Kapitujt

Hebrenjve: 6. Premtimi i sigurt i Hyjit

6

1 Prandaj, po e lėmė njėherė mėsimin fillestar mbi Krishtin dhe tė kalojmė nė atė qė ėshtė pėr tė rritur duke mos e vėnė pėrsėri themelin: kthimin nga veprat e vdekura dhe besimin nė Hyjin; 2 mėsimin mbi pagėzimet dhe mbi vėnien e duarve, ngjalljen nga tė vdekurit dhe gjyqin e amshuar. 3 Edhe kėtė do ta bėjmė nė dashtė Hyji.

4 Vėrtet, ėshtė e pamundur qė ata njerėz, tė cilėt qenė njėherė tė shndritur, qė e shijuan dhuratėn qiellore, qė u bėnė pjesėtarė tė Shpirtit Shenjt, 5 qė e shijuan tė bukurėn Fjalė tė Hyjit dhe fuqitė e jetės sė ardhshme, 6 dhe megjithatė e borėn fenė, tė pėrtėrihen rishtas me kthim, kur ata vetė pėrsėri e kryqėzojnė Birin e Hyjit dhe botėrisht e poshtėrojnė. 7 Dhe njėmend, njė tokė e ngirė me shi qė bie shpesh nė tė dhe prodhon bimė tė dobishme pėr atė qė e punon, merr bekimin prej Hyjit, 8 ndėrsa ajo qė qe murriza dhe ferra, ėshtė pa kurrfarė vlere dhe ėshtė afėr mallkimit dhe fundi i saj ėshtė: »Nė zjarr!«

9 Por, pėr sa ju pėrket juve, o tė dashur, edhe pse flasim kėshtu, jemi plotėsisht tė bindur se ju jeni nė gjendje tė mirė dhe nė rrugėn e shėlbimit. 10 Sepse, Hyji nuk ėshtė i padrejtė qė ta harrojė veprėn tuaj dhe dashurinė qė treguat ndaj Emrit tė tij, duke u shėrbyer dhe duke vazhduar t’u shėrbeni shenjtėrve. 11 Dėshirojmė veē, qė secili prej jush ta tregojė tė njėjtin kujdes qė shpresa tė plotėsohet deri nė fund, 12 qė tė mos ju pakėsohet zelli, por t’u pėrngjani atyre qė, nė saje tė fesė dhe tė duresės, trashėgojnė tė mirat e premtuara.

Premtimi i sigurt i Hyjit

13 Dhe njėmend, kur Hyji i jepte Abrahamit premtimin, pasi nuk kishte se me kė mė tė madh t’i pėrbetohej, iu pėrbetua me vetveten 14 duke thėnė:

»Vėrtet do tė tė mbuloj me bekime dhe do tė tė jap trashėgimtarė tė panumėrueshėm«.

15 Kėshtu Abrahami duke pritur me duresė i fitoi premtimet. 16 Njerėzit, veē, pėrbetohen me dikėnd qė ėshtė mė i madh se ata dhe beja pėr ta ėshtė njė garanci qė i jep fund ēdo mosmarrėveshjeje. 17 Kėshtu edhe Hyji: duke dashur t’ua vėrtetojė nė mėnyrė mė tė plotė trashėgimtarėve tė premtimeve palėkundshmėrinė e vendimit tė vullnetit tė vet, u bė dorėzanė me pėrbetim. 18 Nė kėtė mėnyė, nė fuqi tė dy veprimeve tė pandėrrueshme - nė tė cilat ėshtė e pamundur qė Hyji tė gėnjejė - ne, qė u strehuam nė Hyjin, jemi shumė tė nxitur tė mbėshtetemi nė shpresėn qė na u parashtrua. 19 Atė e kemi spirancė tė sigurt dhe tė fortė tė shpirtit »qė hyn nė brendinė pėrmbas Tisit«, 20 atje, ku pėr ne, si pararendės depėrtoi Jezusi, pasi u bė Kryeprift i amshuar nė mėnyrėn e Melkizedekut.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Premtimi i sigurt i Hyjit