Kapitujt

Psalmet: 3. LIBRI III /PSALMET 73 89/

3

PSALMI 73 /72/

Drejtėsia e sprasme

1 Psalmi. I Asafit.

Sa i mirė ėshtė Hyji pėr njerėzit e drejtė,

Zoti ynė pėr ata qė janė tė pastėr nė zemėr.

2 E mua veēse nuk mė rrėshqitėn kėmbėt,

pėrpak sa nuk mė lėshuan kėmbėt,

3 sepse ua pata lakmi krenarėve

duke parė mirėqenien e keqbėrėsve.

4 Sepse pėr ta vuajtje nuk ka,

shėndoshė e plot dhjamė ėshtė trupi i tyre.

5 Nuk jetojnė nė vuajtjert tė vdekshmėve,

nuk i rreh frushkulli i vėshtirėsive tė njerėzve.

6 Prandaj edhe gjerdan pėr qafė e kanė madhėshtinė

e dhunėn pėr petk qė i mbulon.

7 Nga zemra e majme u kullon e keqja,

dhelpėritė u shpėrthejnė nga zemra.

8 Pėrqeshin e dijekeqas flasin,

me dhunė kėrcėnohen krenarisht prej sė larti.

9 Vėnė gojė edhe kundėr qiellit,

gjuha e tyre e pėrshkon dheun.

10 Prandaj lart e vendosin veten

dhe ujėrat e shumta nuk arrijnė tek ata.

11 Kėshtu edhe thonė: “Si mund ta dijė Hyji?

A mund tė dijė gjė i Tejetlarti”?

12 Ja, kėta janė mėkatarėt:

gjithmonė tė qetė e grumbullojnė pasuri.

13 Atėherė thashė: “Vallė kot e paskėsh ruajtur tė pastėr zemrėn time

dhe nė pafajėsi i lava duart e mia,

14 kot e frushkullova veten pėrditė

duke bėrė pendesė qė heret nė mėngjes”!

15 Tė kisha thėnė: “Do tė flas porsi ata”,

unė do ta tradhtoja fisin e bijve tė tu.

16 U mundova ta kuptoja kėtė gjė:

porse disi mjerisht sytė m’u morėn.

17 Derisa disi hyra nė shėnjtėroren e Hyjit:

atėherė pashė mbarimin e tyre.

18 Vėrtet i vė nė vend rrėshqitės,

i lejon tė shkojnė nė rrėnim.

19 Oh, sa me vrap mbaruan,

u zhdukėn, mjerimi i pėrpiu!

20 Po, sikurse ėndrra e atij qė zgjohet, o Zot,

kur tė zgjohesh e bėn asgjė fytyrėn e tyre.

21 Kur shpirtin e kisha tė trazuar,

mundohesha nė brendinė e zemrės sime,

22 isha i marrė e nuk kuptoja,

isha bėrė si bagėti para teje.

23 Por unė qė tani gjithmonė do tė jem me ty,

sepse mė more pėr dorėn time tė djathtė.

24 Ti do tė mė prish me kėshillėn tėnde

pėr tė mė marrė pastaj me lumturi.

25 Kė tjetėr veē teje kam unė nė qiell?

Edhe nė tokė s’dua tjetėrkėnd veē teje!

26 Ligėshtuar mė janė trupi dhe zemra:

ti je Hyji i zemrės sime, pjesa ime, Hyji i amshueshėm.

27 Po se do tė sharrojnė tė gjithė ata qė largohen prej teje,

ti zhduk tė gjithė ata qė tė tradhtojnė.

28 Kėnaqėsia ime ėshtė tė qėndroj nė praninė e Hyjit,

ta vė shpresėn nė Zotin, Hyjin tim,

qė t’i shpall tė gjitha veprat e tua

nė dyert e Qytetit Sion.

PSALMI 74 /73/

Vajtim pas plaēkitjes sė Tempullit

1 Poemė. E Asafit.

Pėrse, o Hyj, tė na pėrbuzėsh deri nė mbarim,

tė ndizet flakė zemėrimi yt kundėr deleve tė kullotės satė?

2 Tė tė bjerė nė mend bashkėsia jote qė e fitove qė nė fillim,

fisi qė e bėre pronė pėr vete

dhe mali Sion ku e vendose banesėn tėnde.

3 Drejtoji hapat e tu nga rrėnoja e pėrhershme,

‑ gjė s’la pa shkretuar armiku nė Shenjtėrore!

4 Armiqtė e tu ulėrijnė mes kuvendit tėnd,

i vunė shenjat e veta pėr shenja!

5 Na u dukėn si ata qė nė pyll tė dendur sjellin sakicė,

6 me sakica e sėpata i dėrmuan dyert e tija.

7 Me zjarr e dogjėn Shenjtėroren tėnde,

tė rrafshuar pėrdhe e dhunuan banesėn e Emrit tėnd.

8 Thanė nė zemrėn e vet: “T’i shfarosim tė gjithė sė bashku”!

I dogjėn tė gjitha vendet e shenjta nė vend!

9 Nuk i shohim me shenjat tona,

profet mė nuk ka,

dhe askush ndėr ne s’di se deri kur kėshtu...

10 Deri kur, o Hyj, do tė tė poshtėrojė armiku,

pėrgjithmonė do ta pėrbuzė armiku Emrin tėnd?

11 Pėrse e rrudh ti dorėn tėnde,

tė djathtėn tėnde pse po e mban nė ije?

12 E pra Hyji ėshtė mbreti ynė qė nga fillimi,

ai qė ēliron mbi tokė:

13 Ti me fuqinė tėnde detin e ndave,

u copėtove kokėn pėrbindėshave tė ujit.

14 Ia shtype kokėn Leviatanit,

ua dhe pėr ushqim pėrbindėshave tė detit!

15 Ti bėre tė rrjedhė burim e pėrrua,

ti thave lumenjtė e pashtershėm.

16 Jotja ėshtė dita, jotja ėshtė nata,

ti i krijove yjet edhe Diellin.

17 Ti i caktove kufijtė e Tokės,

ti i pėrftove verėn edhe dimrin.

