Kapitujt

Ruti: 2. Ruta nė arat e Boozit

2

1 Noemia kishte njė kushėri nga ana e burrit. Ky ishte njeri i pasur dhe burrė i mirė. Quhej Booz. 2 Atėherė Ruta moabite po i thotė vjehrrės sė vet: “Nėse mė lejon, po shkoj nė ara pėr tė mbledhur kallėza qė u bien korrėtarėve, ku tė mė lejojė bujaria e tė zotit tė shtėpisė.” Ajo iu pėrgjigj: “Shko, bija ime”!

3 Shkoi, pra, e po mblidhte kallėza pas korrėtarėve. Fati e deshi qė toka tė ishte prona e njėrit qė quhej Booz e ishte kushėri i Elimelekut. 4 Dhe, ja, ai vetė erdhi prej Betlehemit e i pėrshėndeti korrėtarėt: “Zoti me ju”. Ata iu pėrgjigjėn: “Zoti tė bekoftė”. 5 Atėherė Boozi i tha djaloshit qė mbikėqyrte korrėtarėt: “E kujt ėshtė kjo vajzė”? 6 Ai iu pėrgjigj: “Kjo ėshtė moabitja qė erdhi me Noeminė prej dheut tė Moabit. 7 Bėri lutje qė tė mblidhte kallėzat qė mbeten pas korrėtarėve. Qė nga mėngjesi e deri tani qėndron nė kėmbė nė arė dhe vetėm tani po pushon njė ēast”.

8 Atėherė Boozi i tha Rutės: “Dėgjo, bijė! Mos shko tė mbledhėsh kallėza nė ara tė tjera dhe mos iu ndaj kėtij vendi, por qėndro pas vajzave tė mia. 9 Vėr mendjen: ku tė shkojnė ato qė tė korrin, shko edhe ti pas tyre. Unė u urdhėrova djelmoshave tė tė mos trazojė kush. Kur tė tė marrė etja, shko e pi ujė prej rrėshiqave qė t’i kenė mbushur djelmoshat”. 10 Ajo atėherė ra me fytyrė pėrdhe, u pėrkul me nderim e tha: “Nga e kam kėtė nder qė tė gjej hir para syve tė tu e tė kujdesesh pėr mua qė jam njė grua prej njė vendi tė huaj”? 11 Por ai iu pėrgjigj: “Mė kanė treguar gjithēka ke bėrė pėr vjehrrėn tėnde pas vdekjes sė burrit tėnd dhe si i ke lėnė prindėrit e tu e vendin ku ke lindur, dhe ke ardhur nė njė popull qė nuk e ke njohur mė parė. 12 Tė shpėrbleftė Zoti pėr veprėn qė ke bėrė e marrsh shpėrblimin e plotė prej Zotit, Hyjit tė Izraelit, tek i cili erdhe dhe nėn krahė tė tė cilit u strehove”. 13 Ajo tha‑: “Oh, sikur t’u pėlqeja gjithmonė syve tė tu, imzot! Ti mė ngushėllove dhe i dhe guxim shėrbėtores sate, megjithėse nuk jam as si cilado ndėr shėrbėtoret e tua”.

14 Kur u bė koha e drekės, Boozi i tha: “Eja kėtu e ha bukė dhe ngjyje kafshatėn tėnde nė uthull!” Ajo u ul pėrbri korrėtarėve, i dha kaēamak me miell elbi. Hėngri e u ngi dhe i mblodhi tepricat. 15 Atėherė u ngrit dhe mblodhi kallėza. Boozi u urdhėroi shėrbėtorėve tė vet: “Le tė mbledhė edhe ndėrmjet duajve e mos ia ndaloni. 16 Madje lėrini edhe ju vetė t’ju bien kallinj edhe nga duajt qė t’i mbledhė dhe mos ia ndaloni tė mbledhė”.

17 Kėshtu mblodhi nė arė deri nė mbrėmje. Sa mblodhi, i shiu me thupėr: i doli gati njė masė efi elb /d. m. th. tri koshiqe/.

18 E ngarkoi dhe e ēoi nė qytet dhe ia tregoi vjehrrės sa kishte mbledhur. Pastaj nxori edhe sa i kishte tepruar prej ushqimit dhe ia dha.

19 Atėherė i tha e vjehrra: “Ku ke mbledhur sot? Ku ke punuar? Qoftė bekuar ai qė pati dhėmbshuri pėr ty”! Ajo i tregoi te kush kishte punuar e tha: “Ai njeri quhet Booz”. 20 Atėherė Noemia i tha: “Pastė bekim prej Zotit, sepse i paska nderuar tė gjallėt e tė vdekurit.” Pastaj shtoi: “Ai njeri ka njė lidhje gjaku me ne; njė prej atyre qė kanė tė drejtėn e trashėgimit”. 21 Ruta vazhdoi: “Ai edhe mė urdhėroi qė tė shkoj gjithnjė me korrėtarėt e tij derisa t’i mbledhin tė gjitha tė korrat”. 22 E vjehrra i tha: “Mė mirė ėshtė, bija ime, qė tė shkosh me shėrbėtoret e tija nė tė korra qė tė tė mos ndodhė ndonjė ngatėrresė nė ndonjė arė tė tjetėrkujt”.

23 Kėshtu, pra, u shkoi pas korrėtareve tė Boozit derisa u krye korrja e elbit dhe e grurit. Dhe vazhdoi tė banonte me vjehrrėn e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ruti > Ruta nė arat e Boozit