Kapitujt

Joeli: 3. Ndikimi i shpirtit

3

1 E pas kėtyre:

Do ta ndikoj Shpirtin tim

mbi ēdo njeri

e do tė bėhen profetė bijtė e bijat tuaja,

pleqtė tuaj ėndrra do tė shohin,

djelmoshat tuaj do tė kenė vegime.

2 Madje edhe mbi skllevėr tė mi ‑ burra e gra,

nė ato ditė do ta ndikoj Shpirtin tim.

3 Do tė bėj shenja tė bindshme nė qiell e nė tokė:

gjak e zjarr e shtylla tymi!

4 Dielli do tė kthehet nė terr

e hėna nė gjak

para se tė vijė dita e Zotit

e madhe dhe e tmerrshme!

5 Do tė ndodhė:

Gjithkush qė ta thėrrasė emrin e Zotit

do tė shėlbohet,

sepse shpėtimi do tė jetė

nė Malin Sion e nė Jerusalem

‑ sikurse tha Zotynė ‑

e ndėr tė mbeturit gjallė ata

qė Zoti t’i thėrrasė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Joeli > Ndikimi i shpirtit