18 Mos e harro kėtė:

armiku e vuri nė lojė Zotin,

njė popull i marrė pėrbuzi Emrin tėnd.

19 Mos ua jep bishave jetėn e atyre qė tė lavdėrojnė,

mos e harro kurrė jetėn e skamnorėve tė tu!

20 Shiko me mirėsi mbi Besėlidhjen tėnde,

sepse shpellat e vendit u bėnė banesa dhune.

21 Mos lejo qė i mjeri tė kthehet i turpėruar:

i vobekti dhe skamnori le ta lėvdojė Emrin tėnd!

22 Ēohu, o Hyj, mbroje ēėshtjen tėnde,

mos i harro poshtėrimet

qė i marri t’i bėn gjithė ditėn.

23 Mos e harro britmėn e armiqve tė tu:

rropama e kundėrshtarėve gjithnjė ngrihet tek ti.

PSALMI 75 /74/

Gjyqi i plotė dhe i gjithmbarshėm

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Mos shkatėrro...” Psalm.

I Asafit. Kėngė.

2 Do tė tė kėndojmė lavde, o Hyj,

do tė lavdėrojmė e do ta thėrrasim Emrin tėnd,

do t’i shpallim mrekullitė e tua.

3 “Kur unė tė caktoj kohėn

do tė gjykoj me drejtėsi.

4 Nė dashtė, le tė lėkundet toka

me tė gjithė banorėt e vet,

unė jam ai qė ia kam forcuar shtyllat.

5 U thashė krenarėve: “Mos u krenoni!”

edhe tė paudhėve: “Mos ēoni krye!

6 Mos e lartėsoni ashtu kokėn tuaj,

mos folni kundėr Hyjit poshtėrsi!”

7 As prej lindjes, as prej perėndimit,

as prej shkretėtirės nuk vjen lartėsimi,

8 sepse gjykatės ėshtė Hyji:

kėtė e pėrul e lartėson atė.

9 Sepse nė dorė tė Zotit ėshtė gota

plot verė shkumuese me dra pėrzier.

Prej saj ai jep tė pihet:

do ta pinė veē deri nė fundėrri mėkatarėt,

krejtėsisht do ta pinė deri edhe llumin”.

10 E unė do ta shpall pėrgjithmonė,

do t’i kėndoj Hyjit tė Jakobit.

11 “Kokėn do t’ua thyej tė gjithė keqbėrėsve,

kurse kokėn e tė drejtit do tė lartėsohet”;

PSALMI 76 /75/

Odė pėr nder tė Hyjit tė tmerrshėm

1 Mjeshtrit tė korit. Me vegla muzikore me korda. Psalm. I Asafit. Kėngė.

2 I njohur ėshtė Hyji nė Jude,

i madh ėshtė Emri i tij nė Izrael.

3 Nė Salem ėshtė tenda e tij,

vendbanimi i tij nė Sion.

4 Atje ai i theu shigjetat e harkut,

shqytin, shpatėn e luftėn.

5 Shkėlqen, o i Madhėrishėm,

mbi malet e presė!

6 Qenė rrėmbyer tė fortėt,

gjumi i kapi,

asnjė trim s’diti t’i pėrdorė duart e veta

7 nga kėrcėnimi yt, Hyji i Jakobit,

shtang mbetėn qerre e kalė!

8 Ti je i tmerrshėm e kush mund tė tė bėjė ballė?

Atėherė kur shfrenohet zemėrimi yt!

9 Nga qielli e jep vendimin gjykues;

Toka u trondit dhe heshti,

10 kur tė ngrihet Hyji nė gjyq

pėr t’i shpėtuar tė pėrvuajturit e dheut.

11 Tė goditurit nga zemėrimi yt tė lavdėrojnė,

tė shpėtuarit nga zemėrimi do tė tė bėjnė festė.

12 Bėni kushte dhe plotėsojani Zotit, Hyjit tuaj,

tė gjithė ju pėrreth tij jepni dhurata tė Tmerrshmit,

13 Atij qė ua merr frymėn princave,

qė ėshtė tmerr pėr mbretėrit e tokės.

PSALMI 77 /76/

Pėrsiatje mbi tė kaluarėn e Izraelit

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas Iditunit. I Asafit. Psalm.

2 Drejt Zotit e ngrita zėrin tim,

drejt Hyjit e ēova zėrin: Ai mė dėgjon.

3 Nė ditėt e vėshtira unė e kėrkoja Hyjin,

natėn drejt tij i lartėsoj duart e mia e nuk lodhem,

por shpirti im nuk gjen ngushėllim,

4 mė bie nė mend Hyji dhe ofshaj,

e kujtoj e mė pakėsohet fryma.

5 Hapur m’i mban qepallat e syve tė mi,

i tronditur jam e nuk mund tė flas.

6 Mendoj ditėt e kaluara,

mė bien nė mend vitet e lashta.

7 Mendoj natėn nė zemrėn time,

pėrsiat dhe shpirti im shqyrton:

8 Vallė, pėr amshim Hyji ka hequr dorė,

dhe kurrė, thua, mė s’do tė ketė mėshirė?

9 A thua pėrgjithmonė u zhduk mėshira e tij,

premtimi i tij mbaroi, vallė, pėrgjithmonė?

10 Ndoshta harroi Hyji tė ketė dhembje,

i zemėruar thua kufi i vuri mėshirės sė vet?

11 Dhe thashė: “Ja, plaga ime:

ėshtė shndėrruar e djathta e Tejetlartit”.

12 Nė mend me bien veprat e Zotit,

i kujtoj mrekullitė e tua qė prej fillimit.

13 Me mend i pėrbluaj tė gjitha veprat e tua,

meditoj mbi veprat e tua tė larta.

14 O Hyj, tė shenjta janė udhėt e tua,

cili hyj ėshtė i madh si Hyji ynė?

15 Vetėm ti je Hyji qė bėn mrekulli,

mbi popujt ti e tregove fuqinė tėnde.

16 Me tė dhjathtėn tėnde ti e shpėrbleve popullin tėnd,

bijtė e Jakobit e tė Jozefit.

