Kapitujt

Hebrenjve: 9. Shenjtėrorja tokėsore dhe ajo qiellore

9

1 Patjetėr, edhe Besėlidhja e parė i kishte rregulloret e kultit dhe Shenjtėroren, por tokėsore. 2 Dhe njėmend qe ndėrtuar Tenda. Nė pjesėn e parė tė saj ishte qirimbajtėsja, tryeza dhe bukėt e kushtimit, dhe quhet Shenjtėrorja. 3 Pastaj, pas tisit tė dytė, ishte pjesa e dytė e Tendės, qė quhet Shenjtėrorja e Shenjtėroreve, 4 nė tė ishte kemorja e artė, Arka e Besėlidhjes - gjithkah e veshur me ar dhe nė tė ena e artė me manė, shkopi i Aronit qė pati lulėzuar dhe Rrasat e Besėlidhjes. 5 Pėrmbi arkėn ishin kerubinėt e Madhėrisė qė i bėnin hije Pajtimores. Por pėr kėtė tani nuk ėshtė vendi tė flasim imtėsisht.

6 Pasi kėto janė kėshtu tė rregulluara, nė pjesėn e parė tė Tendės nė ēdo kohė hyjnė priftėrinjtė pėr tė kryer shėrbesat; 7 ndėrsa, nė tė dytėn pjesė, vetėm njė herė nė vit dhe vetėm kryeprifti, madje jo pa gjak, tė cilin e kushton pėr vete dhe pėr gabimet e popullit. 8 Shpirti Shenjt ka dashur tė dėftojė kėshtu se ende nuk ėshtė shfaqur udha qė ēon nė Shenjtėroren e Shenjtėroreve, pasi ende qėndron pjesa e parė e Tendės. 9 Kjo ėshtė njė shėmbėlltyrė pėr kohėn e tanishme: kushtohen dhurata e fli, tė cilat nuk mund ta pėrsosin nė ndėrgjegje shėrbesat e kultit 10 - pse tė themeluara nė tė ngrėnė e nė tė pirė dhe nė larje tė ndryshme - tė gjitha rregullore thjesht trupore, tė vlefshme derisa t’u vijė koha tė rregulloheni si duhet.

11 Por erdhi Krishti, Kryeprifti i tė mirave qė do tė vijnė. Dhe, nėpėr njė tendė mė tė madhe dhe mė tė pėrsosur, tė punuar jo me dorė - d. m. th. jo tė kėsaj krijese 12 dhe nėpėr gjak jo tė cjepve dhe tė mėzetėrve, por nėpėr gjak tė vet, hyri njėherė e pėrgjithmonė nė Shenjtėroren e Shenjtėroreve dhe fitoi shpėrblimin pėrfundimtar.

13 Dhe njėmend, nė qoftė se gjaku i stėrpikur i cjepve dhe i mėzetėrve dhe hiri i mėshtjerrės i shenjtėron tė papastrit duke ua pastruar ritualisht trupin, 14 sa mė tepėr Gjaku i Krishtit - i cili nėpėr Shpirtin e amshuar ia flijoi vetveten Hyjit porsi fli tė panjollė - do ta pastrojė ndėrgjegjen tonė nga veprat e vdekura pėr t’i shėrbyer Hyjit tė gjallė!

15 Pėr kėtė arsye Ai ėshtė Ndėrmjetėsi i Besėlidhjes sė re qė - me anė tė vdekjes pėr shpėrblim tė fajeve tė bėra nė kohėn e Besėlidhjes sė parė - tė grishurit ta fitojnė trashėgimin e pėrjetshėm tė premtuar. 16 Kėndej, gjithkund ka ndonjė testament ėshtė e domosdoshme tė vėrtetohet vdekja e atij qė e bėri testamentin. 17 Sepse testamenti hyn nė fuqi vetėm pas vdekjes: askurrė s’ka vlerė derisa tė jetė gjallė ai qė e bėri. 18 Prandaj as Besėlidhja e parė nuk qe themeluar pa gjak. 19 Sepse, pasi Moisiu ia shpalli mbarė popullit ēdo urdhėr siē ėshtė nė Ligj, mori gjak mėzetėrish e ujė, dhe me lesh tė kuq e me hisop, e stėrpiku Librin dhe mbarė duke thėnė: »Ky ėshtė gjaku i Besėlidhjes qė Hyji ju caktoi«. 21 Pastaj e stėrpiku me gjak Tendėn dhe tė gjitha enėt e shėrbesės hyjnore. 22 Dhe, sipas Ligjit, pothuajse gjithēka pastrohet me gjak dhe, pa derdhje gjaku nuk ka falje.

Flia e Krishtit e shlyen mėkatin

23 Nė qoftė, pra, se shėmbėllesat e realiteteve qiellore janė pastruar me rite tė tilla, atėherė ėshtė e domosdoshme qė vetė realitetet qiellore tė pastrohen me fli mė tė mira se kėto. 24 Sepse Krishti nuk hyri nė Shenjtėroren e Shenjtėroreve tė punuar me dorė, qė ėshtė vetėm shėmbėllesė e thjeshtė e asaj tė vėrtetės, por drejt nė qiell: qė tani tė ndėrmjetėsojė pėr ne para fytyrės sė Hyjit. 25 Jo veē, qė shumė herė ta flijojė vetveten sikurse kryeprifti ēdo vit hyn nė Shenjtėroren e Shenjtėroreve me gjak tė huaj; 26 - pėrndryshe do t’i ishte dashur tė pėsojė shumė herė qė prejkrijimit tė rruzullit. Por tani u dėftua njė herė tė vetme - nė mbarimin e kohės - pėr ta asgjėsuar mėkatin me anėn e flijimit tė vetvetes.

27 Dhe, sikurse njerėzve u duhet njė herė tė vdesin - e pastaj vjen gjyqi - 28 kėshtu edhe Krishti: u flijua vetėm njė herė pėr tė shlyer mėkatet e tė gjithėve, kurse herėn e dytė - jo mė nė lidhje me mėkate - do t’u duket atyre qė e presin pėr t’u shėlbuar.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Shenjtėrorja tokėsore dhe ajo qiellore