Kapitujt

Hebrenjve: 10. Feja

10

1 Feja ėshtė njė mėnyrė tė pasuri tė gjėrave qė shpresohen, mjet tė njihen gjėrat qė nuk shihen. 2 Nė fuqi tė saj, madje, tė parėt tanė fituan njė dėshmi tė mirė.

3 Me anė tė fesė e dimė se botėrat u trajtuan prej fjalės sė Hyjit, nė mėnyrė qė ēka shihet u pėrftua nga ato qė nuk shihen.

4 Me anė tė fesė Abeli i kushtoi Hyjit fli mė tė mirė se Kaini. Me anė tė saj mori dėshminė se ėshtė i drejtė - Hyji u dha dėshmi dhuratave tė tij - dhe, me anė tė saj, edhe pse i vdekur, ende flet.

5 Me anė tė fesė Henoku u ndėrrua vendit qė tė mos e shohė vdekjen dhe mė nuk u gjet, sepse Hyji i ndėrroi vend. E njėmend, para mbartjes mori dėshminė se i kishte pėlqyer Hyjit. 6 Por pa fe nuk ėshtė e mundshme t’i pėlqehet Hyjit, sepse ai qė i afrohet duhet tė besojė se Hyji ėshtė dhe se i shpėrblen ata qė e kėrkojnė.

7 Me anė tė fesė Noehi, i mėsuar prej Hyjit pėr gjėra qė ende nuk shiheshin, i bindur nė shpirt, e punoi arkėn pėr shpėrtimin e familjes sė vet; me anė tė sė cilės e dėnoi botėn dhe u bė trashėgimtari i drejtėsisė qė vjen nga feja.

8 Me anė tė fesė Abrahami, kur qe grishur, dėgjoi tė ēohet dhe tė niset drejt vendit qė do ta fitonte nė trashėgim; e la vendin edhe pse nuk dinte se ku do tė shkonte. 9 Me anė tė fesė erdhi tė banojė nė tokėn e premtuar si nė tokėn e huaj dhe jetoi nėn tenda me Izakun dhe me Jakobin, bashkėtrashėgimtarėt e tė njėjtit premtim, 10 sepse priste Qytetin me themele tė palėkundshme, arkitekti dhe ndėrtuesi i tė cilit ėshtė Hyji.

11 Me anė tė fesė - edhe vetė Sara beronjė - fitoi mundėsinė tė bėhej nėnė - megjithėse i kishte kaluar mosha - sepse e mbante besnik Atė qė i dha premtimin. 12 Kėndej, prej njė njeriu - dhe ai gati i vdekur, lindi njė shumicė e madhe porsi yjet nė qiell dhe rėra e panumėrueshme nė bregun e detit.

13 Tė gjithė kėta vdiqėn nė fe pa marrė ēka u qe premtuar. Ata vetėm e vėrejtėn prej sė largu dhe e pėrshėndetėn duke pranuar se janė tė huaj dhe udhėtarė pėrmbi tokė. 14 Vėrtet, ata qė flasin kėshtu, dėftojnė qartė se kėrkojnė atdheun. 15 Patjetėr, po tė kishin menduar pėr atdheun prej tė cilit dolėn, do tė kishin pasur kohė tė ktheheshin. 16 Por, tashti, ata dėshirojnė njė atdhe mė tė mirė - d. m. th. atmen qiellore. Pėr kėtė arsye Hyjit nuk i vjen turp tė quhet Hyji i tyre: vėrtet, Ai ua ka bėrė gati Qytetin.

17 Me anė tė fesė, Abrahami, i vėnė nė provė, e flijoi Izakun. Flijonte djalin e vetėm ai qė kishte marrė premtimin, 18 tė cilit i qe thėnė: »Pasardhėsit e tu do tė rrjedhin prej Izakut«, 19 plotėsisht i bindur se Hyji mund tė ngjallė edhe tė vdekurit. Prandaj edhe e rifitoi - dhe qe njė shėmbėlltyrė.