17 Tė panė ujėrat, o Hyj,

tė panė ujėrat e u zmbrapsėn,

u trazuan deri edhe humnerat!

18 Riguan retė ujėra,

dhanė retė gjėmėt e veta

shigjetat e tua fluturuan!

19 Bubullima jote jehoi nė stuhi,

vetėtimat shndritėn rruzullin e tokės,

u tund toka dhe u trondit!

20 Nėpėr det udha jote, shtigjet e tua nėpėr ujėra tė mėdha,

gjurmėt e tua askush nuk i njeh.

21 Porsi grigjės i prive popullit tėnd,

me dorė tė Moisiut e tė Aronit.

PSALMI 78 /77/

Mėsimi qė jep historia e Izraelit

1 Poemė. E Asafit.

Dėgjoje me kujdes, populli im, mėsimin tim,

vėru vesh fjalėve tė gojės sime.

2 Po e hap gojėn time pėr tė mėsuar me shėmbėlltyra,

do t’ju tregoj fshehtėsi tė kohėve tė shkuara.

3 Ato qė dėgjuam e mėsuam,

ēka na treguan etėrit tanė,

4 nuk do t’i fshehim para fėmijėve tė tyre,

do t’i kalojmė gojė mė gojė nė breznitė e ardhshme

lavditė e Zotit e mrekullitė e tija,

veprat e bindshme qė ai bėri.

5 Ai e ngriti Dėshminė nė Jakobin,

dhe e vuri Ligjin nė Izrael,

qė ēfarė u urdhėroi etėrve tanė

ato t’ua shpallin fėmijėve tė vet,

6 qė breznia e ardhshme t’i ketė tė njohura,

qė fėmijėt qė tė lindin

t’ua tregojnė fėmijėve tė vet:

7 qė ta mbėshtetin shpresėn e vet nė Hyjin,

tė mos i harrojnė veprat e Hyjit

e t’i mbajnė urdhėrimet e tija.

8 E tė mos bėhen si etėrit e tyre

‑ brezni kryengritėse dhe e padėgjueshme,

brezni e paqėndrueshme nė zemėr

e me shpirt tė pabesė ndaj Hyjit.

9 Bijtė e Efraimit, luftėtarė me hark,

ditėn e pėrleshjes kthyen shpinėn e ikėn.

10 Nuk e mbrojtėn Besėlidhjen e Hyjit,

e nuk deshėn tė ecin udhėve tė tija.

11 I harruan veprat e tija,

mrekullitė e tija qė ua dėftoi.

12 Nė sy tė etėrve tė tyre bėri mrekulli,

nė tokėn e Egjiptit, nė fushėn Taneos.

13 E ndau detin dhe ata i kaloi,

i ndali ujėrat si tė ishin nė rrėshiq.

14 Ditėn u printe me re,

e gjithė natėn me zjarr ndriēues.

15 Nė shkretėtirė qetėn e plasi

dhe u dha tė pinė si nga humnera e pafund:

16 nga shkėmbi nxori pėrrenj,

bėri tė rrjedhė uji si lumė.

17 Por ata gjithnjė vazhduan tė mėkatojnė kundėr tij,

i kundėrshtuan tė Tejetlartit nė shkretėtirė,

18 Hyjin e tunduan nė zemrat e veta

duke kėrkuar ushqim pėr grykėsinė e vet.

19 Nynykatėn kundėr Hyjit e thanė:

“A ėshtė i zoti Hyji tė shtrojė tryezė nė shkretėtirė?”

20 “Ja, shkėmbit i ra e rrodhi ujė,

gurgulluan pėrrenjtė!

A mund tė japė edhe bukė e mish

pėr popullin e vet?”

21 Dėgjoi Zoti dhe u zemėrua,

zjarr u ndez kundėr Jakobit,

flakė u ndez hidhėrimi kundėr Izraelit,

22 sepse nuk besonin nė Hyjin,

nuk shpresonin nė shpėtimin e tij.

23 Kėshtu u urdhėroi reve prej sė larti,

i hapi pendėt e qiellit,

24 porsi shi e lėshoi manėn pėr ushqim,

u dha bukė nga qielli:

25 njeriu hėngri bukė engjėjsh,

u dha ushqim me mbushulli.

26 Pastaj nė qiell e zgjoi erėn e lindjes,

me pushtet tė vet bėri tė fryjė shiroku,

27 bėri tė bjerė mbi ta mish thuajse pluhur,

shpend me pupla porsi rėra e detit:

28 ranė mes zemėrimiės sė tyre,

pėrreth ēadrave tė tyre.

29 Hėngrėn dhe u ngopėn,

ua plotėsoi dėshirėn.

30 Ende plotėsisht nuk ishin ngirė,

ende ushqimin e kishin nė gojė,

31 kur ja, zemėrimi i Hyjit u ndez kundėr tyre,

i kositi me vdekje mė tė fortėt e tyre,

i vrau tė zgjedhurit e Izraelit.

32 Megjithatė ‑ vazhduan tė mėkatojnė

dhe nuk besuan nė veprat e mrekullueshme tė tijat.

33 Ditėt e tyre i zhduku si avullin,

vitet e tyre kaluan me ngutėsi.

34 Kur i vriste, atėherė e kėrkonin

e pėrsėri ktheheshin tek Hyji;

35 u binte nė mend se Hyji ėshtė strehimi i tyre,

Hyji i tejetlartė Shėlbuesi i tyre.

36 Porse prapė e gėnjenin me gojėn e tyre,

e rrenin me gjuhėn e vet:

37 zemra e tyre nuk ishte me tė,

besė nuk kishin nė Besėlidhjen e tij.

38 E Ai, i mėshirshėm, e falte fajin,

nė vend qė tė shkatėrronte,

shpeshherė e ndalte zemėrimin e vet

e nuk ndizej nė furinė e vet.

39 I binte nė mend se janė njerėz tė ligshtė

‑ avull qė shkon e nuk kthehet.

40 Sa herė e hidhėruan nė shkretėtirė,

sa herė e zemėruan nė vise tė pabanuara!

