Kapitujt

Hebrenjve: 3. Jezusi ėshtė mė i madh se Moisiu

3

1 Kėndej, o vėllezėr tė shenjtė, pjesėtarė tė thirrjes qiellore, vėreni mirė tė Dėrguarin dhe Kryepriftin e fesė sonė - Jezusin. 2 Ai ėshtė i besuari i Atij qė e bėri Kryeprift siē ishte edhe Moisiu nė tėrė shtėpinė e Hyjit. 3 Por nė krahasim me Moisiun, Jezusi ėshtė patjetėr pėr njė lavdi mė tė madhe, aq sa nderi i ndėrtuesit e tejkalon nderin e vetė shtėpisė. 4 Dhe njėmend, ēdo shtėpi ndėrtohet prej dikujt; ndėrsa ai qė e ka ndėrtuar gjithēka ėshtė Hyji. 5 Tashti edhe Moisiu qe i besuar nė tėrė shtėpinė e Hyjit, por vetėm si shėrbėtor, pėr tė qenė dėshmitar i tė gjitha atyre qė duheshin thėnė prej Hyjit, 6 kurse Krishti ėshtė ai Bir mbi mbarė shtėpinė e Hyjit: shtėpia e tij jemi ne, nė qoftė se e ruajmė sigurinė e plotė dhe mburrjen e shpresės.

Teprica e popullit tė Hyjit

7 Prandaj, siē thotė Shpirti Shenjt:

»Sot, nė qoftė se e dėgjoni zėrin e tij, 8 mos jini zemėrgurė si nė ditėn e Kryengritjes, si nė ditėn e vėnies nė provė nė shkretėtirė, 9 ku mė ngacmuan etėrit tuaj dhe mė vunė nė provė edhe pse i panė veprat e mia 10 gjatė dyzet vjetėve. Prandaj m’u ndye ajo brezni dhe thashė: ‘Gjithmonė gėnjehet zemra e tyre, e nuk i marrin vesh udhėt e mia’. 11 Kėshtu u pėrbetova nė      zemėrimin tim: »Kurrė s’do tė hyjnė nė pushimin tim 

12 Kini kujdes, o vėllezėr, qė ndonjėri prej jush tė mos e ketė zemrėn e keqe, tė pafe qė tė shkėputet nga Hyji i gjallė, 13 por nxiteni njėri-tjetrin dita-ditės deri sa tė zgjasė kjo: »Sot«, qė tė mos »ngurohet« ndokush prej jush i ngashnyer prej mėkatit. 14 Sepse jemi bėrė pjesėtarė tė Krishtit - merret vesh - nė qoftė se qėndrojmė tė palėkundshėm nė shpresė deri nė fund ashtu si filluam. 15 Kur thuhet:

»Sot, nė qoftė se e dėgjoni zėrin e tij, mos jini zemėrgurė si nė ditėn e Kryengritjes«.

16 kush janė, pra, ata qė, pasi e dėgjuan, u ēuan nė kryengritje? A thua jo tė gjithė ata qė dolėn nga Egjipti me anė tė Moisiut? 17 Po kush thua, qenė ata qė ‘ia mėrzitėn pėr dyzet vjet?’ Vallė a jo ata qė mėkatuan, ‘kufomat e tė cilėve ranė nėpėr shkretėtirė?’ 18 Dhe cilėve ‘iu pėrbetua se nuk do tė hynin nė pushimin e tij’, nė qoftė se jo atyre qė nuk iu nėnshtruan? 19 Ne e shohim se nuk mundėn tė hyjnė pėr shkak tė mosbesimit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Jezusi ėshtė mė i madh se Moisiu