20 Me anė tė fesė Izaku bekoi Jakobin dhe Ezaun pikėrisht nė vėshtrim tė gjėrave qė kishin pėr tė ndodhur.

21 Me anė tė fesė Jakobi - nė fill tė vdekjes - bekoi secilin nga bijtė e Jozefit dhe, thellė u pėrkul i mbėshtetur mbi dorėzėn e shkopit tė vet.

22 Me anė tė fesė Jozefi - nė fill tė vdekjes - pėrmendi Daljen e bijve tė Izraelit dhe dha urdhėr lidhur me eshtrat e vet.

23 Me anė tė fesė Moisiu, i sapolindur, qe fshehur pėr tre muaj nga prindėrit, sepse panė se fėmija ishte i bukur dhe nuk e druajtėn urdhrin e mbretit.

24 Me anė tė fesė Moisiu, kur u rrit, nuk pranoi tė quhej mė djalė i bijės sė faraonit. 25 Mė fort deshi tė pėsojė me e Hyjit se tė gėzojė pėr pak kohė dėfrimin e mėkatit. 26 E ēmoi pasuri mė tė madhe mundimin e Krishtit se visaret e Egjiptit, sepse i kishte sytė tė ngulur nė shpėrblim.

27 Me anė tė fesė e la Egjiptin pa e druajtur zemėrimin e mbretit - i patrandshėm si ai qė sheh tė Papashmin.

28 Me anė tė fesė i kremtoi Pashkėt dhe bėri stėrpikjen me gjak qė Engjėlli vrasės tė mos i prekte tė parėlindurit e Izraelit.

29 Me anė tė fesė kaluan nėpėr Detin e Kuq si nėpėr tokė tė thatė dhe, kur e sprovuan egjiptianėt, u mbytėn.

30 Me anė tė fesė u rrėzuan muret e Jerihonit, pasi u qarkuan pėr shtatė ditė.

31 Me anė tė fesė Rakaba lavire nuk u vra bashkė me kryengritėsit, sepse i priti vėzhguesit paqėsisht.

32 Po ēka tė them mė? Nuk do tė mė dilte koha tė flas pėr Gjedeonin, pėr Barakun, pėr Samsonin, pėr Jeftin, pėr Davidin, pėr Samuelin dhe pėr profetėt, 33 tė cilėt me anė tė fesė nėnshtruan mbetėri, vunė nė veprim drejtėsinė, fituan premtimet, mbyllėn gojėn e luanėve, 34 shuan fuqinė e zjarrit, shpėtuan nga tehu i shpatės, u shėruan nga sėmundjet, u dėftuan trima tė fortė nė luftė, zmbrapsėn ushtritė e tė huajve. 35 Disa gra i fituan, me anė tė ngjalljes, tė vdekurit e vet. Tė tjerė, tė vėnė nė mundime, nuk e pranuan faljen, qė tė fitonin njė ngjallje mė tė mirė. 36 Prapė disa tė tjerė sprovuan poshtėrime, frushkullime, madje, edhe pranga dhe burgje; 37 u vranė me gurė, u sharruan, u prenė me teh tė shpatės, u enden tė veshur me lėkura delesh, me lėkura dhish, nė skamje, tė nėpėrkėmbur, tė marrė me tė keq 38 - bota nuk ishte e denjė pėr ta - endeshin nėpėr shkretėtirė, nėpėr male, nėpėr shpella dhe nėpėr gropa dheu.

39 Tė gjithė kėta, edhe pse e morėn dėshminė e mirė me anė tė fesė, megjithatė, nuk morėn ēka u qe premtuar, 40 sepse Hyji parapa diēka mė tė mirė pėr ne: qė pa ne ata tė mos e arrijnė pėrsosmėrinė.

Kapitujt

Kapitujt