41 Prapė e prapė e ngacmonin Hyjin,

e trishtonin Shenjtin e Izraelit

42 duke mos e kujtuar dorėn e tij tė pushtetshme,

ditėn kur i shpėtoi nga armiku,

43 as mrekullitė qė i bėri nė Egjipt,

as veprat e mrekullueshme qė i bėri nė fushėn Taneos.

44 Kur lumenjtė i shndėrroi nė gjak

dhe pėrrenjtė e tyre qė tė mos mund tė piheshin.

45 Dėrgoi mbi ta gretha qė t’i thernin

dhe bretkosa qė t’i sosnin.

46 Tė korrat e tyre ua dha karkalecave,

vemjeve mundin e tyre.

47 Me breshėr ua rrėnoi vreshtat,

e me brymė manat e tyre.

48 Me breshėr ua shfarosi bagėtinė,

me rrufe ua vrau grigjat.

49 Lėshoi mbi ta zjarrin e zemėrimit tė vet,

hidhėrimin, urrejtjen dhe vuajtjet,

dėrgesė engjėjsh qė u sollėn tė keqen.

50 I rrafshoi udhėn zemėrimit tė vet,

nuk ua kurseu jetėn prej vdekjes,

jetėn e tyre nė dorė ia lėshoi kolerės.

51 I vrau tė gjithė tė parėlindurit e Egjiptit,

frytin e parė tė fuqisė sė tyre nė ēadrat e Kamit.

52 Porsi dele prej andej e nxori popullin e vet,

i priu porsi grigjės nėpėr shkretėtirė.

53 U printe me kujdes pa farė frike,

kurse armiqtė e tyre deti i kapėrdiu.

54 I ēoi nė Tokėn e vet tė shenjtė,

nė bjeshkėn qė pushtoi e djathta e tij.

55 Para tyre i dėboi paganėt,

tokėn e tyre me litar ua ndau pėr pronė,

nė ēadrat e tyre i vendosi fiset e Izraelit.

56 E ata prapė e ngacmuan dhe e hidhėruan Hyjin e tejetlartė,

nuk ia mbajtėn urdhėrimet e tija.

57 u shmangėn, nuk i mbajtėn besėn si etėrit e tyre,

u kthyen mbrapsht porsi harku i prishur.

58 E hidhėruan me lartėsirat e tyre,

dhe e ngacmuan me gdhendjen e idhujve.

59 Dėgjoi Hyji dhe u ndez nė hidhėrim,

pėr sė tepėrmi iu ndy Izraeli.

60 E lėshoi banesėn Silo,

tendėn ku banonte nė mes tė njerėzve.

61 Fuqinė e vet e la tė bjerė nė robėri,

nderin e vet nė duar tė armiqve.

62 Popullin e vet ia dorėzoi shpatės,

kundėr pronės sė vet u ndez tėrė hidhėrim.

63 Djelmoshat e tyre i pėrpiu zjarri,

vajzat e tyre s’patėn me kė tė martoheshin.

64 Ranė prej shpatės priftėrinjtė e tyre,

e vejushat e tyre nuk i vajtuan!

65 E u ngrit, si kush zgjohet nga gjumi, Zoti,

si luftėtari kur kllapia e verės e lėshon,

66 e t’u ra pas shpine armiqve,

i mposhti njė herė e pėrgjithmonė.

67 E pėrjashtoi tendėn e Jozefit,

nuk e zgjodhi fisin e Efraimit.

68 por zgjodhi fisin e Judės,

malin e Sionit qė e ka pėr zemėr.

69 Tė lartė si qiellin e ndėrtoi Shėnjtėroren,

porsi tokėn e themeloi pėr amshim.

70 Zgjodhi Davidin, shėrbėtorin e vet,

e hoqi nga grigjat e deleve,

71 prej pas delesh nėna atė e mori

tė kullotė Jakobin, popullin e vet,

Izraelin, trashėgimin e vet!

72 Ky i udhėhoqi me zemėr tė pėrsosur

dhe u priu me dorėn e vet tė vyer.

PSALMI 79 /78/

Vajtim kombėtar

1 Psalm. I Asafit.

O Hyj, e pushtuan paganėt pronėn tėnde,

e dhunuan Tempullin tėnd tė shenjtė,

Jerusalemin e bėnė njė grumbull rrėnojash!

2 Ua dhanė kufomat e shėrbėtorėve tė tu

pėr ushqim shpendėve tė qiellit,

mishin e shenjtėrve tė tu bishave tė malit.

3 Gjakun e tyre e derdhėn si ujė

pėrreth Jerusalemit e s’kishte kush t’i varroste!

4 U bėmė ēnderim ndėr sy tė fqinjėve tanė,

pėrqeshje e lojė pėr ata qė i kemi pėrreth.

5 Po deri kur, o Zot? A do tė rrish pėrgjithmonė i hidhėruar?

Do tė digjet si zjarri zemėrimi yt?

6 Shfreje hidhėrimin tėnd mbi paganėt qė nuk tė njohin,

mbi mbretėri, qė nuk tė thėrrasin nė ndihmė

7 se e pėrlanė Jakobin

dhe e shkatėrruan selinė e tij!

8 Mos i kujto fajet e etėrve tanė,

le tė na vijė nė ndihmė sa mė parė mėshira jote,

sepse jemi bėrė tepėr tė mjerė.

9 Na ndihmo, o Hyj, Shėlbuesi ynė,

pėr nder tė Emrit tėnd e na ēliro:

pashė nderin e Emrit tėnd na i fal fajet!

10 Pse tė thonė paganėt: “Ku ėshtė Hyji i tyre”?

Le ta pranojnė ndėr sy tanė paganėt

hakmarrjen e gjakut tė derdhur tė shėrbėtorėve tė t’u.

11 Le tė arrijė tek ti gjėma e tė robėruarve,

me fuqinė e krahut tėnd

shpėtoji tė dėnuarit me vdekje.

12 Mbi zemrėn e fqinjėve tanė ktheje shtatėfish

dhunėn qė ta bėnė ty, o Zot.

13 E ne, populli yt ‑ delet e kullotės sate,

do tė tė lavdėrojmė pėr amshim,

do ta shpallim nga brezi nė brez

lavdinė tėnde.

