Kapitujt

Nahumi: 2. Sulmi

2

1 Ja mbi male

kėmbėt e sihariqtarit,

tė atij qė paqen kumton.

Kremtoji, Judė, festat e tua,

kushtoji kushtet e tua.

sepse askurrė mė s’do tė vazhdojė

tė pėrshkohet n’pėr ty Beliali!

Mbaroi shqim!

RRĖNIMI I NINIVĖS

Sulmi

2 Kundėr teje po vjen shpartalluesi!

“Ruaj kalanė, vėzhgo udhėn, shtrėngo ijėt,

mblidhi tė gjitha fuqitė e tua!

3 Sepse Zoti po ia kthen nderin Jakobit

si madhėrinė e Izraelit!

Njėmend plaēkitėsit e kishin plaēkitur,

kėputur ua kishin shermendet!

4 Mburojat e trimave tė tij po skuqen,

tė ushtrisė petkat kuq prej gjakut,

rrathėt karrocave gacė u bėhen

kur bien nė luftė,

turfulojnė kalorėsit!

5 Furishėm karrocat udhės vrapojnė,

njėra me tjetrėn nė sheshe ndeshen,

pamja e tyre si rrufeja,

si vetėtima kėndej‑andej vrapojnė!

6 Trimi trimit i bėzan tė madhe,

nget secili udhės sė vet,

vrapojnė nė mure,

shqyti mbrojtės tashmė u vu!

7 U hapėn dyert e lumenjve,

tė dridhurat pallatin kapėn!

8 U zbulua Bukuroshja, u mor,

shėrbėtorėt e saj gjėmojnė

porsi pėllumbeshat

e rrahin parzmat!

9 Niniva u bė liqen i trazuar

prej tė cilit tretin ujėrat.

“Ndaluni! Zini vend!”

‑ por askush prapa nuk kthehet.

10 Merrni argjend! Rrėmbeni ar!

Fund nuk ka kamja e saj,

thesari me gjė tė paēmueshme!

11 Shpėrndarje, shkretim, shkatėrrim;

pėlcet zemra, gjunjtė lėshojnė,

s’mbetet ijė pėr pa u dridhė,

tė gjithėve faqet u ndėrrojnė ngjyrė!

Dėnimi i luanit tė Asurit

12 Ku ėshtė strofulli i luanėve?

Ku ėshtė shpella e zogjve tė luanėve,

ku luani i printe zogut tė vet

e askush ta trembė s’guxonte?

13 Zinte luani sa pėr zogj i duhej,

mbytte pėr luanesha tė veta.

Me pre i mbushi shpellat e veta,

me rrėmbime strofujt e vet!

14 “Ah, mė prit! Ku je!

‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑

Do t’i djeg qerret, tym do t’i bėj,

luanthėt e tu do t’i hajė shpata!

Do ta zhduk prej vendit prenė qė bėre,

do tė shuajė zėri i kasnecėve tė tu!”

Dėnimi i Ninivės

Kapitujt

Kapitujt