Kapitujt

Nahumi: 3. qytet gjakėsor

3

1 Vaj pėr ty, qytet gjakėsor,

plot me rrena,

plot rrėmbime!

Prej teje s’do tė zhduket preja!

2 Fėrshėllejnė frushkujt,

rropatin rrotat,

tėrfullejnė kalorėsit,

3 shkėlqejnė shpatat,

ndriēojnė heshtat,

shumicė tė vrarėsh,

grumbuj tė vdekurish:

tė panumėrta janė kufomat,

nėpėr to haset nė thua!

4 Shkaku i kėtyre?

Fėlligėshtia e lavires,

e bukuroshes, joshėses, zanueses,

qė i ngashnjeu me lavirėsi tė vet popujt,

me shitime tė veta kombet!

5 “A mė prit! Ku je?

‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑

Do t’i ēoj petkat deri nė faqe,

para popujve para mbretėrive,

trupin tėnd do tė ta qes lakuriq!

6 Do tė tė mbulojė turp e turp,

do tė tė ēnderoj,

pėr poshtėrsi do tė bėhesh shembull.

7 E do tė ndodhė:

Kushdo tė tė shikojė

do tė mbesė shtang edhe do tė thotė:

“U rrėnua Niniva!

A do tė ketė kush dhimbje pėr ty?

Ku ta kėrkoj ngushėlluesin tėnd?”

Shembulli i Tebes

8 Pse a mė e mirė je se Noamoni

qė shtrihej pėrmbi lumenj?

I rrethuar gjithkah me ujė:

ledh mburojės pėrpara deti

e pėr mure mbrojtėse ujėrat!

9 Kśsi ishte forca e tij

e Egjipti qė s’ka kufi,

ndihmė i ishin futė edhe libianė!

10 Por edhe ai qe tretur nė mėrgim,

shkoi nė skllavėri.

Fėmijėt e tij qene shkapatur

nė udhėkryqe tė tė gjitha shesheve.

Mbi fisnikėt e tij short hodhėn,

iu mbėrthye nė pranga gjithė paria.

11 Edhe ti, pra, do tė trullosesh,

do tė pėrbuzesh

e prej armiqve

strehim do tė kėrkosh.

Niniva kot pėrgatitet pėr mbrojtje

12 Fortesat e tua janė si fiku

i ngarkuar me fiq tė lashtė:

posa tė shkundet

nė gojė i bien atij qė i ha!

13 Shiko popullin qė tė ka mbetur:

s’tė mbeti tjetėr pėrveē gra!

Dyert e vendit tėnd po hapen

dy kapakėsh pėr armiqtė e tu,

zjarri i pėrlau shulat e dyerve!

14 Nxirr ujė pėr rrethim,

forcoji mirė pirgjet e tua;

hyr nė baltė, shqelmo argjilėn,

merre kallėpin e tullave!

15 Aty zjarri do tė tė pėrpijė,

shpata farėn do tė ta tresė.

Dėrgimi i karkalecave

Shtohu, ani, porsi vemja,

shumohu si karkaleci.

16 Mė shumė bėre pėr vete tregtarė

se sa yjet e pėrhapur nė qiell,

17a Rojat e tua si karkaleci,

shemb kandrrash shkruesit e tu

qė kapen nė gardh

kur bėn tė ftohtė;

lindi dielli,

16b karkaleci e hoqi lėkurėn

e fluturoi:

17b fluturuan s’dihet se ku!

Vajtim i pėrmortshėm

18 O ti, mbreti i Asirisė,

i zuri gjumi barinjtė e tu,

po koten princat e tu,

populli yt u shpėrnda nė male,

burrė nuk ka qė t’i bashkojė!

19 Thyerja jote s’ka shėrim,

e pashėrueshme ėshtė plaga jote!

Kush dėgjon ē’thuhet pėr ty,

pėrmbi ty i rreh shuplakat.

E njėmend, kush s’e sprovoi

vazhdimisht egėrsinė tėnde?!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nahumi > qytet gjakėsor