PSALMI 80 /79/

Lutje pėr ripėrtėritje tė Izraelit

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Lili i urdhrit”.

I Asafit. Psalm.

2 Dėgjo ti, o Bariu i Izraelit,

ti qė i prin Jozefit si grigjės,

ti, qė rri nė fron mbi kerubinė, shkėlqe

3 para Efraimit, Beniaminit e Manseut:

zgjoje pushtetin tėnd dhe eja nė ndihmė

pėr tė na shpėtuar!

4 O Hyj, deh, na pėrtėrij,

kthjelle fytyrėn tėnde e na shėlbo!

5 O Zot, Hyji i ushtrive, deri kur do tė hidhėrohesh

nė lutjen e popullit tėnd?

6 Deri kur do tė na ushqesh me bukė lotėsh,

e do tė na japėsh tė pimė ujė lotėsh me shumicė?

7 Na bėre shkak grindjeje pėr fqinjėt tanė

e armiqtė tanė po qeshen me ne.

8 O Hyj i ushtrive, deh, na pėrtėrij,

kthjelle fytyrėn tėnde e na shėlbo!

9 Vreshtin nga Egjipti e nxore

e, pėr ta mbjellė atė, paganėt i dėbove.

10 Tokėn ia pėrgatite,

lėshoi rrėnjė dhe e mbushi tokėn.

11 U mbuluan malet me hijen e tij,

me gema tė hardhisė u mbushėn cedrat e Hyjit,

12 pinjollėt e tij arritėn deri nė det,

shermendet i hodhi deri nė Lumė.

13 Gardhin pse ia theve

qė ta vjelė ēdo kalimtar?

14 E dėmtoi derri i egėr,

e kulloti ēdo egėrsirė.

15 Kthehu, Hyji i ushtrive,

shikoje nga qielli e shihe,

eja, shihe kėtė vreshtė

16 dili zot se ti vetė e mbolle:

djalit qė pėr vete e rrite.

17 Ata qė e dogjėn dhe e prenė

le tė sharrojnė prej kėrcėnimit tė fytyrės sate.

18 Dora jote qoftė mbi njeriun e tė djathtės sate,

mbi birin e njeriut qė pėr vete e rrite.

19 Kurrė mė nuk do tė largohemi prej teje:

na pėrtėrij e do ta thėrrasim Emrin tėnd.

20 O Zot, Hyji i ushtrive, deh ti, na pėrtėrij,

kthjelle fytyrėn tėnde e na shpėto!

PSALMI 81 /80/

Pėr tė kremten e Tendave

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Shtrydhėsit...” I Asafit.

2 Duartrokitni Hyjit, ndihmėtarit tonė,

brohoritni Hyjit tė Jakobit!

3 Le tė tingėllojė cetra, tė ushtojė tupani,

harpa e kėndshme e cetra tė jehojnė!

4 Le tė ushtojė boria e hėnės sė re,

nė hėnėn e plotė, ditėn e tė kremtės sonė!

5 Sepse kjo ėshtė ligj pėr Izraelin,

urdhėresė e dhėnė prej Hyjit tė Jakobit,

6 urdhėr qė iu dha Jozefit,

kur doli prej tokės sė Egjiptit.

Dėgjova njė zė qė s’e njihja:

7 “Nga barra krahėt ia ēlirova,

nga duart ia hoqa shportėn.

8 Nė ditė tė vėshtirė mė thirre e unė tė shpėtova,

tė jam pėrgjigjur i fshehur nė stuhi,

tė vura nė provė tek uji i Meribės.

9 Dėgjo, populli im, dua tė tė qortoj:

oh sikur tė mė dėgjoje, ti, o Izrael!

10 Pranė teje tjetėr zot tė mos kesh,

zot tė huaj mos adhuro!

11 Sepse unė Zoti jam Hyji yt,

unė qė tė nxora nga dheu i Egjiptit,

hape gojėn tėnde se dua ta mbush!

12 Por populli im s’e dėgjoi zėrin tim,

Izraeli nuk qe nė kujdes pėr mua.

13 Prandaj i lashė nė ngurtėsinė e zemrės sė tyre,

le tė jetojnė si u pėlqen atyre.

14 Po, sikur tė mė dėgjonte mua populli im,

sikur tė ecte Izraeli udhėve tė mia,

15 po, atėherė shpejt do t’i pėrulja armiqtė e tij,

do ta rėndoja dorėn mbi kundėrshtarėt e tij.

16 Armiqtė e Zotit do ta pėrkėdhelnin atė,

fati i tyre do tė ishte i vulosur pėr amshim.

17 Unė do t’i ushqeja me mė tė mirin grurė,

do t’i ngija me mjaltė tė nxjerrė nga shkėmbi”.

PSALMI 82 /81/

Kundėr princave paganė

1 Psalm. I Asafit.

Hyji u ngrit nė kuvendin hyjnor,

po gjykon mes hyjnorėve.

2 “Deri kur do tė gjykoni padrejtėsisht

e krah do t’u mbani tė paudhėve?

3 Dilni zot tė dobtit e tė mjerit,

jepjani tė drejtėn tė pėrvuajturit e skamnorit!

4 Lironi tė ndrydhurin e tė vobektin,

shpėtojeni prej thonjve tė tė paudhit”!

5 Por ata s’kuptojnė, vesh nuk marrin,

ecin nėpėr errėsirė;

po lėkunden tė gjitha themelet e tokės!

6 E pra, unė thashė: “Ju jeni zota,

bij tė Tejetlartit tė gjithė”!

7 Por tė gjithė do tė vdisni si njerėzit,

poshtė do tė bini si njė, ju, o princa!

8 Ngrihu, o Hyj, gjykoje tokėn,

sepse me tė drejtė je Pronari i tė gjitha kombeve!

PSALMI 83 /82/

Kundėr armiqve tė Izraelit

1 Kėngė. Psalm. I Asafit.

2 O Hyj, mos rri nė qetėsi, mos hesht,

as mos u pėrmbaj, o Perėndi!

3 Sepse, ja, armiqtė e tu po zhurmiten,

dhe ata qė tė urrejnė, po ēojnė kokė!

