Kapitujt

Hebrenjve: 5. Qortim rreth apostazisė

5

1 Sepse, ēdo Kryeprift zgjidhet nga mesi i njerėzve dhe vihet kryeprift pėr tė mirėn e njerėzve nė marrėdhėniet e tyre me Hyjin. Detyra e tij ėshtė tė kushtojė dhurata e fli pėr shpėrblim tė mėkateve. 2 Ai ėshtė nė gjendje tė ketė dhembshuri pėr ata qė nuk dinė e gėnjehen, sepse edhe ai vetė ėshtė i ngarkuar me ligėshti. 3 Kėndej i duhet tė kushtojė fli pėr mėkatet si pėr popull ashtu edhe pėr vete. 4 Dhe askush nuk e merr pėr vetvete kėtė nder, por vetėm ai qė thirret prej Hyjit tamam si Aroni.

5 Kėshtu edhe Krishti nuk e pėrvetėsoi ai vetė nderin tė bėhet kryeprift, po ia dha Ai qė i tha:

»Ti je im Bir,

unė sot tė linda«;

6 sipas asaj fjale qė e thotė diku gjetiu:

»Ti je prift pėr amshim

nė mėnyrėn e Melkizedekut«.

7 Ai, nė ditėt e jetės sė vet kėtu mbi tokė, i kushtoi lutja dhe lutje me ofshama tė mėdha dhe me lot Atij qė mundte ta shpėtonte nga vdekja, dhe qe vėshtruar pėr shkak tė nėnshtrimit tė vet. 8 Ai, megjithėse ishte Bir, mėsoi nga ato qė pėsoi tė jetė i dėgjueshėm 9 dhe, pasi e fitoi pėrsosmėrinė, pėr tė gjithė ata qė e dėgjojnė, u bė shkaku i shėlbimit tė amshuar, 10 i shpallur prej Hyjit Kryeprift »nė mėnyrėn e Melkizedekut«.

Qortim rreth apostazisė

11 Lidhur me kėtė ēėshtje kemi shumė pėr tė thėnė, tė vėshtira pėr t’u shtjelluar me fjalė, sepse jeni bėrė tė ngadalshėm pėr tė kuptuar. 12 E pra, pėr kah koha, duhej qė tė ishit tashmė mėsues, kurse kėshtu keni nevojė t’iu mėsojė dikush elementet e para tė fjalėve tė Hyjit. Keni arritur deri nė atė gjendje sa tė keni nevojė pėr qumėsht dhe jo pėr ushqime tė forta. 13 Dhe njėmend, kush ende ushqehet vetėm me qumėsht, nuk ėshtė i aftė tė ndjekė njė shtjellim mbi drejtėsinė - sepse ėshtė ende foshnjė. 14 Pėrkundrazi, ushqimi i fortė ėshtė pėr tė rritur, pėr ata qė i kanė shqisat e stėrvitura pėr tė dalluar tė mirėn e tė keqen.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Qortim rreth apostazisė