
6 Më rrethuan ujërat deri në grykë,
më mbështolli humnera,
zunkthi u lidh rreth kresë sime!
7 Mbërrita deri në rrënjët e maleve,
shulat e tokës u mbyllën
pas meje për amshim,
por ti e nxore prej gropës jetën time,
o Zot, Hyji im!
8 Po atëherë kur në mua shpirti im u
ngushtua,
mendja vetiu më shkoi te Zoti,
lutja ime mbërriti te ti,
në Tempullin tënd të shenjtë.
9 Ata që adhurojnë idhuj të kotë,
vetvetes ia humbin hirin.
10 E unë me këngë lavdi
Ty do të t’kushtoj fli,
në vend do ta çoj kushtin që kam bërë.
Shëlbimi vjen prej Zotit.”
11 Zoti e urdhëron peshkun, .

Kapitujt