4 Trillojnė plane tė kėqija kundėr popullit tėnd,

kėshillohen kundėr tė mbrojturve prej teje.

5 Thonė: “Ejani t’ua tresim farėn,

tė mos jenė mė popull,

tė mos pėrmendet mė emri i Izraelit”!

6 Vėrtet janė bėrė njė mendje e vetme,

kundėr teje kanė bėrė besėlidhje:

7 tendat e idumeasve e ismaelitėt,

moabitėt e agarenėt,

8 Gebali, Amoni e Amaleku,

Filisteja me banorėt e Tirit,

9 Po ashtu edhe Asuri u bashkua me ta,

u bėnė ndihmėtarė tė bijve tė Lotit.

10 Bėjua dhe atyre si Madianit e Sisarės,

porsi Jabinit nė pėrroin e Cisonit,

11 qė u rrahuan vdekur nė Endor,

me kufoma e plehėruan tokėn.

12 Bėjua princave tė tyre si Orebit e Zebit,

si Zebeesė e Salmanasė, krerėve tė tyre

13 qė thanė:

“T’i pushtojmė kullotat e Hyjit”!

14 Hyji im, flaki ata nė shakullinė,

porsi bykun kur fryn stuhia!

15 Porsi zjarri qė e pėrpin pyllin,

porsi flaka qė i djeg bjeshkėt.

16 Po ashtu dėboji ata me furinė tėnde,

tmerroji ti me thėllimin tėnd!

17 Mbuloju fytyrėn me turp

qė ta kėrkojnė Emrin tėnd, o Zot.

18 Le tė skuqen e le tė turpėrohen pėrgjithmonė,

le t’i mbulojė turpi e le tė sharrojnė,

19 qė ta dinė se emri yt ėshtė Zot:

se je i Larti Perėndi mbi botėn mbarė.

PSALMI 84 /83/

Kėngė shtegtimi

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Shrydhėsit... ”. I bijve tė Koreut. Psalm.

2 Sa tė dashura janė banesat e tua,

o Zoti i rruzullimit!

3 Shpirti im shkrihet e meket

pėr pallatet e Zotit.

Zemra ime e trupi im

i brohoritin Hyjit tė gjallė.

4 Edhe trumcaku e gjen bunin e vet

edhe turtulli ēerdhen e vet

ku i vė zogjtė e vet:

e unė lterėt e tu, o Zoti i ushtrive,

Mbreti im e Hyji im!

5 Lum ata qė banojnė nė shtėpinė tėnde:

do tė tė lavdėrojnė pėr amshim.

6 Lum ai qė nė ty gjen forcėn

dhe vendos pėr shtegtim tė shenjtė.

7 Kur kalojnė nėpėr luginėn e thatė

e shndėrrojnė nė burim uji tė gjallė,

sepse shiu i mėngjesit e vesh me bekime.

8 Shtegtojnė e shtegtojnė gjithnjė e mė tė kėrthndeztė

derisa tė shohin Hyjin e hyjnive nė Sion.

9 O Zot, Hyji i ushtrive, dėgjo lutjen time,

mė vėshtro, o Hyji i Jakobit.

10 Shiko, o Hyj, Mbrojtėsi ynė,

shikoje fytyrėn e tė shuguruarit tėnd!

11 Vėrtet, mė e mirė ėshtė njė ditė nė Shtėpinė tėnde

se tė tjera me mijėra!

Parapėlqej tė qėndroj te pragu i Shtėpisė sė Hyjit tim,

mė tepėr se tė banoj nė tendat e mėkatarėve.

12 Sepse diell e shqyt ėshtė Zoti Hyj,

ai dhuron hirin e nderin.

Zoti nuk ua mohon tė mirat atyre

qė jetojnė tė pafajshėm.

13 O Zot Sabaot, lum njeriu qė shpreson nė ty!

PSALMI 85 /84/

Lutje pėr paqe

1 Mjeshtrit tė korit. I bijve tė Koreut. Psalm.

2 Pėrsėri e pėlqeve, o Zot, tokėn tėnde,

i riatdhesove tė humburit e Jakobit.

3 Ia fale fajet popullit tėnd,

i mbulove tė gjitha mėkatet e tyre.

4 I vure cak zemėrumit tėnd tė madh,

zure vend nga shfrimi i zemėrimit tėnd.

5 Na pėrtėrij, o Hyj, Shėlbuesi ynė,

largoje zemėrimin tėnd prej nesh.

6 A thua gjithmonė do tė jesh i hidhėruar me ne

e do ta shtrish hidhėrimin tėnd nga breznia nė brezni?

7 Pse a s’do tė kthehesh pėr tė na pėrtėrirė nė jetė

qė populli yt tė gėzohet nė ty?

8 Na e trego, o Zot, mėshirėn tėnde

e na jep shėlbimin tėnd!

9 Do tė dėgjoj ēka thotė Zoti Hyj,

ai premton paqe pėr popullin e vet,

pėr tė dashurit e vet e pėr ata qė me gjithė zemėr kthehen.

10 Shpėtimi i tij ėshtė afėr atyre qė e druajnė,

lavdia e tij do tė banojė nė vendin tonė.

11 Mėshira dhe e vėrteta do tė pėrpiqen,

drejtėsia e paqja do tė merren ngrykė.

12 E vėrteta do tė mbijė nga toka

e drejtėsia do tė shikojė prej qiellit.

13 Sepse Zoti ka pėr tė dhėnė ēdo tė mirė

edhe toka jonė do ta japė frytin e vet.

14 Drejtėsia do t’i shkojė pėrpara

dhe do t’u tregojė udhėn hapave tė tij.

PSALMI 86 /85/

Lutja nė vėshtirėsi

1 Lutje. E Davidit.

Ma vėr veshin, o Zot, e mė dėgjo,

sepse jam i mjerė e skamnor.

2 Ma ruaj shpirtin se jam i devotshmi yt,

Hyji im, shpėtoje shėrbėtorin tėnd qė shpreson nė ty.

3 Ki mėshirė pėr mua, o Zot,

se gjithė ditėn tė thėrras nė ndihmė.

