Kapitujt

Hebrenjve: 4. Jezusi Kryeprifti i madh

4

1 Prandaj, le tė trembemi se, deri sa mbetet premtimi tė hyhet nė Pushimin e tij, tė mos vėrtetohet pėr ndonjėrin prej jush se ka vonuar. 2 Sepse edhe ne e kemi marrė lajmin e mirė sikurse edhe ata, por atyre nuk u vlejti gjė fjala qė dėgjuan sepse nuk u bashkuan me fe me ata qė e pranuan fjalėn. 3 Nė Pushim veē, nė tė vėrtetė hyjmė ne qė besuam sipas fjalės qė ka thėnė:

»Kėshtu, u pėrbetova nė zemėrimin tim:

kurrė s’do tė hyjnė nė Pushimin tim«.

Ndonėse veprat i kishin marrė fund qė nė krijimin e botės. 4 E njėmend ka thėnė diku pėr tė shtatėn ditė kėshtu: »Dhe Hyji pushoi nga tė gjitha veprat e veta tė shtatėn ditė«. 5 E kėtu prapė: »Kurrė s’do tė hyjnė nė Pushimin tim«.

6 Mbetet, pra, se disa do tė hyjnė nė tė dhe, pasi ata qė tė parėt e morėn lajmin e gėzueshėm, nuk hynė pėr shkak tė padėgjesės, 7 Ai cakton rishtas njė ditė - njė »Sot« - duke thėnė pas sa kohe me gojė tė Davidit, siē u tha mė parė:

»Sot, nė qoftė se e dėgjoni zėrin e tij,

mos jini zemėrgurė«.

8 Vėrtet, po t’i kishte futur Jozuehi nė Pushim, Hyji nuk do tė kishte folur pastaj pėr njė ditė tjetėr. 9 Kėndej, mbetet njė pushim i tė shtunės pėr e Hyjit. 10 Sepse, kush hyri nė pushimin e tij, edhe ai pushoi nga veprat e veta, sikurse edhe Hyji prej veprave tė tij.

11 Tė vrapojmė, pra, pėr tė hyrė nė atė Pushim, qė asnjė tė mos mbarojė pas shembullit tė tė njėjtės padėgjesė!

12 Vėrtet, fjala e Hyjit ėshtė e gjallė dhe vepruese. Ėshtė mė e mprehtė se ēdo shpatė dy tehesh. Pėrshkon aq sa ndan frymėn dhe shpirtin, gjymtyrėt dhe palcin, edhe shqyrton ndjenjat dhe dėshirat e zemrės. 13 Nuk ka krijesė tė fshehur para saj. Gjithēka ėshtė cullak e zhveshur para syve tė Atij, tė cilit do t’i japim llogari.

Jezusi Kryeprifti i madh

14 Prandaj, pasi e kemi Kryepriftin e Madh, Jezusin, Birin e Hyjit, i cili i ka pėrshkuar qiejt - tė jemi tė palėkundshėm nė dėshmimin e fesė! 15 Sepse, nuk kemi Kryeprift qė nuk mund tė ketė dhimbje pėr dobėsitė tona, pasi ai vetė i ka sprovuar tė gjitha si ne, me pėrjashtim vetėm tė mėkatit.

16 T’i afrohemi, prandaj, plot guxim fronit tė hirit, qė tė fitojmė mėshirė dhe tė gjejmė hir pėr tė pasur ndihmė nė kohė tė duhur.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Jezusi Kryeprifti i madh