4 Gėzoje shpirtin e shėrbėtorit tėnd,

sepse tek ti, o Zot, e lartėsoj shpirtin tim.

5 Sepse ti, o Zot, je i ėmbėl e i butė,

plot mėshirė pėr ata qė tė thėrrasin nė ndihmė.

6 Dėgjoje, o Zot, lutjen time,

vėshtroje zėrin e lutjes sime.

7 Nė ditė tė vėshtirė klitha tek ti

pse e di se ti mė dėgjon.

8 Nuk ka hyjni qė tė pėrngjan ty, o Zot,

asgjė s’mund tė matet me veprat e tua.

9 Tė gjithė paganėt prej teje tė krijuar,

do tė vijnė e do tė tė adhurojnė, o Zot,

dhe do tė madhėrojnė Emrin tėnd,

10 sepse ti je i madhėrueshėm e bėn mrekulli,

ti je i vetmi Hyj.

11 Ma mėso, o Zot, udhėn tėnde,

qė tė eci sipas drejtėsisė sate,

mėsoje zemrėn time ta nderojė Emrin tėnd.

12 Do tė tė falėnderoj, o Zot, Hyji im,

me gjithė zemrėn time,

pėr amshim do ta madhėroj Emrin tėnd.

13 Sepse e madhe ėshtė mėshira jote mbi mua,

ti e nxore shpirtin tim nga thellėsia e Nėntokės.

14 O Hyj, krenarėt u ēuan peshė kundėr meje,

njė grumbull tė marrėsh ma helmuan jetėn

e pėr ty nuk janė kujdes.

15 Por ti, o Zot, Hyj i mėshirshėm e i dhimbshėm,

i ngadalshėm nė zemėrim, plot dashuri e durim,

16 shiko mbi mua e ki mėshirė pėr mua,

jepi fuqi shėrbėtorit tėnd

dhe shpėtoje birin e shėrbėtores sate.

17 Bėj pėr mua njė shenjė mirėsie,

qė tė shohin urryesit e mi e tė turpėrohen

se ti, o Zot, mė ndihmon e mė ngushėllon.

PSALMI 87 /86/

Sioni, nėna e tė gjithė popujve

1 I bijve tė Koreut. Psalm. Kėngė.

Themelet e tija janė mbi malet e shenjta,

2 Zoti i do mė shumė dyert e Sionit

se tė gjitha banesat e Jakobit.

3 Gjėra tė mrekullueshme fliten pėr ty,

o Qyteti i Hyjit!

4 “Po pėrmend Rahabin e Babiloninė

ndėr ato qė mė njohin;

ja, Filisteja, Tiri e Etiopia

‑ edhe ato lindėn atje.”

5 Pėr Sionin do tė thuhet: “Tė gjithė nė tė lindėn,

sepse e forcoi vetė i Tejetlarti!”

6 Zoti do tė shkruajė nė librin e popujve:

“Kėta lindėn atje!”

7 Dhe duke hequr valle do tė kėndojnė:

“Tė gjitha burimet e mia janė nė ty!”

PSALMI 88 /87/

Lutje nė ditėn e ngushticės sė madhe

1 Kėngė. Psalm. I bijve tė Koreut. Mjeshtrit tė korit.

Me melodi: “Sėmundja”. Kėngė mėsimi. E Eman Ezrahitit.

2 O Zot, Hyji i shpėtimit tim,

ditė e natė jap kushtrim para teje.

3 Le tė mbėrrijė te ti lutja ime,

vėru vesh dėnesave tė mia.

4 Sepse shpirti im ėshtė plot me vuajtje,

jeta ime ėshtė nė grykėn e varrit;

5 po mė mbajnė me ata qė zbresin nė gropė,

jam porsi ai pėr tė cilin s’ka mė ndihmė:

6 i lirė si ata qė vdiqėn,

porsi tė vrarėt qė pushojnė nė varre,

tė cilėt ti mė nuk i kujton,

qė janė shkėputur nga dora jote.

7 Mė plandose nė shpellė pa fund,

nė errėsirė e nė hijen e vdekjes.

8 Zemėrimi yt rėndon mbi mua,

valėt e tua i hodhe mbi mua.

9 Prej meje i largove tė njohurit e mi,

pėr ta mė bėre tė jem i neveritshėm,

jam i mbyllur, jashtė s’mund tė dal,

10 prej mjerimit sytė e mi po shteren.

Gjithė ditėn nė ndihmė tė thėrras, o Zot,

duart e mia drejt teje i shtrij.

11 Vallė pėr tė vdekur bėn ti mrekulli?

A thua hijet ngrihen pėr tė lėvduar?

12 Flet ndokush pėr mirėsinė tėnde nė varr,

pėr besėn tėnde nė vendin e shkatėrrimit?

13 Nė errėsirė njihen mrekullitė e tua,

nė vend tė harresės drejtėsia jote?

14 E unė, o Zot, prej teje kėrkoj ndihmė,

lutja ime nė mėngjes mbėrrin para teje.

15 Pse, o Zot, e pėrbuz shpirtin tim?

Pėrse fytyrėn tėnde e fsheh para meje?

16 I mjerė jam dhe vdes qė prej fėmijėrisė sime,

mė kėputi barra e tmerrimeve tė tua.

17 Pėrmbi mua kaluan hidhėrimet e tua,

pėrdhe mė shtruan provat e tua!

18 Mė kanė rrethuar pa pushim si uji,

grumbullohen mbi mua njėheresh.

19 M’i largove miq e tė afėrm,

bėj shoqėri veē me errėsirėn.

PSALMI 89 /88/

Himn e lutje Hyjit besnik

1 Poemė. E Etan Ezrahitit.

2 Dashurinė e Zotit gjithmonė do tė kėndoj,

brez pas brezi goja ime

do tė shpallė besnikėrinė tėnde.

3 Sepse the: “Hiri im qėndron pėr amshim”,

nė qiell ėshtė e themeluar besnikėria jote!

4 “Bėra besėlidhje me tė zgjedhurin tim,

i jam betuar Davidit, shėrbėtorit tim:

5 Farėn tėnde do ta ruaj pėr amshim,

froni yt do tė qėndrojė brez pas brezi.”

6 Qiejt i kėndojnė veprat e tua, o Zot,

kuvendi i shenjtėrve besnikėrinė tėnde!

7 E kush ndėr re ėshtė i barabartė me Zotin?

Kush ėshtė i ngjashėm ndėr zota me Zotin?

8 I tmerrshėm ėshtė Hyji nė kuvendin e shenjtėrve,

i madh e i pėrfrigueshėm mbi tė gjithė

ata qė i rrinė pėrreth.

9 O Zot, Hyji i ushtrive, kush ėshtė si ti?

I pushtetshėm je, o Zot, e besnikėria tė rrethon!

10 Ti zotėron krenarinė e detit,

ua ul kokėn valėve tė tėrbuara.

11 Ti e copėtove Rahabin dhe e shqelmove,

me krah tė fuqishėm armiqtė i shpėrndave.

12 Yti ėshtė qielli, jotja ėshtė toka,

ti e krijove tokėn dhe gjithēka ajo pėrmban.

13 Veriun e jugun ti i krijove,

Tabori e Hermoni i brohoritin Emrit tėnd.

14 Krahu yt ėshtė plot fuqi,

e fortė ėshtė dora jote, e lartėsuar e djathta jote!

15 Drejtėsia dhe e drejta janė themeli i fronit tėnd,

dashuria dhe e vėrteta gjithkund tė shkojnė pėrpara.

16 Lum ai popull qė di tė brohoritė,

qė ecėn nė dritėn e fytyrės sate, o Zot!

17 Pėrherė do tė gėzojė nė Emėrin tėnd,

e do tė mburret nė drejtėsinė tėnde.

18 Sepse ti je stolia e fuqisė sė tyre

e me hirin tėnd rritet fuqia jonė.

19 Sepse i Zotit ėshtė shqyti ynė,

mbreti ynė i Shenjtit tė Izraelit!

20 Dikur, nė njė vėgim, fole me miqtė e tu

e u the:

“Trimit tė trimit ia dhashė ndihmėn time,

e lartėsova njė djalosh nga populli.

21 Gjeta Davidin, shėrbėtorin tim,

e leva me vajin tim tė shenjtė.

22 Dora ime gjithmonė do tė jetė me tė,

dhe krahu im pėrherė do ta kėrthndezė.

23 Armiku askurrė nuk do tė ngadhėnjejė mbi tė,

i paudhi nuk do tė mund ta ndrydhė.

24 Unė do t’i thyej para tij armiqtė e tij,

do t’i shfarosė kundėrshtarėt e tij.

25 Besa ime dhe mėshira ime do tė jenė me tė,

nė saje tė Emrit tim do t’i rritet pushteti.

26 Dorėn e tij do ta shtrij mbi det,

tė djathtėn e tij pėrmbi lumenj.

27 Ai do tė mė thėrrasė: ‘Ati im,

Hyji im, Qeta e shpėtimit tim!’,

28 kurse unė do ta bėj tė Parėlindurin tim,

mė tė madhin ndėr mbretėrit e tokės.

29 Pėr tė gjithmonė do ta ruaj mėshirėn,

Besėlidhjen me tė kurrė s’do ta thyej.

30 Trashėgiminė e tij do ta bėj tė amshueshme,

fronin e tij porsi ditėt e qiellit.

31 Nėse bijtė e tij e lėnė Ligjin tim,

e nė mos ecshin ligjeve tė mia,

32 po nuk zbatuan vendimet e mia,

po i shkelėn urdhėrimet e mia,

33 me thupėr do t’i ndėshkoj mėkatet e tyre,

me frushkull tė rreptė paudhėsitė e tyre.

34 Por nuk do ta kėpus dashurinė me tė

as nuk do ta prish besnikėrinė time.

35 Nuk do ta thyej besėlidhjen time

as s’do t’i zhbėj premtimet e mia.

36 Njė herė u pėrbetova me shenjtėrinė time:

‘Askurrė Davidin nuk do ta lė nė gėnjeshtėr!’

37 Fara e tij do tė qėndrojė pėr amshim,

froni i tij para meje si dielli,

38 do tė qėndrojė pėr amshim si hėna,

dėshmitare besnike mbi re”.

39 Por tani e flake dhe e pėrbuze,

u zemėrove kundėr tė shuguruarit tėnd.

40 E prishe Besėlidhjen me shėrbėtorin tėnd,

nė llum e hodhe kezėn e tij.

41 I rrėnove tė gjitha muret e tija,

rrėnoja tė frikshme kėshtjellat e tija.

42 Pre po e bėjnė gjithsa udhės kalojnė,

pėr tė gjithė fqinjėt u bė i neveritshėm.

43 E lartėsove tė djathtėn e armiqve tė tij,

i gėzove tė gjithė armiqtė e tij.

44 Tykė ia bėre tehun e shpatės sė tij,

e nuk deshe nė luftė t’i jepje ndihmė.

45 I dhe fund shkėlqimit tė tij,

e pėrdhe fronin ia rrėzove.

46 Ia shkurtove ditėt e rinisė,

e mbulove me poshtėrim e turp.

47 Po deri kur, o Zot, do tė fshihesh kėshtu,

flakė do tė ndizet hidhėrimi yt?

48 Tė tė bjerė nė mend sa e shkurtėr ėshtė jeta ime!

Vallė, thua kot i krijove njerėzit?

49 Kush i gjallė vdekjen s’do ta shohė,

prej Nėntokės kush do ta shpėtojė jetėn?

50 Ku janė, Zot, mėshirat e dikurshme tė tuat

qė me be ia premtove Davidit?

51 Tė shėrbėtorėve tė tu, Zot, kujto ēnderimin;

nė zemėr e mbaj poshtėrimin e paganėve,

52 qė na bėnė armiqtė e tu, o Zot,

ēnderojnė gjurmėt e tė shuguruarit tėnd.

53 Qoftė bekuar Zoti pėr amshim. Amen! Amen!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Psalmet > LIBRI III /PSALMET 73 89/